Spahiu: Abetarja Kombëtare
farsë e Berishës dhe Thacit
Shumë afër kufirit më Kosovën, ku dje dy kryemininstrat Thaci dhe Berisha promovuan të parën Abetare Kombëtare, kreu i AK, Kreshnik Spahiu, ka shprehur një tjetër qëndrim. Në një takim me aktivistë të lëvizjes së tij në Kukës, Spahiu ka deklaruar se prezantimi i Abetares Kombëtare është "farsë e rradhës mes dy kryeministrave që shesin trojet etnike"
KUKES- Shumë afër kufirit më Kosovën ku dje dy kryemininstrat Thaci dhe Berisha promovuan të parën Abetare Kombëtare kreu i AK Kreshnik Spahiu ka shprehur një tjetër qëndrim.
Në një takim me aktivistë të lëvizjes së tij në Kukës, Spahiu ka deklaruar se prezantimi i Abetares Kombëtare është "farsë e rradhës mes dy kryeministrave që sheshin trojet etnike"
Sipas kreut të AK unifikimi i abetares ishte rezultat i presionit të vazhdueshëm që ka ushtruar lëvizja e tij ndaj dy qeverive. "Ne paraqitëm 40 modele për një abetarë gjithpërfshirëse kombëtare, por nuk u morrëm parasysh nga komisioni i vlerësimit" tha Spahiu.
Ndërsa nuk ka kursyer ironinë për dy kryeministrtat e shqiptarëve në dy anët e kufirit Spahiu i akuzoi ata si "tradhtarë " të interesave të shqiptarëve.
"Njëri shet Kosovën dhe tjetri po shet Shqipërine" i shpreh lideri i AK për Berishën dhe Thacin..
“Sulltani I madhë që po rri në pushtet me dy mandate të presidentit dhe dy mandate të kryeministrit" tha mes të tjerash Kreshnik Spahiu.
Duke folur për programin e lëvizjes së tij politike Spahiu deklaroi se AK në statutin e saj ka sanksionuar qartë se asnjë deputet, ministër, kryeministër dhe president nuk do konsumojë më shumë se dy mandate.
Spahiu ka ironizuar dhe lëvizjet e fundit të Berishës pas takimit të zhvilluar me ish kryeministrin socialist Nano.
“Kryemisnistri i kësaj qeverie puthet buzë më buzë me ish dy kryeministrat e Partisë Socialiste, njërin e futi vetë në burgë ndërsa tjetrit ja vuri prangat dhe e arrestoi”. u shpreh ai.
(bl/ns/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
32.3%
Vota total: 1717
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:56
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51
-
Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive
26 Dhjetor, 20:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë
26 Dhjetor, 20:11