Space X nënshkruan marrëveshje për të vendosur satelitët evropianë në orbitë me raketat e saj

Space X nënshkruan marrëveshje për të vendosur satelitët evropianë në orbitë me raketat e saj

Kompania Space X së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje për të lëshuar deri në katër satelitë evropianë të navigimit dhe komunikimit të sigurt. Kështu ka raportuar sot Wall Street Journal.

Komisioni Evropian, si dhe vendet anëtare të BE-së nuk kanë dhënë ende miratimin përfundimtar për marrëveshjen, sipas raportit të gazetës, i cili citon zyrtarët.

SpaceX dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës nënshkruan kohët e fundit një marrëveshje për dy lëshime vitin e ardhshëm, secili me dy satelitë Galileo, tha për WSJ Javier Benedicto, një nga drejtorët e agjencisë.

Sipas marrëveshjes, satelitët do të lëshohen në një raketë SpaceX Falcon 9 nga Shtetet e Bashkuara, shtoi ai.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor