Vendimin e SHBA për pezullimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova, juristi Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar si antishqiptar dhe pa precedent në historinë e marrëdhënieve SHBA–Shqipëri.
Në një lidhje skype për emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Spahiu deklaroi se emigrantët kontribuojnë dhe përfitojnë nga asistenca sociale në çdo shtet ku jetojnë, ashtu sikurse janë përfitues edhe qytetarët vendas të atij shteti.
Spahiu paralajmëroi se kjo qasje është e rrezikshme dhe mund të shërbejë si precedent për Evropën, nëse fitojnë partitë aleate të Trump duke shtuar se një politikë e ngjashme në BE do të ishte problem për shqiptarët që jetojnë në vendet europiane.
‘Që nga krijimi i marrëdhënive SHBA-Shqipëri nuk ka pasur ndonjëherë një vendim të tillë. Nuk mund të ndalosh një nënë që të bashkohet me fëmijët e saj dhe të fusësh në fuqi një ligj me fuqi prapavepruese. Trump e kemi mbështetur kur është për t’u mbështetur por nuk pajohemi kur ka një vendim antishqiptar. Shqiptarët janë populli më proamerikan. Kjo është problem për shqiptarët që duan që të jetojnë në SHBA, kjo s’ka lidhje me qeverinë por vetëm me popullin.
Unë kam 20 vite që merren për ligjin për emigracionin dhe emigrantët përfitojnë në çdo shtet, për shkak të asistencës sociale që marrin amerikanët, gjermanët, francezët, pra përfitojnë nga të drejtat që përfitojnë shtetasit e atij vendi. Dhe pse kjo është e rrezikshme sepse nëse në Francë vjen Le Pen nëse në Austri dominojnë nacionalistët do të ndodh e njëjta politikë, por nëse ndodh në Europë ajo që po bënë Trump do të ndodh një atentat ndaj shqiptarëve sepse janë shumë shqiptarë që jetojnë në Europë', tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se etiketimi i një populli se është pjesë e karteleve të drogës është shumë më e rëndë sesa kritika ndaj një qeverie.
‘Në të gjitha mesazhet që SHBA ka dhënë nga janari 2025 deri janar 2026 i bënë skip emrit qeveri dhe kryeministrit. Mesazhi nuk është se keni thjeshtë një qeveri të korruptuar. Është më e rëndë, sepse të etiketosh një qeveri si të korruptuar është gjysma e të keqes sepse e largojmë atë qeveri, por të akuzosh një popull se është pjesë e karteleve të drogës është problem i madh. Nuk ka faj Meloni për mafien italiane në SHBA apo Erdogan për kartelet turke në Gjermani’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Shqipëria duhet të ketë një qëndrim të qartë në raport me aleatët ndërkombëtarë, duke ngritur pyetjen nëse vendi është më afër Shteteve të Bashkuara apo Bashkimit Europian.
Lidhur me ftesën e presidentit të SHBA Donald Trump ndaj kryeministrit Edi Rama për Bordin e Paqes, Spahiu tha se mbetet për t’u parë se sa dhe si do të funksionojë ai bord.
‘Edhe ky debat që sot vazhdon që është i përgjithshëm apo i përveçëm ata që e ndërtojnë këtë retorikë e kanë gabim për një arsye. Shqipëria duhet pozicionohet qartë, a është me SHBA apo me BE? SHBA nuk mund t’i gjykojmë sidomos qeverinë e Trump në lidhje me stabilitetin dhe funksionimin e shtetit në vende si Shqipëria. Rama është pjesë e një lobimi të fortë diplomatësh ndërkombëtar nga Izraeli deri në Uashington.
Dhe të mos ju duket çudi që të ketë takim të Ramës me Trump. Mua s’do të më dukej çudi. Po nëse Berisha s’do ta kishte këtë problemin e non gratës s’do të kishte vlerë kjo ftesë që ka marrë Edi Rama. Në raport me takime të tjera diplomatike që janë bërë kjo është një ftesë e përgjithshme. Është zhvillim dhe është e sigurt që në pjesën e atij bordi Rama ka shumë partnerë të fuqishëm. Nuk i dihet sa do të funksionojë dhe si do të funksionojë ai bord’, tha ai.
Komente






