Preshevë-Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në komunat shqiptare në Serbi në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë po mbahen sot në 49 vendvotime.  Në tri komuna shqiptare në Serbi jane regjistruar 36.024 votuesve, njofton agjencia e lajmeve "Presheva Jonë".
Shqiptarët në këto zgjedhje garojnë me 5 lista zgjedhore
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në zgjedhjet e Këshillave të pakicave kombëtare në Serbi, marrin pjesë me 5 lista zgjedhore, tre të subjekteve politike dhe dy nga shoqëria civile dhe grupimi i qytetarëve.
"Partia Demokratike - Dr.Sc. Nagip Arifi", (PD-BDL),
2. "Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar" (PDSH - LPD - RD),
3. "Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve" (PVD - UDSH),
4. Grupi Qytetar "Nagip Taipi",
5. Shoqëria Civile "Për Ardhmërinë e Shqiptarëve në Serbi - Sevdail Hyseni"./ATSH/