Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar në emisionin 'Repolitix' se Ervin Salianji përballë Sali Berishës ka disa avantazhe në politikë.
Sipas tij, Berisha është braktisur nga qytetarët, pasi në protesta nuk mbledh më shumë se 200 njerëz.
‘Për shkak të dënimit nuk kandidon dot si deputet por kjo mund ti kthehet në avantazh që të thotë s’jam për interesa private sepse në zgjedhjet e ardhme nuk do kandidojë dhe këtë e bëjë për demokratët. Nuk ka një mënyrë më të mirë se të ngrejë një lëvizje populiste. Kush mendon se Berisha mund të mund Salianjin gënjen. Koha e ka lënë Berishën me 200 persona në bulevard dhe është disavantazhi më i madh për Berishën. Berisha nuk luan për fitore ai luan që të ketë monopolin e opozitës. Berisha në çdo bisedë private ka pasur parimin prit se pushteti të vjen vet. Berisha ka një parim ta mbajë tokën e thatë dhe të djerrë që të jetë vetëm. Thonë Salianji është kandidaturë e dobët, nëse ai mbledh aq sa Berisha situata në PS është në gjendjen më të keqe të mundshme’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Rekord botëror, PD në 35 vjet është ndarë në 35 parti të reja dhe fraksione kundër kryetarit












