Një javë pas spektaklit të mrekullueshëm në ‘Old Traford’ Manchester United është kthyer me këmbë në tokë, duke barazuar 1-1 në transfertë kundër Southamton. Skuadra e drejtuar nga Solskjaer në minutën e 30 të takimit do të ndëshkohej nga një autogol i Fred, duke i dhënë mundësinë vendasve të kalonin në avantazh.
Pas këtij episodi Manchester United tentoi në çdo mënyrë, ndërsa arriti të baraspeshonte në minutën e 55 nga Mason Grenëood. Edhe pse kishte edhe shumë lojë ‘djajtë’ nuk arritën të mernin më shumë se një pikë në këtë përballje. Për t’u veçuar edhe fakti që futbollisti i kombëtares Armando Broja nuk ishte i grumbulluar nga Southamton as në këtë sfidë.
Ndryshe nga Manchester United, Tottenham ka marrë fitoren e dytë radhazi në dy javë kampionat. ‘Spursat’ kanë fituar minimalisht 0-1 Ëolves me gol të Delle Alli në minutën e 9 me penallti.
Ndërkohë sonte në orën 22:00 Reali i Madridit pas fitores në ndeshjen hapëse të La Liga-s luan në transfertën e Levante-s. Për të besuarit e Ancelotti-t nuk do jetë një ndeshje aspak e lehtë pasi infermieria do jetë e mbushur plot.
Në mbrojtje ‘galaktikët’ duhet t’ia bëjnë pa Marcelon dhe Mendin, ndërsa lojtarët e tjerë që mungojnë janë Ceballos, Kroos dhe Modric. Të gjithë të dëmtuar. Gjithsesi me një sulm si Benzema, Hazard dhe Bale Reli Madridit shkon me synimin e vetëm tre pikët.