Raketa e kompanisë SpaceX të Elon Musk, ‘Starship’, ka shpërthyer gjatë fluturimit. SpaceX, raketa më e madhe e krijuar ndonjëherë, doli jashtë kontrollit menjëherë pas lëshimit të saj nga Teksasi të enjten (6 mars) duke bllokuar fluturimet dhe duke shkaktuar rënie të mbeturinave të saj.

Ky ishte misioni i tetë për të testuar raketën, dhe dështimi i saj i dytë radhazi. Anija kozmike 123 m (403 ft) ishte menduar të rihynte në orbitën e Tokës mbi Oqeanin Indian pas një fluturimi njëorësh.

Siç raporton BBC pas shpërthimit ekipi i SpaceX  tha se do të rishikonte të dhënat "për të kuptuar më mirë shkakun rrënjësor".

"Si gjithmonë, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe fluturimi i sotëm do të ofrojë mësime shtesë për të përmirësuar besueshmërinë e Starship."

Më tej ata theksuan se mbeturinat duhet të kishin rënë brenda një zone të planifikuar paraprakisht dhe raketa nuk përmbante materiale toksike. 

Ndërkohë Musk ende nuk ka komentuar për këtë situatë.