Nisën të trumbetohen me të madhe si zgjedhjet më demokratike, por procesi për kryetarin e Partisë Demokratike, përfundoi në një referendum për të votuar me pro, kundër, apo abstenim, vetëm emrin e Sali Berishës në fletë. Kryetari i parë i PD që në vitin 1991 e që e dominon prej 35 vitesh kërkon një tjetër mandat, në një proces që jo pak ka qenë i kontestuar, me 5 kandidatë të tjerë të skualifikuar.
Procesi i votëbesimit të kryetarit, nisi në orën 08.00 të mëngjesit, me hapjen e 87 qendrave në të gjitha degët e PD-së në vend dhe u mbyll në orën 19.00, ndryshe nga ora 18:00 e lajmëruar më herët. Shkak për shtyrjen me 1 orë të procesit të votimit, u bë numri i lartë i anëtarëve në disa degë në Tiranë, Vlorë e Fier. Njoftimi erdhi pak minuta para orës 18:00.
Komisionerët kanë nisur numërimin e votave, ndërsa në disa degë më të vogla tashmë ka përfunduar. Pritet që rezultati paraprak të dalë mbrëmjen e sotme.
Në selinë blu, më shumë se 3 orë nga çelja e votimit, mbërriti dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i larguar formalisht nga partia vetëm pasi u dorëhoq kur humbi zgjedhjet parlamentare në vitin 2013, dhe u rikthye në vitin 2022.
Në fletën e votimit është vetëm emri i tij, por megjithatë, formula kërkon votim të fshehtë. Ndonëse zgjedhjet po zhvillohen mes kritikave dhe frymës së përjashtimeve të 5 kandidatëve, Berisha e konsideron një proces shembullor dhe demokratik.
“Proces shembullor, në të cilin në mënyrën me demokratike shprehin vullnetin e tyre për kryetarin apo kundër tij. Ftoj demokratët të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor, ndaj një procesi më demokratik që ekziston në të gjitha partitë moderne”, tha Berisha.
Vetëm 4 orë pas nisjes së votimit, drejtuesja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), deputetja Albana Vokshi, u detyrua t’i japë përgjigje pyetjes së instituar në kohë, se sa anëtarë ka Partia Demokratike, në kushtet kur edhe kryetari i saj Berisha, deri dje, refuzonte ta bënte publike. Ajo deklaroi se numri i anëtarëve që janë thirrur për të votuar është 51 737, nga të cilët rreth 28 mijë kanë votuar deri në orën 15:00.
Referendumi për Berishën këtë 23 maj, nxori në pah një tkurrje të theksuar me rreth 25 mijë anëtarë të PD-së.
Të vetmet shifra zyrtare mbi anëtarësinë i përkasin 2021 kur partia drejtohej nga Lulzim Basha dhe asokohe numri i anëtarëve ishte rreth 75 mijë, ndërsa sot PD njoftoi se anëtarësia është 51 mijë e 737 demokratë.
Ervin Salianji, i skualifikuar nga gara, ish-deputeti i cili tronditi sigurinë e Berishës përballë demokratëve me turet e takimeve që ai nisi në gjithë vendin, mbeti kryefjalë e këtij procesi.
Mbështetës të shumtë të tij iu drejtuan kutive të votimit për ta refuzuar në mënyrë demonstrative Sali Berishën, duke shkruajtur poshtë tij në fletë, edhe emrin e Salianjit. Për Sali Berishën, qëndrimi përjashtues ndaj Salianjit, mbetet i njëjtë: Lidhja e tij e supozuar me krimin.
“Përpëlitjet e një përfaqësuesi të botës së krimit nuk mund me asgjë të përlyejnë këtë proces më demokrat në Shqipëri, përfaqësuesit e botës së krimit nuk do kenë vend në këtë parti”, tha Salianji.
Përgjigjen ia dha në distancë, Salianji, i cili procesin po e ndjek nga ekrani. Tha se do të paraqesë prova se pjesëmarrja në votime, po manipulohet sipas tij, me shifra false.
Brenda PD-së, figura si Jorida Tabaku, janë të qartë se situata nuk ka nevojë për koment.
Sali Berisha nuk lejoi kandidimin e 5 demokratëve të tjerë, atë të Evi Kokalarit, Ervin Salianjit, Alesia Balliut, Mereme Selës dhe Vladimir Mulajt duke dalë i vetëm përballë demokratëve. Pjesa më e madhe e tyre i është drejtuar Gjykatës së Tiranës që t’i shpallë zgjedhjet e brendshme të PD të pavlefshme, por deri më tani ende nuk është pranuar asnjë sigurim padie që rivalët e Berishës kanë çuar në dyert e Gjykatës.
Vetëm një javë pas procesit zgjedhor, Partia Demokratike ka thirrur Kuvendin Kombëtar ku do të miratohen ndryshimet në statut.

Fleta e votimit
Lajmi në përditësim...

Mbyllet procesi i votimit në degën e Partisë Demokratike në Lushnje për rikonfirmimin e Sali Berisha në krye të selisë blu.
Sipas rezultateve të numërimit, 550 anëtarë kanë votuar pro kandidaturës së Berishës, ndërsa 26 vota kanë qenë kundër. Gjithashtu janë regjistruar 10 abstenime dhe 6 fletë votimi të pavlefshme.

Në degën nr. 8 të PD në Tiranë numri i zgjedhësve është pakësuar dyfish. Nga 1741 votues, janë paraqitur 669 prej tyre për të shprehur vullnetin për votëbesimin e Berishës.
Nga 654 vota të vlefshme, 607 vota janë regjistruar pro, 31 kundër dhe 16 abstenim.

Përfundon procesi i votimit në Bashkinë e Selenicës. Nga listat e reformuara së fundmi, nga 270 votues kanë marrë pjesë në zgjedhjet për rikonfirmimin e Sali Berishës 157 anëtarë të Partisë Demokratike. 147 vota kanë qenë pro drejtimit të PD-së nga Berisha, ndërsa 10 vota kanë qenë kundër.

Nga 400 votues të PD në Përmet, vetëm 228 prej tyre morën pjesë në referendum. 217 prej tyre kanë votuar pro, 9 kundër dhe 2 kanë abstenuar.
Referendumi për Berishën është mbyllur me 181 vota pro tij në Sarandë, nga 229 votues në total. 40 votues u shprehën kundër Berishës, 3 vota rezultuan abstenim dhe 5 të pavlefshme.

Kanë filluar të dalin rezultatet e para të referendumit për konfirmimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.
Në Gjirokastër, 270 demokratë kanë votuar pro Berishës, 11 kundër, 5 abstenim dhe 5 vota kanë të pavlefshme.
Në Këlcyrë, nga 232 votues, 205 kanë votuar pro Berishës. 16 prej tyre kundër, ndërsa ka pasur 10 abstenime dhe 1 votë të pavlefshme.
Numri i votuesve në Memaliaj është 358. Vota të vlefshme janë 336, kundër 17 e abstenim 5.
Mes mbi 28 mijë demokratëve që morën pjesë në referendumin për konfirmimin e Sali Berishës në krye te Partisë Demokratike, tashmë janë edhe fëmijët e kryedemokratit, Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi.
Në disa degë të PD referendumi për Berishën do të shtyhet deri në orën 19:00.
Degët që do të kenë shtyrje janë disa në Tiranë si dhe në qarqet e tjera, konkretisht në Vlorë e Fier për shkak të numrit të lartë të anëtarëve.
“Si pasojë e disa kërkesave që kanë ardhur pranë KOKOE-s nga disa degë të mëdha, sikurse është edhe dega 2 që voton këtu në seli, KOKOE ka marrë vendim që për këto degë të mëdha, të cilat, në të cilat ka fluks votimi dhe presin fluks që të vazhdojë edhe mbas orës 18:00, procesi të qëndrojë i hapur deri në orën 19:00 për këto degë të mëdha, në mënyrë që t'u jepet mundësia të gjithë demokratëve që të votojnë dhe të shprehin pëlqimin e tyre për procesin e rikonfirmimit të kryetarit të partisë. Është proces i cili është drejt përfundimit në disa degë të vogla, të cilat e kanë ezauruar procesin për shkak të kohëzgjatjes së tyre”, tha Ivi Kaso.
Sipas raportimeve, në Vlorë, nga 1600 anëtarë me të drejtë vote deri më tani kanë votuar mbi 630 persona. Në Selenicë vazhdon procesi pa ndërprerje. Në Fier, pjesëmarrja në votim është 31%.
Njoftimi vjen pak minuta para mbylljes së votimit.

Nuk kanë munguar demokratët që në fletët e referendumit për konfirmimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, kanë shprehur vërtetë vullnetin e tyre. Një është rasti i fotos së mësipërme, ku një anëtar i Partisë Demokratike e quan procesin të turpshëm dhe i drejtohet Berishës: Merre partinë me vete në varr.

Deri në orën 15:00, Partia Demokratike thotë zyrtarisht përmes Albana Vokshit se kanë votuar 28 mijë e 379 demokratë në të gjithë vendin për referendumin e Berishës.
E pyetur për tkurrjen e numrit të anëtarësisë, Vokshi thotë se listat janë pastruar nga shqiptarët që kanë emigruar.
Referendumi për Berishën këtë 23 maj, nxori në pah një tkurrje të theksuar me rreth 25 mijë anëtarë të PD-së.
Të vetmet shifra zyrtare mbi anëtarësinë i përkasin 2021 kur partia drejtohej nga Lulzim Basha dhe asokohe numri i anëtarëve ishte rreth 75 mijë, ndërsa sot PD njoftoi se anëtarësia është 51 mijë e 737 demokratë.
Kjo shifër reflekton tkurrjen edhe për shkak të përçarjes së partisë, ku një pjesë e demokratëve iu bashkuan Berishës me Rithemelimin, ndërsa një pjesë te Lulzim Basha ose ikën të zhgënjyer nga lufta e brendshme.

Procesi farsë i Sali Berishës për rizgjedhjen e tij në krye të PD ka prodhuar dhe disa vota të sinqerta kundër tij.
Një ndër to është vota e një demokrati që ka shprehur vullnetin e tij kështu: "Të q*fsha Mul Nokën".
Një tjetër demokrat ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj Sali Berishës, për të cilin thotë se votoi kundër në zgjedhjet formale. Në një prononcim për Report Tv, Karafil Isufaj i bën thirrje Berishës që të largohet nga drejtimi dhe t’i hapë rrugë drejtimit të të rinjve. Sipas tij. Me Berishën në krye, PD nuk vjen kurrë në pushtet.
“Jam demokrat, por Berisha duhet të largohet, t’i hapë rrugë të rinjve, të marrin pushtetit. Po qe Berisha në parti, PD nuk vjen në pushtet duhet të largohet se është në kompromis me Ramën. Nuk ka bërë për të përndjekurit politikë. Duhet të largohet sa më parë. Po nuk u largua Berisha, Shqipëria nuk bëhet. Salianji, Alimehmeti, Tabaku, ka shumë të rinj. PD e duam, por të jetë e lirë, të vijnë çuna të rinj. Po qe me këtë unë nuk jap votën. Duhet të largohet sa më parë. Merr plakun tim, çojë në pushtet të bëjë qeveri. Nuk bëhet ajo. Të hapin krahun, të vijnë çuna të rinj. Nuk vjen Salinaji, vijnë të tjerët. Ky ka qenë në pushtet çfarë ka bërë?”, tha ai.
Argita Malltezi ka shkuar të votojë në referendumin për Sali Berishën. E shoqëruar nga bashkëshorti, Jamarbër Malltezi, vajza e kryetarit të PD është paraqitur për të kryer detyrën e saj si votuese dhe si anëtare e familjes Berisha.
Votimi është i fshehtë, por në këtë rast jemi përpara faktit se vajza thjesht ka shkuar të votojë të atin, emri i të cilit është i vetmi në fletë.
Pa shumë komente, deputetët demokratë u vendosën në rresht për të votëbesuar Sali Berishën përmes referendumit. Asnjë kritikë ndaj tij për vrasjen e garës së brendshme dhe skualifikimin e 5 emrave që synonin të futeshin në garë.
Disa zgjodhën të lavdërojnë Berishës, si Jozefina Topalli apo Tritan Shehu, ndërsa të tjera figura si Jorida Tabaku apo Agron Gjekmarkaj, janë të qartë se situata nuk ka nevojë për koment.
Jorida Tabaku: Quhet referendum, kështu është situata, bëjeni krahasimin me partinë tjetër, nuk besoj se këtu ka nevojë për ndonjë koment.
Jozefina Topalli: Në fund politika është provë karakteri. Ka lider që në pushtet janë të fuqishëm, për shkak të pushtetit. Janë shumë të radhë ata që bien në këmbë ku i heq çdo gjë. Në rastin e Berishës, është sulmuar në mënyrë të paprecedentë, është lobuar për ta shpallur non grata, ka pasur izolim planetar, dhe ia ka dalë për tu rikthyer përmes besimit të njerëzve. Ia kanë heq vulën, emrin, e kanë arrestuar dhe e ka nisur fushatën nga arresti. Kur ai në këto kushte merr besimin e gjysmë milionë shqiptarë, futet në territorin e simbolikës. Në këtë territor ai nuk funksionin më me logjikën e establishmentit.
Agron Gjekmarkaj: Po të kishte garë do të bënim garë. Pa garë i nënshtrohemi ligjeve të referendumit!
Ledina Alolli: Është një ndër proceset më të rëndësishme dhe mendoj që demokratët, me këtë angazhim maksimal, japin edhe njëherë mbështetjen për Partinë Demokratike, për liderin e Partisë Demokratike, në mënyrë që Partia Demokratike të vazhdojë në rrugën e duhur për të sjellë ndryshimin e duhur për të gjithë shqiptarët në këto momente kaq të rëndësishme.
Tritan Shehu: Urimet më të mira z. Berisha. Urimet më të mira PD-së. Përpjekje të reja në përballjen me regjimin na presin. Me vendosmëri, vizion euroatlantik, qëndresë…Dhe me shpresë te Zoti, fitorja do të jetë e afërt!

Përveç shtimit të emrit të Ervin Salianjit poshtë atij të Sali Berishës në fletën e votimit për kreun e Partisë Demokratike, një tjetër e demokratëve për të bojkotuar procesin ishte dhe emri “Mereme Salianji”.
Procesi i votimit në qytetin e Lushnjës po monitorohet nga afër nga deputeti demokrat Saimir Korreshi. Pavarësisht se vota është e fshehtë, Korreshi padashur ka zbuluar se shumë anëtarë kanë zgjedhur alternativën pro Berishës.
Gjithashtu Korreshi sqaroi se për shkak se qendra e PD nuk ka ardhur vula, në Lushnjë komisionerët kanë përdorur vulën e degës së PD në Lushnjë.
“Procesi i votimit është normal, i qetë. Ritet një interesim i lartë. Nga konstatimet gjatë kohës, kanë qenë pro Berishës. Nga qendra nuk ka ardhur vula dhe ne po operojmë në mirëkuptim të komisionit, me vulën e degës së PD”, tha Korreshi.
Një demokrat në Dibër ka reaguar i indinjuar për procesin zgjedhor që po zhvillohet brenda në Partinë Demokratike. Lufti Loka ka refuzuar të votojë duke thënë se “referendum bën vetëm presidenti dhe jo kryetari i një partie”.
“Sot është dit e veçantë për demokratët, por me 1 ndryshim, jam kundra dhe nuk marr pjesë në votim. Aty është koalicioni i 26 partive, PD nuk është kperativë bujqësore, është qeveri. Këto nuk zbatojnë nenin 1 të kushtetutës të partisë. PD ka statut, në status thuhet 1 anëtar 1 votë. Unë bëj thirrje të gjithëve që mos t’i bashkohen këtij votimi që është false. Kam besim se këtë do ta zgjidhë vetëm drejtësia shqiptare. Statuti thotë 1 anëtar 1 votë, nuk thotë gjithë partitë politike të djathta të marrin pjesë në votim. Referendumin e bën presidenti, jo kryetari i partisë. Zgjedhje për mua nuk ka”, tha Lufti Loka.
Një demokrat është shfaqur i indinjuar me Sali Berishën, ndërsa ka shkuar për të marrë pjesë në referendum. Emri i vetëm që i është ofruar në fletën e votimit është ai i Sali Berishës, por kjo e ka irrituar demokratin e Fierit, i cili e ka krahasuar Berishën me diktatorin Enver Hoxha, duke thënë se sistemi i komunizmit u kthye edhe sot në PD.
“Në kohë të Enverit votohej me urdhër për 1. U kthye sistemi i diktaturës edhe sot në PD”, thotë Lulzim Mirovsi.
Nuk vonoi dhe në kutitë e votimit për zgjedhjet formale në PD, u shfaq vetë Sali Berisha...për të votuar veten. I vetmi kandidat në garë dhe pasi skualifikoi 5 kandidatë, Sali Berisha e quajti procesin shembullor dhe demokratik. Sipas tij, PD është ndër të paktat parti në Europë dhe në botë që e zgjedh kryetarin sipas modelit “1 anëtar-1 votë”.
“Përshëndes të gjithë demokratët që kanë votuar deri tani në mbarë Shqipërinë, në një proces shembullor, në të cilin në mënyrën me demokratike shprehin vullnetin e tyre për kryetarin apo kundër tij. Ftoj demokratët të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor, ndaj një procesi më demokratik që ekziston në të gjitha partitë moderne, europiane. Në një pjesë të tyre, se janë pakicë. I garantoj se do të përmbush me përkushtim të madh detyrimet e mia ndaj qëndrimeve të tyre”, tha Berisha.
Rezervoi edhe një sulm për ish-deputetin Ervin Salianji, i cili kishte publikuar disa fletë votimi në të cilat demokratët kishin shkruar emrin e tij. Berisha artikuloi akuzat për lidhjen e tij me personazhe të botës së krimit.
“Besoj se përplitjet e një përfaqësuesi të botës së krimit, nuk mundet të përlyejnë këtë proces më demokrat në Shqipëri përfaqësuesit e botës së krimit nuk do kenë vend kurrë në këtë parti. Ndarja jonë me botën e krimit, është ndarje me jetë e vdekje, askush nuk mund të mendojë se të konsiderojë fuqi në këtë parti, fuqinë e krimit. Zero”, tha Berisha.
Berisha shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.
Orest Berberi, mbështetësi i Ervin Salianjit mori pjesë në referendumin për Sali Berishën. Pas votimit, ai nuk kurseu ironinë për faktin se në fletën e votimit është vetëm emri i Berishës, i skualifikoi nga gara 5 rivalë.
“A Saliu, apo Berisha nuk e mora vesh, po ishalla fiton”, tha Berberi me ironi për mediat.
Në Partinë Demokratike po zhvillohen zgjedhjet formale për kreun e PD, por kupola drejtuese deri më tani e ka mbajtur të fshehtë numrin e anëtarësisë. Pasi mori pjesë në referendumin për Berishën, deputeti demokrat Enno Bozdo u pyet nga gazetarët për numrin e anëtarësisë, por u largua pa dhënë një shifër.
Bozdo: Ftoj demokratët të dalin me votën e lirë dhe të shfaqin vullnetin e tyre.
Gazetarët: A është zgjedhja më e mirë e mundshme me një kandidat? A do ishte më mirë të kishte edhe kandidatë të tjerë?
Bozdo: Asnjë kandidat që nuk plotëson kushtet nuk ka pse të jetë në garë. Më mirë të kemi një proces politikisht i vlefshëm sesa një garë me kandidatë që janë aty thjesht për të plotësuar numrin; kjo do ishte thjesht një farsë. Kjo është mënyra më e mirë; votimi i fshehtë po zhvillohet normalisht në çdo degë.
Gazetarët: A është normale të mos dihet numri i anëtarësisë?
Bozdo: Numri i anëtarësisë dihet.
Gazetarët: Sa është?
Zhvillohet sot ai që konsiderohet si një “referendum” brenda Partisë Demokratike, ku anëtarësia po voton për kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Procesi i votimit është hapur edhe në Degën e Partisë Demokratike në Sarandë dhe po zhvillohet me fletëvotime ku anëtarët kanë mundësinë të shprehen “Pro”, “Kundër” ose “Abstenim” për Berishën.
Ky votim vjen vetëm 3 muaj pas zgjedhjeve për kryetarin e degës lokale të PD-së, ku pjesëmarrja rezultoi tepër e ulët. Në atë proces morën pjesë vetëm 215 anëtarë nga rreth 1280 emra të regjistruar në lista.
Ndërkohë, në votimin e sotëm numri i anëtarëve në listën e Partisë Demokratike Sarandë është reduktuar ndjeshëm në 870 persona, duke hequr nga listat 410 anëtarë. Sipas informacioneve, nga listat janë hequr anëtarë që janë larguar nga Partia Demokratike ndër vite, si edhe persona që kanë ndërruar jetë.
Procesi i sotëm shihet si një test i rëndësishëm për mobilizimin e strukturave të PD-së dhe mbështetjen reale që gëzon Sali Berisha brenda anëtarësisë demokrate.
Ka nisur mëngjesin e sotëm procesi i votimit në kuadër të referendumit të organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë për kryetarin e PD-së me të vetmin kandidat Sali Berisha. Në degën e Fierit, sipas kryetarit Ardian Ferro, janë 1750 anëtarë në listë aktive.
Në Mallakastër, dega numëron 600 anëtarë. Në Patos, kryetari i degës Pëllumb Hoxha bën me dije se lista përmban 620 anëtarë. Ndërkohë, në Rroskovec, sekretari i degës Dritan Dogani deklaron se dega ka 710 anëtarë në listë. Në Lushnjë lista e anëtarësisë përfshin 2500 anëtarë. Procesi i votimit ka nisur normalisht edhe në degën e Divjakës ku pritet të votojnë 600 anëtarë.
Procesi në Lushnjë po monitorohet nga afër nga deputeti demokrat Saimir Korreshi.
Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka nisur këtë të shtunë edhe në qarkun e Korçës.
Anëtarët e PD-së po u drejtohen kutive të votimit për të marrë pjesë në procesin e brendshëm zgjedhor të partisë. Në fletën e votimit është vetëm emri i Sali Berishës, i cili garon pa kandidat rival për drejtimin e Partisë Demokratike.
Sipas të dhënave nga strukturat lokale, në qarkun e Korçës procesi zhvillohet në disa degë të PD-së. Në Korçë janë rreth 5 mijë anëtarë me të drejtë vote, në Maliq 1835 anëtarë, në Kolonjë rreth 1000, në Devoll mbi 1500, ndërsa në Pogradec rreth 1200 anëtarë.
Korça është e vetmja zonë që nuk ka zgjedhur dot kryetarin lokal të degës.

Në fletën e votimit për zgjedhjen e drejtuesin e ri të Partisë Demokratike, figuron vetëm emri i kryetarit aktual, Sali Berisha.
Demokratët kanë tre opsione votimi “pro”, “kundër” dhe “abstenim”. Vota hidhet në një kuti të fshehtë votimi dhe pas përfundimit të procesit do të numërohen në degë.
Berisha i ka cilësuar këto zgjedhje si më demokratiket dhe më të ndershmet në PD ndërsa skualifikoi çdo kundërshtar me argumentin se askush përveç tij, nuk përmbush standardet për të qenë pretendent për karrigen e kryetarit.
Komente












Kur ndëroj jetë E.Hoxha ditën që do bëhej përciellia për në banesën e fundit R.Alia(dhe ish anëtarët e byros politike)i vendos në jakën e xhaketës sh.ENVER MEDALIEN E 35 VJETORIT TË P.P.SH. dhe tha:Sh.Enver merre partin ta kesh me vehte.Tashmë mirë Enverit partin e ja ngeci Ramizi po ky Saliu që po e kërkon vehtë si do ja bëni?.
PërgjigjuJu dhjefshim ne parti ahahhaa , o zot beje enderr ahaha
PërgjigjuTurp nuk eshte për Berishën, turp eshte qe ne 4.5 miljone shqiptarë asnje nuk guxon ta kundershtoje.
PërgjigjuKeta jane te njejtet qe therrasin dhe akuzojne per komunizem nga mengjesi ne dark. Ja keta jeni ju.
PërgjigjuUrime sekretarit te pergjithshem Nul Moka (cit. Sajmir Tahiri) per nivelin e procesit zgjedhor te organizuar, fale edhe eksperiences si minister i brendshem!
Përgjigjumire keq, kta i bejne formalisht zgjedhjet per kryetar, por ne qe jemi ne partine e Kim Jongut kemi qe ne 2013 qe nuk bejme zgjedhje duke shkelur parime demokratike qe as enver hoxha nuk i shkelte. madje ne partine tone te dashur socialiste edhe zgjedhje per kryetaret e vegjel te njesive nuk behen me, shkon nje liste me emra te edi rama dhe ai ve gishtin. skandal
PërgjigjuKjo tregon qe votimet e ardhshme 51,000 vota x 5 persona gati 250 mije vota eshte maksimumi pra 20-25 deputet merr PD dhe pastaj shkojne drejt shkrirjes ne parti ShPK! Keshtu vjen koha per partite e reja dhe biznesmen te rinj politik
PërgjigjuShoku Sali non grata këtë radhë do tja kaloi shokut Enver fitorja do të jetë 100%. Parti e shpellarëve.
Përgjigju