Spahiu: Berisha i lidhur ngushtë
me mafien e Azerbajxhanit

Spahiu: Berisha i lidhur ngushtë <br />me mafien e Azerbajxhanit
SARANDE - Në lidhje me zhvillimet më të fundit në vend, që sipas Aleancës KuqeZi, mbajnë vulën e Kryeministrit Berisha, AK zhvilloi një protestë mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës.

Kreu i kuqezinjve, Kreshnik Spahiu, tha se Kryeministri i Shqipërisë, është i lidhur ngushtë me mafien e Azerbajxhanit, ndërsa shtoi se "po grabit çdo pronë që është e shtetit duke ia dhënë më çmime simbolike, në mos mafies serbo-boshnjake dhe greke, po ia dhuron mafies bardhe-blu në mes të Tiranës".

"Ai është njeriu që shiti 300 kilometra katror të territorit të Shqipërisë vetëm e vetëm për të quajtur sukses të tijin personal liberalizimin e vizave me BE”, lexohet një njoftimin për shtyp të AK-së.

Kreshnik Spahiu tha se kërkon largimin e Sali Berishës si kryeministër për shkak se ai përbën rrezik permanent për sigurinë kombëtare. "Lirimi nga detyra i Drejtorit të SHISH është një mesazh i qartë që Sali Berisha do ta rikthejë vendin në periudhën e errët kur ai ishte President i Republikës", deklaroi Spahiu.

Duke u ndalur tek çështjet kombëtare, Kreshnik Spahiu deklaroi se Saranda nuk është jugu i Shqipërisë por Shqipëria e mesme, duke iu referuar çështjes së Çamërisë e cila për kuqzinjtë është jugu i Shqipërisë.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!