Juristi Kreshnik Spahiu ka kritikuar ashpër videon e publikuar nga një emigrante shqiptare të Parashqevi Simaku, teksa me këmbëngulje i jep edhe një buzëkuq Dior. Në një intervistë për Report tv, Spahiu i cilësoi këto veprime si çnjerëzore dhe një reflektim të thellë të mungesës së ndjeshmërisë dhe respektit në shoqërinë shqiptare.
"Nuk mund të pyet një njeri më depresion se pse flet këtë gjuhë dhe nuk flet atë tjetrën. Kam dëgjuar dhe komentet e atyre që e sulmojnë barbarisht pse bën ajo sikur ka harruar shqipen. Një njeri i sëmurë harron prindërit, rrugën, emrin e tij. A e dinë këta se çfarë do të thotë sëmundje psikike, ose tregon niveli e injorancës që ka shoqëria jonë, ose këta janë më të sëmurë.
Simaku duhet të marrë atë që i takon dhe meriton. Simaku dihet ti jepet pension special, se 90% e artistëve, këngëtarëve apo sportistëve të famshëm kanë marrë me vendim qeverie pension special. Janë me qindra artistë apo njerëz të shquar në profesionin e tyre që gëzojnë të drejtën e një pensioni. Nuk i bëhet nder, ka qenë këngëtarja më e mirë e një dekade të caktuar, ka qenë ylli i Shqipërisë dhe i takon. Ta gjejmë njëherë ku ndodhet dhe pastaj ti japim atë çfarë i takon. Nuk keni pse ta gjeni, jepni atë çfarë i takon pavarësisht se ku ndodhet. Nëse i takon me ligj pensioni special për artistët e shquar i parashikuar me ligj, s’ka nevojë ta sjellin në Tiranë apo ta gjejnë ku është. Simaku duhet të jetë në listën e atyre artistëve që sot gëzojnë pension special.
E vetmja gjë që mund ta rëndojë gjendjen e Simakut, është të nxjerrim video pa fund të Simakut të rrënuar, të dështuar, të sëmurë. Çdo njeri i sëmurë është dështuar në profesion. Pse duhet me fatkeqësinë e tjetrit të keqpërdoret në këto përmasa", tha Spahiu në Report Tv.
Lajmi kryesor: