Champions League do të zhvillojë sot në orën 21:00 një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Në Londër, Arsenali dhe Atletico Madridi do të përballen në gjysmëfinalen e kthimit, ndërsa ndeshja e parë në Madrid u mbyll me shifrat 1-1.

Dueli i sotëm do të vendos se cila nga të dyja skuadrat do të jetë e para që do të marrë një biletë për në finalen e madhe që është programuar për në datën 30 maj në Budapest. Përballja e sotme mund të shkojë me shtesë nëse 90 minutat mbyllen në barazim, teksa nuk përjashtohet edhe mundësia që skuadrat t'i drejtohen 11 metërshave dhe fatet të vendosen nga 'ruleta ruse'.

Në prag të këtij dueli, trajneri Mikel Arteta i Arsenalit nuk do të ketë të gatshëm për shkak të dëmtimit Mikel Merinon dhe Jurrien Timber, ndërsa Diego Simeone do duhet të bëjë pa Pablo Barrios dhe Nicolas Gonzales. Ndeshja do të gjykohet nga arbitri gjerman, Daniel Siebert.

Formacionet e mundshme:

Arsenal: Rayo; White, Saliba, Gabriel, Hincapie; Eze, Zubimendi, Rice; Saka, Martinelli, Gyokeres

Atl. Madridi: Oblak; Llorente, Pubill, Hancko, Ruggeri; Simeone, Cardoso, Koke, Lookman; Griezmann, Alvarez

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:46
Simeone optimist para sfidës me Arsenalin: Besojmë te forca jonë për të shkuar në finale

1777985256_diegosimeone.JPG

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur nga 'Emirates' përpara përballjes vendimtare ndaj Arsenalit, në kuadër të gjysmëfinales së kthimit në Champions League.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Spanjë, tekniku argjentinas synon të udhëheqë skuadrën drejt një tjetër finaleje historike, duke theksuar besimin te grupi dhe përvoja e lojtarëve.

“Pavarësisht se çfarë mendojmë ne trajnerët, futbolli u përket lojtarëve. Ne mund të menaxhojmë emocionet e tyre, ndërsa përvoja të jep qetësi për t’u përballur me ndeshje të tilla”, u shpreh Simeone.

“Gjithmonë kërkohet një titull para një gjysmëfinaleje, por në fund fiton ai që luan më mirë dhe shfrytëzon maksimalisht pikat e forta”, vijoi ai.

Simeone theksoi se çelësi i suksesit do të jetë intensiteti dhe qartësia në lojë.

“Duhet të luajmë me intensitetin që kërkon ndeshja dhe të lëmë përvojën të flasë në fushë. Kemi shumë besim dhe një ide të qartë për lojën tonë. Jemi të bindur për atë që duhet të bëjmë, të shkojmë në finale”, tha trajneri.

Sfida në Londër do të jetë vendimtare për fatin e kualifikimit, me të dyja skuadrat që synojnë finalen e madhe të kompeticionit më prestigjioz në Europë. Dueli merr jetë sot në orën 21:00.