TIRANË - Ish- zëvendësministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia akuzoi ministrin aktual Ilir Beqaj, se po mashtron me deklaratat e tij se, shërbimi shëndetësor do të ofrohet falas për të sëmurët me kancer.
Sipas ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, “Ministri i Shëndetësisë është qytetari më pak i informuar në vend për sektorin që ai mbulon. Prej disa javësh në krye të Shëndetësisë ai ka pasur kohën e mjaftueshme të mësojë për disa shërbime të rëndësishme të spitaleve”.
Sipas Spahisë, ministri mund të ishte informuar se trajtimi i të gjithë rasteve me kancer në Shqipëri është tashmë falas.
“Ligji nr 10383, i datës 24 shkurt 2011, pika e, parashikon përfshirjen në marrjen e shërbimit shëndetësor falas të shumë kategorive, ndër të cilat dhe kategorinë e të sëmurëve me kancer. Nëse Ministri i Shëndetësisë i kësaj qeverie do ta kishte këtë informacion, atëherë me siguri nuk do të ishte bërë qesharak dy ditë më parë kur premtoi se qeveria e tij do ta ofrojë falas këtë shërbim”, ka deklaruar Spahia.
Sipas deputetit të PD-së, “të premtosh një gjë që është realizuar me kohë, do të thotë të mashtrosh. Mashtrimi publik është i dënueshëm. “Shëndetësia shqiptare ka mjaft sfida, dhe kërkon njerëz seriozë që të përballen me to. Mashtruesit nuk janë personat e përshtatshëm për të drejtuar shëndetësinë, ata në fakt kanë nevojë të trajtohen seriozisht nga mjekësia”, tha në fund të deklaratës së tij, Spahija.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com