Filo: JO TEC në Korçë! Klosi: Nuk e miratojmë! S'përmbush standardet

Sot, kreu i Bashkisë së Korcës, Sotiraq Filo, i kërkoi përmes një letre ministrit Blendi Klosi të mos aprovojë përjektin për ndërtimin e një termocentrali në Korcë, me argumentet se është shumë pranë zonës së banuar dhe dëmton tokat bujqësore të qytetit. Në një reagim të menjëhershëm pas letrës, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se projekti nuk do të miratohet, pasi e gjitha sipas tij është thjesht një miratim në parim si investim strategjik. Nuk do të ketë asnjë leje për një investim që nuk përmbush standardet e BE-së, garantoi ministri.

Filo letër ministrit: Mos aprovo TEC-in në Korçë

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, i ka dërguar një letër ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ku kundërshton projektin për ndërtimin e një Termocentrali në afërsi të qytetit të Korçës.

"Projekti është i vendosur shumë pranë qytetit dhe në toka të frutshme bujqësore. Qëndrimi kundër i Bashkisë Korçë ka qenë i qartë dhe konsistent, që në raportin e përgatitur për Komitetin e Investimeve Strategjike, më 5 dhjetor 2017, ku Bashkia Korcë është shprehur kundër këtij projekti.

Në letrën e tij, Sotiraq Filo thotë se është mbështetur edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, që në atë kohë drejtohej nga Niko Peleshi. Në raport në atë kohë, kjo ministri shkruante: "Fusha e Korçës nga fshati Barc në fshatin Zëmblak, është një nga zonat me intensitetin më të lartë të aktivitetit bujqësor në Shqipëri. Ndërtimi i këtij projekti do të cënojë funksionalitetin e kësaj infrastrukture, bashkë me veprat e artit. Sa më sipër vlerësojmë se ky projekt nuk mund të ndërtohet në sipërfaqet e projektuara", shprehet Filo.

Klosi: Zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr

Blendi Klosi ka reaguar publikisht pas letrës së tij duke përgënjeshtruar projektin duke thënë se nuk ka asnjë autorizim e as leje për të. Klosi e quan TEC-in e Korçës një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr

"TEC-i Korçës një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr! S'ka asnjë autorizim e asnjë leje jo e jo, po thjesht një miratim në parim si investim sratetegjik. Për sa kohë s'ka një projekt të standardeve të BE-së, s'ka asnjë shans jo për të nisur punë, po për asnjë autorizim", shkruan Klosi.

Kërkesa e bashkiakut të Korçës, Sotiraq Filo

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja