Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se kryetarët e LDK-së dhe PDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Bedri Hamza, duhet të japin dorëheqjen, pasi sipas tij, gabimet e tyre kanë çuar në dobësimin e partive përkatëse.

Spahiu thekson se, partitë opozitare nuk kanë arritur që të tregonin se ishin më të besueshme se Kurti tek ndërkombëtarët.

'Abdixhiku dhe Hamza duhet japin dorëheqje, sepse ata me gabimet e tyre kanë fundosur LDK dhe PDK. Ndërkohë, pavarsisht përplasjeve të Kurtit me SHBA dhe me BE që i kanë sjellë dëm Kosovës në integrim opozita nuk ka arritur që ti jepte garanci ndërkombëtarëve që do të krijonin stabilitet dhe do të ishin më të besueshëm se Albin Kurti. SHBA-të kanë treguar në çdo cep të planetit se ata bëhen me atë shtet që është i fortë dhe që krijon stabilitet dhe me fituesin. Këta patën 10 muaj kohë dhe ishin të paaftë për të krijuar qeverinë dhe kur nuk tregon forçë për shtet formim si do ti japësh besueshmëri SHBA’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Opozita e Kosovës drejt vetë-shkatërrimit, Albin Kurti do të qëndrojë disa mandate në pushtet