Dhuna e ushtruar nga protestues në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë për Kreshnik Spahiun nuk është spontane por e organizuar nga PD dhe LSI. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, ku u fol për protestat për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha, Spahiu tha se protesta ka nisur spontanisht por dhuna jo.

"Shumë e thjeshtë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 1 vit më parë, nga Ndihmës Sekretari i Shtetit Mettheë Palmer, i janë drejtuar drejtpërdrejt Z. Basha dhe Znj. Monika Kryemadhi, ‘nëse do vazhdojnë protestat e dhunshme, ato do të dalin jashtë axhendës diplomatike dhe do konsiderohen si organizata të dhunshm.

Duke bërë një analogji me 21 janarin e viti 2011, Kreshnik Spahiu deklaroi se policia më e dhunshme nuk është as ajo e Agim Shehut dhe as ajo e Sandër Lleshit, por është policia që qëlloi plumba ndaj kolegëve tuaj (kujton rastin e 21 Janarit, plagosjen e gazetarit Fatos Mahmutaj.

“Gazetari i Klanit ka marrë dy plumba nga kallashnikovët, ai duhet të ishte sot aty në tryezën tuaj. Unë nuk njoh ndonjë ministër tjetër që të ketë shtirë me armë zjarri edhe ndaj gazetarëve. Po të marrim në analogji të ngjarjeve, për vrasjen e Klodian Rashës polici u arrestua brenda disa orësh, për vrasjet e 21 Janarit ministri i Brendshëm Lulzim Basha nuk i dorëzoi gardistët. Për vrasjen e Klodjan Rashës ministri dha dorëheqjen, ndërsa ministri Lulzim Basha jo që s’dha dorëheqjen por është kandidat edhe për kryeministër.

Për vrasjen e Klodjan Rashës shteti shkoj për ngushëllim në shtëpinë e të ndjerit, për vrasjen e 21 Janarit nuk shkoj askush nga shteti, por shkuan të bënin pazar për të mbyll dëshmitë. Ne duhet të jemi të ftohtë, të bëjmë analogji për dy ngjarjet dhe të gjejmë kurajon të themi: Janë të ligjshme protestat, po janë. Legjitimohet dhuna e qytetarëve, po legjitimohet. A është nga pas opozita, po është. A është në të drejtën e opozitës ta shndërroj në kauzë, padyshim që është. Çdo opozitë në të gjithë botën do e shndërronte në kauzë. Pse nuk e shndërron dot në kauzë opozita? Sepse nuk e ka moralin e para dhe e dyta ja ka vendosur “këmbët në një këpucë” Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i gjithë trupi diplomatik”, u shpreh ndër të tjera ai.