Në seancën e sotme plenare pritet të votohen raportet të bëra nga të dyja palët në Këshillin e Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë për kërkesat për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Opozita kishte kërkuar që për këtë pikë të rendit të ditës së sotme të ketë debat por kjo nuk është pranuar nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, e cila ka radhitur të gjitha seancat e ngjashme në të kaluarën që nuk kanë pasur debat.
Deputetja Albana Vokshi e konsideroi këtë një tentativë për t’i mbyllur gojën opozitës.
“E pritshme që mos të pranoni debatin, por ju po tentoni ti mbyllni gojën opozitës. Keni hequr të drejtën e fjalës, deputetëve, grupeve të interesit, keni frikë nga fjala, shkelni në mënyrë të vazhdueshme rregulloren, kushtetutën duke e kthyer parlamentin në mbrojtës me arrogancën e votave ministrat tuaj që po rrëmbejnë votat”, tha Vokshi.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Berisha bllokon foltoren, futet live në Facebookun e tij! Alibeaj-'Rithemelimit': Këtu bëni zhurmë, jashtë ndani aferat! Palët përplasen për integrimin evropian










