1774212316_kreshnikspahiu.jpg

Juristi Kreshnik Spahiu foli në Report Tv dhe për vizitën e deputetëve të PD në Bundestag, duke treguar se deputetët gjermanë ua kanë bërë të qartë, në pushtet vihet vetëm nëse në Maj PD do të arrijë të zgjedhë një lider të ti.

“Delegacioni i PD në Berlin, nga deputetët e Bundestagut, u është thënë që nëse doni të vini në pushtet, u është thënë që në Maj duhet të zgjidhni lider të ri. Ose delegacioni nuk ia thonë dot Berishës, ose Berisha nuk ia thotë dot publikut. Deputet e Bundestagut kanë mbajtur qëndrim të drejtpërdrejtë, të paanshëm, duke i kryqëzuar që të drejtohen nga udhëheqës korruptivë. Ajo që ndodh sot, është që një i pandehur nga SPAK drejton turmën kundër të korruptuarve të tjerë”, tha juristi.