Spahiu: E çuditshme që 13 vjet Berisha dhe Basha s’janë pyetur as si dëshmitarë për 21 Janarin

Juristi Kreshnik Spahiu foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ lidhur me nisjen e hetimeve nga ana e SPAK për 21 janarin. Spahiu ngre pyetjen se si ka mundësi që këto 13 vite, nuk është pyetur kurrë as Berisha dhe as Basha për ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë 4 persona.

'Prokuroria Speciale është krijuar më vonë se 21 janari. Nuk ka vend për të gjykuar për vonesë. Jemi përpara faktit të kryer. Prokuroria është para dy vendimeve të detyrueshme, të Strasburgut, që hodhi dritë që gjykatat shqiptare të gjykojnë më gjerë dhe për tu parë si krim me hierarki të caktuar. Kemi vendim të Gjykatës së Lartë për veprimet në vrasjen e 4 personave në 21 janar 2011.

Koha e dëmton dhënien e drejtësisë pasi provat zbehen me kalimin e kohës. Sot diskutohet botërisht dhe bëhet fjalë për thellim hetimesh për person në vrasje apo pengim të së vërtetës. Ka pasur sërë veprimesh për të penguar kqyrjen në vendin e ngjarjes, kamerat, serverin qendror, pengimin për flet arrestet për gardistët. Pati një komision hetimor për krerët e shtetit, kreun e SHISH, presidentin e Republikës që akuzohen për grusht shtetit. Si ka mundësi që në 13 vite kryeministri dhe ministri i brendshëm mirë që nuk janë marrë të pendehur ,por nuk janë pyetur në cilësinë e personave në dijeni.'

Berisha ka qenë kryeministër dhe Basha ministër i brendshëm janë njerëzit kryesor të vrasjeve në bulevard dhe nuk janë marrë kurrë në pyetje të paktën si dëshmitarë, por gjithnjë janë pyetur njerëz të parëndësishëm

'Nuk mundet të pyesësh rojën e kryeministrisë dhe jo drejtësinë. Kur vetë ai mori përsipër publikisht të referoj për versionin e së vërtetës. Kryeministri i asaj kohe çdo 5 minuta jepte versionin e tij për ngjarjen. Si ka mundësi nuk u thirr si dëshmitar, të jap dijeni për informacionet. Fakti që dy personat kryesor, si ministri i brendshëm dhe kryeministri i vendit, si ka mundësi nuk pyeten. Prokurorisë i mbeten shumë për të shtrirë rrethin e hetimit. Provat që ata gjejnë, dëshmitë, ballafaqimin e provave apo njerëz të penduar, kjo është çështje tjetër.'

Sipas Spahiut, detyrimi është për ti pyetur të gjithë edhe kreun e opozitës, Edi Rama në atë kohë që organizoi protestën.

'Detyrimi është për t’i pyetur të gjithë, edhe kreun e opozitës në atë kohë, Edi Ramën. Pa dyshim si organizator, Sali Berisha si kryeministri që kontrollon administratën në objektin ku ndodhi ngjarja. Po nuk u pyet ministri i brendshëm dhe kryeministri nuk kuptoj kë kanë pyetur.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:08
Spahiu: Qeveria po hakmerret politikisht ndaj KLSH, pas denoncimit që ata bën për onkologjikun

 

Sipas juristit Kreshnik Spahiu, qeveria po hakmerret politikisht ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas konstatimit të tyre për korrupsion në spitalet publike dhe skandalit tek reparti i Onkologjikut në QSUT.

Spahiu shton se PS po i vendos shkopinj nën rrota edhe SPAK me komisionin e Fatmir Xhafës, por edhe KLSH dhe kreut të saj Arben Shehut, të cilit do t’i kërkojnë dorëheqjen, sipas Spahiut.

'E qartë nuk e ka mirëpritur Rama arrestimin e Beqaj, as të Dakos, as të Lefter Kokës. I ka patur bashkëpunëtor. I ka lëshuar për sy të opinionit publik. Janë specialistë, vendosin shkopinj, si Komisioni Xhafa. Siç po hakmerren ndaj KLSH. Jo më larg se dy ditë më parë, kanë kryqëzuar kreun e KLSH, Arben Shehu për denoncimin e korrupsionit në spitalet shqiptare. Po ngrihet një nënkomision parlamentar për të kontrolluar KLSH. Do i hyjë kontroll KLSH për ti bërë presion Arben Shehut. Presioni politik që ushtron qeveria është në një mënyre tjetër. Veprojnë me komisione për të vepruar ligjërisht për ti detyruar të japin dorëheqjen', tha Spahiu në Report Tv.

Ora 14:02
“Sulmet ndaj SPAK janë lojë” / Spahiu: Berisha s’ka problemin me Dumanin por me Washingtonin

 

Problemi i PD-së dhe Berishës sipas juristit Kreshnik Spahiu nuk është me SPAK dhe Dumanin, por me Uashingtonin që ndihmon Prokurorinë.

'Publiku duhet të kuptoj që opozita nuk e ka problemin me SPAK, por me Uashingtonin që asiston projektet e Prokurorisë Speciale. Këta prokurorë aty kanë qenë. Kur u shpall non grata, dosjet për Berishën u hapën. PD dhe lideri i saj e dinë që e keqja nuk i vjen nga Dumani, SPAK, janë koshient pavarësisht se nuk e tregojnë. Nuk shkojnë të rrahin ambasadorin amerikan apo sekretarin e shtetit. Edhe ai debati politik është shterp', u shpreh Spahiu për Nertil Agalliun në Report Tv.

Ora 13:55
Spahiu: Padrejtësi e madhe! Arrestuan një zyrtare për një arkë peshk por 4 peshkaqenët notojnë të lirë

Juristi Kreshnik Spahiu thekson në 'Sot Live në Shqipëri' se këto 3 vite drejtësia shqiptare është marrë me peshqit e vegjël dhe jo me peshkaqenët. Sipas tij po veprohet me dy standarde nga ana e SPAK. Për zyrtarë të vegjël aplikohet arresti në burg, ndërsa për ata që akuzohen për para të pista apo kulla nuk aplikohet kjo masë arresti.

'Drejtësia është një peshore. Sot drejtësia shqiptare dhe SPAK kanë përgjegjësi dhe pabarazinë para ligjit. Këto 3 vite është arrestuar një zyrtare për një arkë peshk dhe 4 peshkaqenët janë të lirë. Të cilët akuzohen për kulla, para të pista për përfshirje në grupe kriminale, i lë në arrest shtëpie ose hetim të lirë. Pse prokuroria speciale hezitojnë të marrin masa sigurie të arrestit në burg. Është çështje që vendos në pozita të vështira, pse Prokuroria mban dy standarde në masat e arrestimi. Ose është e ashpër me sardelet, ose tolerante me peshkaqenët. Diskutime parimore që mundet të sqarojnë qytetarët e thjeshtë për problematikën.'

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille