Gjatë ditës së sotme pritet të realizohet një takim midis presidentit të Realit të Madridit Forentino Perez dhe administratorit të deleguar të Milanit, Adriano Galiani. Qëllimi i takimit do të jetë për të bindur drejtuesit e Realit për të lënë të lirë fantazistin brazilian të transferohet me një shumë jo shumë të madhe. Milani këmbëngul që transferimi të mos i kalojë kufijtë e 10 milionë eurove, ndërsa në Madrid kërkojnë më shumë.

Megjithatë lëvizja e Kaka drejt Milanos mund të realizohet duke pasur parasysh marrëdhëniet mjaft të mirë midis dy presidentëve. Nëse Kaka do të kalonte te Milani do të shkaktonte menjëherë një efekt zinxhir, pasi Modric do të ishte goditja plotësuese e madrilenëve.

(d.b/shqiptarja.com)