Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Juristi Kreshnik Saphiu i ftuar në Report Tv thotë se Berisha është një qenie biologjike që ka vdekur politikisht në vitin 2013. Për emisionin ‘Frontline’, Spahiu thotë se Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, për të siguruar mandatin e 4 dhe 5.

“Sali Berisha është qenie biologjike që ka vdekur politikisht në 2013, Berisha është ngjallur politikisht artificialisht. Ka vdekur me një parti që ishte 10 herë më e fortë se partia e 2024. Në vitin 2013, Berisha krahasuar me partinë e sotme, ishte kryeministër, kishte mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, kishte futur Shqipërinë në NATO, kishte kaluar 2 mandate, kishte një koalicion shumë të gjerë, kishte parti të unifikuar, nuk kishte asnjë problem dhe humbi me 1 mln vota. Pas 12 vitesh Berisha ka gjithë faktorin ndërkombëtar kundër, non grata, është i akuzuar për bashkëpunim me krimin e organizuar, ka parti të përçarë, s’ka koalicion. Është qenie politike vetëm në një funksion të një njeriu, produkt artificial që mbahet me oksigjen nga Rama për shkak të llogarive dhe kalkulimeve të tij politike. Nëse ka një gjë që nuk përbën ngjarje, është hetimi i Berishës. Sukses mund të konsiderohet arrestimi i Metës apo dhjetëra deputetëve, ministrave e kryetarëve të bashkive.

Do i bëj një pyetje publikut. Nëse do ishte kryeministër Berisha, a do ekzistonte SPAK dhe Dumanin, nëse Dumani do arrestonte gjysmat e ministrave të Berishës, 10 kryetarë të Berishës dhe 10 deputetë të Berishës si kryeministër. Ca do bënte Berisha në parlament. Berisha ka shkarkuar çdo prokuror të përgjithshëm, çdo kryetar të GJK. Pyes publikun ca do ndodhte nëse mblidhet parlamenti dhe shkarkonte drejtuesin, ai në opozitë dhe shiko se ca i bën. Nëse ka një sukses sot, nuk është hetimi ndaj Berishës, por ndaj ministrave, deputetëve dhe ish-presidentit”, tha Spahiu në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)