Spahiu: Çudi që Salianji burgoset për shpifje, Berisha për masakrën në Bulevard dhe Gërdec ende i lirë

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv ka komentuar vendimin e Apelit, që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin e PD, Ervin Salianji. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Spahiu tha se drejtësia do duhej të fillonte fillimisht djathtas me dënimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe jo me Salianjin.

"Jam shumë i habitur që drejtësia penale të nisi nga dënimi i Salinjit, që kurrë s’ka qenë ministër, dhe të mos fillojë nga Berisha e Meta që kanë me dhjetëra dosje penale për vepra penale të kryera gjatë 34 viteve të fundit", tha Spahiu në Report Tv. 

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se është e çuditshme se si Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg, ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha është ende i lirë për masakrën e Grëdecit dhe vrasjet në Bulevard të 21 janarit. Spahiu u shpreh se janë disa persona të paprekshëm, si Berisha e Meta që askush nuk guxon t’i çojë në burg.

“Dëgjova pretendimet e PD për gjykim politik. Kjo e afërmja e Ballukut është e njëjta gjyqtare që i ka dhënë vulën Berishës mes konfliktit të Lulzim Bashës dhe Berishës. Si ka mundësi që kjo parti për të njëjtën gjyqtare kur fiton çështjen dhe merr vulën, do kishte humbur 34 vite investim, nuk del të thotë që vulën ma dha kunata e ministres. Ditën që kjo gjyqtare shpall një vendim që nuk është pro interesit të tyre dalin e denigrojnë. E padrejtë që ti kujtohet kësaj gjyqtareje lidhja politike. Një drejtësi e vonuar shpesh here është një drejtësi e moshuar dhe në kujtesën tonë. Duke qenë se kanë kaluar afro 10 vite që kur ka ndodhur kjo vepër penale, neve na zbehen pasojat, rrethanat provat, dëshmitarët, faktet.

I vetmi interpretim që bëra unë lidhet me masën e dënimit dhe me drejtësinë proporcionale që në gjykimin tim duhet të ketë peshë rrezikshmëria shoqërore e veprës. Kemi një lider politik, Sali berisha, që është akuzuar për vrasjet e 21 janarit, 26 vrasjet dhe 300 plagosjet në Gërdec, dhe në të dyja çështjet penale nuk është thirrur as në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen dhe jo më të merret i pandehur.

Tjetri është hetuar për thesarin, transferta bankare, pastrim parash, lidhjet me Rusinë, financime ruse, qoftë Meta-Berisha. Po të më thonë mua kush ka rrezikshmëri shoqërore, kjo nuk do të thotë që hedh poshtë vendimin e gjykatës, por gjykoj standardin që vendoset. Janë disa persona që janë të paprekshëm në Shqipëri. Këta nuk guxon njeri ti dënojë dhe çoje në burg, Salianji futet te njerëzit e prekshëm që drejtësia nuk e ka frikë, Berishën dhe metën e kanë frikë, prandaj janë atje ku janë dhe do vazhdojnë drejtimin politik. Këtë e përdorën, e ndëshkuan, e masakruan dhe jemi në këtë situatë. Drejtësia është e vlefshme në çdo rast për të mbyllur çdo precedent, por nga ana tjetër nuk është aq e drejtë”, tha Spahiu.

Gjykata e Apelit ka dënuar përfundimisht me 1 vit burg deputetin demokrat Ervin Salinji për akuzën e kallëzimit të rremë. Në një seancë të mbushur plot me deputetët e PD, gjyqtarët shpallën vendimin e cili do ta mbyllë në qeli Salianjin. Vetë deputeti e quajti proces politik, ndërsa ky vendim i Apelit mbyll një sagë që nisi me publikimin e përgjimit të stisur në pranverën e vitit 2018.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:52
Spahiu: Plani Komisionit PS-PD të pengojë arrestimet e SPAK dhe dosjet e Arben Shehut nga KLSH

 

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv ka komentuar komisionin Antikorrupsion që drejtohet nga Fatmir Xhafa. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Spahiu u shpreh se të mos çuditemi që komisioni Antikorrupsion të ketë një tendencë dhe të këtë një plan mes PS dhe PD për të penguar arrestimet e SPAK dhe kallëzimet e KLSH.

“Është betejë historike që ka politika me drejtësinë, nuk është shqiptare. Një betejë që edhe vendet që janë simbol i pavarësisë së gjyqësorit, sot janë në konflikt. Biden donte të limitonte mandatin e gjyqtareve të gjykatës së lartë. Kjo është histori që vazhdon përsëritet. Të mos çuditemi që nga komisioni Xhafa që të ketë një tendencë për t’i vënë frena Dumanit që të bëjë arrestime pa kriter, arrestime që nuk i dëshiron politika, apo dosjet e kallëzimit penal që bën KLSH siç ndodhi në rastin e kontrolleve në ministrinë e Shëndetësisë, ku sot ministri i Shëndetësisë është pas hekurave. Të gjithë këta në politikë janë miq me njëri-tjetrin. Pavarësisht fasadës që ata shfaqen”, tha Spahiu në Report Tv.

Ora 17:59
Spahiu: Salianjit i duhet pafajësi në Gjykatë të Lartë, përndryshe i ndalohet gjithmonë futja në Kuvend

 

Juristi Kreshnik Spahiu, pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit, thotë se i duhet pafajësia në Gjykatën e Lartë, ose përndryshe i ndalohet përgjithmonë futja në Kuvend.

"Ka tre aspekte. Aspekti i themelit të çështjes, aspekti procedural dhe momenti i ekzekutimit. Po të vimë tek e treta prokuroria dhe policia e kanë detyrim që ta ekzekutojnë vendimin. Në bazë të ligjit të dekriminializmit Salianjit i hiqet mandati, po i pengohet kandidimi në vitin 2025, por edhe gjithë jetën. Futja në qeveri apo parlament, nëse ky vendim i formës së prerë nuk fiton dot pafajësinë në Gjykatën e Lartë, do ta ketë të pamundur që të kandidojë për post në administratë apo kuvend.

Së dyti, është shumë i vështirë pezullimi i ekzekutimit të vendimit. Ekzekutimi fillon menjëherë ndërsa afatet procedurale të gjykimit në Gjykatën e Lartë marrin shumë kohë. Gjykata e Lartë nuk njeh precedent penal dhe proces që të pezulloj vendime panele. Pezullimet janë për çështje administrative dhe civile, në rastin e vendimeve penale", tha Spahiu në Report Tv. 

Ora 17:56
Ironia e Spahiut: A do e kthejë Rama, Fatmir Xhafën si Ministër të Brendshëm tani që u dënua Salianji?

 

Me ironi, pas dënimit të Ervin Salianjit me 1 vit burg, juristi Kreshnik Spahiu thotë në Report Tv se është kurioz nëse Rama do të rikthejë sërish Fatmir Xhafën is ministër të Brendshëm.

"Jam kurioz nëse Rama do e rikthejë Xhafën ministër t¡ Brendshëm tani që Salianji u dënua dhe u deklarua që ky ka qenë skenar i manipuluar dhe i falsifikuar. Nëse Rama vlerëson që Gjykata ka bërë punë në mënyrë të pavarur dhe Xhafa ka qenë viktimë e këtij skenari, miminalisht detyra e tij, as të çmojë punë e gjykatës, por të vendosë në vend një padrejtësi politike, nga e cila anëtari i kabinetet të qeverisë iku nga posti i ministrit të brendshëm. I ka interesuar politikisht, qoftë majtas dhe djathtas, nuk mendoj që do e rivendosë", tha Spahiu në Report Tv. 

Ora 17:32
Spahiu: Drejtësia penale duhej të fillonte djathtas me dënimin e Berishës dhe Metës, jo me Salianjin

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv ka komentuar vendimin e Apelit, që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin e PD, Ervin Salianji. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Spahiu tha se drejtësia do duhej të fillonte fillimisht djathtas me dënimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe jo me Salianjin.

“Në aspektin politik do shprehja një lloj skepticizmi. Jam shumë i habitur që drejtësia penale të nisi nga dënimi i Salinjit, që kurrë s’ka qenë ministër, dhe të mos fillojë nga Berisha e Meta që kanë me dhjetëra dosje penale për vepra penale të kryera gjatë 34 viteve të fundit.

E çuditshme si jepet një vendim ekstrem, dënimi me burg jepet për vepra penal me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Salianji s’ka të shkuar penale me probleme penale, vepra penale nuk është as korrupsion pasiv, as korrupsion aktiv, as pastrim parash, as fshehja pasurish, as pastrim i produkteve të veprës penale, as vrasje, a plagosje, vepra penale që akuzohet Berisha e Meta, dosje që kanë më shumë se një dekadë në sirtarët e prokurorisë.

Si mund që Salianji për një vepër penale të shpifjes të mos gjenden masa të tjera dënimi dhe menjëherë të shkohet te dënimi me burg. Ka pasur një gabim taktik nga mbrojta. Mund ti gjenin një taktikë mbrojtje për gjykim të shkurtuar që i çonte në dënim me 6 muaj ose shërbim prove, ose ta kërkonin shërbimin e provës, mund të negociohej me gjykatën për masën e dënimit që do i mundësonte Salianjit një mbrojtje më të mirë vazhdimin e aktivitetin”, tha Spahiu.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja