'Do dalim shpejt nga tuneli i pandemisë', Rama: Brenda 10 ditësh do marrim edhe 50 mijë doza të tjera të vaksinës ruse Sputnik V
Kryeministri Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu në pikën e vaksinimit
Brenda 10 ditësh në Shqipëri do të vijnë edhe 50 mijë doza të tjera nga vaksina ruse Sputnik V. Lajmi e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tha se me nisjen e vaksinimit masiv vendi do të dalë shumë shpejt nga tuneli i errët i pandemisë.
Këto doza do të shërbejnë për të vijuar procesin e vaksinimit masiv në vend, me qëllim arritjen e objektivit prej gjysmë milioni të vaksinuar brenda muajit maj. Rama shprehet optimist se ky objektiv, por edhe fitorja me COVID është e mundur.
"Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjellë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve. Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të këmbënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet", tha Rama.
Kjo është sasia e dytë e dozave të vaksinës ruse Sputnik, e ndërsa vendi ynë po përdor aktualisht dozat nga kompania Pfizer, AstraZeneca dhe Sinovac (vaksina kineve). Në total, siç ka njoftuar më herët, Shqipëria ka 2.6 milionë vaksina të siguruara, nga të cilat 2.1 milionë të kontraktuara që do të mbërrijnë në vend në periudha të ndryshme kohore.
Procesi i vaksinimit në Shqipëri ka nisur që më 11 janar të këtij viti, ku në total janë vaksinuar 192.882 persona, e ndërsa prej 9 ditësh ka vijuar procesi i vaksinimit masiv ku janë përfshirë të moshuarit mbi 68 vjeç, gazetarët, operatorët dhe efektivët e policisë dhe policisë së burgjeve.
Ndërkohë që sipas faqes ourworldindata.gov Shqipëria ka shënuar rekord në injektimin e vaksinave antiCOVID për sa i përket dozave javore për 100 banorë, duke lënë mbrapa vendet më të të rëndësishme të BE-së.
Postimi i Kryeministrit Edi Rama
Lajmi kryesor:
Mbërrijnë rreth 7 mijë doza të Pfizer, pjesa e parë e 22 mijë dozave! Rama: Lëvrohen deri në 20 prill! Brenda 10 ditësh marrim edhe 50 mijë vaksina ruse
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
8%
-
Pak
12%
-
Aspak
80%
Vota total: 25
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57