TIRANË- Juristi Kreshnik Spahiu ka kritikuar në Report Tv një tjetër video të re është publikuar nga një emigrante shqiptare që ka filmuar këngëtaren Parashqevi SimakuSHBA. Ai thotë se këto filmime janë akte çnjerëzore dhe anti-ligjore.

Në një intervistë në Report Tv Spahiu tha se po i bëhet një keqpërdorim jetës private të këngëtares. Juristi thotë se “Parashqivia u largua në depresion që mos shikonte surratin dhe mos dëgjonte gjuhën e disave.”

Spahiu kritikoi ashpër aktin e publikimit të videos nga një emigrante, duke e cilësuar atë si një shkelje të rëndë të jetës private. E madje hipokrizi quan veprimin e emigrantes shqiptare që i jep Simakut një buzëkuq Dior dhe këmbëngul që ajo të lyejë buzët. Juristi shprehet se kjo video e turpshme mund të vijë vetëm nga një emigrante me probleme psikike.

“Simaku si mijëra shqiptarë është larguar jo për shkak të Shqipërisë, jo për shkak se nuk i pëlqejnë male, fushat apo bregdetit shqiptar. Është larguar prej shqiptarëve, atyre njerëzve që sot e filmojnë, në një periudhë të vështirë të ndryshimit të regjimit politik, është larguar nën depresion nga Shqipëria dhe padyshim që periudha e largimit i ka rënë pasoja të rënda që s’ka mundur ti rikuperojë as në SHBA edhe për shkak të vështirësive që ka hasur në SHBA.

Ndoshta në Shqipëri duhen mbledhur me qindra psikologë për të analizuar gjithë këtë keqpërdorim që po bëhet jetës private të Simakut. Si ka mundësi ne shqiptarët e kemi të pamundur të ndihmojmë pa u dukur, edhe atë sadaknë kur e japim, do e filmojnë veten e tyre duke i dhënë dhuratë, sa e turpshme është ajo video nga një emigrante që vetëm probleme psikike mund të ketë.

Duke e marrë Simakun në stacionet e trenit, ku është duke mbijetuar, ajo e filmon aty momentin kur i dhuron një buzëkuq, dhe  a dhuron për hipokrizi Dior. Kjo është shumë e rëndë, cenojmë jetën private të një njeriu”, tha Spahiu në Report Tv.

Ai shtoi se Simaku duhet të marrë atë që i takon dhe meriton, duke theksuar nevojën për një pension special për artistët e shquar, siç është e parashikuar me ligj.

"Nuk keni pse ta gjeni, jepni atë çfarë i takon pavarësisht se ku ndodhet. Nëse i takon me ligj pensioni special për artistët e shquar i parashikuar me ligj, s’ka nevojë ta sjellin në Tiranë apo ta gjejnë ku është. Simaku duhet të jetë në listën e atyre artistëve që sot gëzojnë pension special", tha Spahiu në Report Tv. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:23
Spahiu: Ata që filmojnë Parashqevinë të sëmurë rrugëve, akte çnjerëzore dhe antiligjore

 Juristi Kreshnik Spahiu ka kritikuar ashpër videon e publikuar nga një emigrante shqiptare të Parashqevi Simaku, teksa me këmbëngulje i jep edhe një buzëkuq Dior. Në një intervistë për Report tv, Spahiu i cilësoi këto veprime si çnjerëzore dhe një reflektim të thellë të mungesës së ndjeshmërisë dhe respektit në shoqërinë shqiptare.

"Nuk mund të pyet një njeri më depresion se pse flet këtë gjuhë dhe nuk flet atë tjetrën. Kam dëgjuar dhe komentet e atyre që e sulmojnë barbarisht pse bën ajo sikur ka harruar shqipen. Një njeri i sëmurë harron prindërit, rrugën, emrin e tij. A e dinë këta se çfarë do të thotë sëmundje psikike, ose tregon niveli e injorancës që ka shoqëria jonë, ose këta janë më të sëmurë.

Simaku duhet të marrë atë që i takon dhe meriton. Simaku dihet ti jepet pension special, se 90% e artistëve, këngëtarëve apo sportistëve të famshëm kanë marrë me vendim qeverie pension special. Janë me qindra artistë apo njerëz të shquar në profesionin e tyre që gëzojnë të drejtën e një pensioni. Nuk i bëhet nder, ka qenë këngëtarja më e mirë e një dekade të caktuar, ka qenë ylli i Shqipërisë dhe i takon. Ta gjejmë njëherë ku ndodhet dhe pastaj ti japim atë çfarë i takon. Nuk keni pse ta gjeni, jepni atë çfarë i takon pavarësisht se ku ndodhet. Nëse i takon me ligj pensioni special për artistët e shquar i parashikuar me ligj, s’ka nevojë ta sjellin në Tiranë apo ta gjejnë ku është. Simaku duhet të jetë në listën e atyre artistëve që sot gëzojnë pension special.

E vetmja gjë që mund ta rëndojë gjendjen e Simakut, është të nxjerrim video pa fund të Simakut të rrënuar, të dështuar, të sëmurë. Çdo njeri i sëmurë është dështuar në profesion. Pse duhet me fatkeqësinë e tjetrit të keqpërdoret në këto përmasa", tha Spahiu në Report Tv.