Me qëllim riformatimin e PD Ervin Salianji mbajti sot foltoren e parë nga Durrësi, e cila për juristin Kreshnik Spahiu, është një lëvizje në kohën dhe në vendin e duhur.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Spahiu tha se Partia Demokratike ka vendosur një rekord botëror, duke u ndarë në 35 parti të reja dhe fraksione gjatë 35 viteve.

Spahiu theksoi se çdo përçarje në PD ka ardhur për shkak të problemeve të brendshme që kanë pasur ata që janë larguar nga partia me drejtuesit.

‘Lëvizja është në kohën dhe në vendin e duhur. PD ka krijuar 35 fraksione nga krijimi i saj. Vetë PD ka nxjerr disa parti për shkak të problemeve që ka pasur me drejtuesit. Tani lind pyetja të gjithë këta njerëz që kanë ikur kanë qenë gabim dhe njëri ka të drejtë? Salianji me kolegët e tij ka gjetur kohën dhe vendin sepse asnjë fraksion se ka gjetur PD në politikën e saj më të keqe as në 97 s’ka qenë keq PD. Protestat e ‘97 kanë qenë shumë të fuqishme’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Spahiu: Berisha do ta shpallë armik Ervin Salianjin edhe nëse ky nuk ja përmend emrin

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar në Report Tv foltoren e Ervin Salianjit në Durrës. I ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, Spahiu tha se me këtë lëvizje që krijoi, Ervin Salianji do të shpallet tashmë armik nga Sali Berisha.

‘Kjo tregon se demokratët mbështesin një diskurs tjetër të PD. Salianji do të pozicionet kundër Berishës sepse Berisha do ta shpallë armik. Salianji duhet të kuptojë ku e ka forcën e tij. Salianji sot ka raporte të mira me liderët e partive të reja dhe ka mbështetjen e atyre strukturave që janë të reja dhe s’janë konsumuar në të shkuarën me poste dhe me pushtet. Ai ka shumë antiberishistë dhe të ardhmen e tij se shoh kryetar të PD, por duhet të ndërtoje profilin e liderit të opozitës së re të bashkuar me partitë e reja që i ka munguar Shqipërisë deri tani’, tha ai.

Ora 22:02
Spahiu: Avantazhi i Salianjit, 40 vite më i ri se Berisha dhe i burgosur nga qeveria Rama

 

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar në emisionin 'Repolitix' se Ervin Salianji përballë Sali Berishës ka disa avantazhe në politikë.

Sipas tij, Berisha është braktisur nga qytetarët, pasi në protesta nuk mbledh më shumë se 200 njerëz.

‘Për shkak të dënimit nuk kandidon dot si deputet por kjo mund ti kthehet në avantazh që të thotë s’jam për interesa private sepse në zgjedhjet e ardhme nuk do kandidojë dhe këtë e bëjë për demokratët. Nuk ka një mënyrë më të mirë se të ngrejë një lëvizje populiste. Kush mendon se Berisha mund të mund Salianjin gënjen. Koha e ka lënë Berishën me 200 persona në bulevard dhe është disavantazhi më i madh për Berishën. Berisha nuk luan për fitore ai luan që të ketë monopolin e opozitës. Berisha në çdo bisedë private ka pasur parimin prit se pushteti të vjen vet. Berisha ka një parim ta mbajë tokën e thatë dhe të djerrë që të jetë vetëm. Thonë Salianji është kandidaturë e dobët, nëse ai mbledh aq sa Berisha situata në PS është në gjendjen më të keqe të mundshme’, tha ai.