Për juristin Kreshnik Spahiu, prova me rëndësishme që duhet të kalojë drejtësia shqiptare lidhet me dy çështje me rëndësi "21 Janarin" dhe "Gërdecin".

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisonin ‘Frontline’ në Report, ai shtoi se për çështjen "Gërdeci" kanë kaluar shumë vite dhe provat humbasin vlerën.

‘Drejtësia shqiptare sot ka një provë e cila lidhet me dy çështje, ‘21 janari’ dhe ‘Gërdeci’. Veprat e tjera penale bëjnë diferencën nga këto të dyja, korrupsion pasiv apo aktiv ka në çdo shtet, historia politike nuk njeh asnjë qeveri që s’ka korrupsion fare, është prezent kudo, kurse çështja e vrasjeve shtetërore është e një rrezikshmërie të lartë. Nëse drejtësia do të dështojë në këto çështje atëherë do të vihet në dyshim i gjithë susksesi që ka pasur Prokruroria e Posaçme.

Gërdeci është filluar dhe pezulluar në 2009 sepse Mediu kishte imunitet sepse ishte deputet. Unë ndajë të njëjtat mendime që lidhen me kohën. Një drejtësi e vonuar bënë që faktet dhe provat të humbasin vlerën', tha ai. 

Teksa u ndal tek tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, Spahiu e cilësoi atë si një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vend.

‘Nuk mund të ngrihet pretendim nga Mediu se avokati ka lidhje me Soros, kur vet qeveria e asaj kohe kur ishte Berisha që ishte e financuar nga Sorosi. Po Gërdeci është një nga ngjarjet më të hidhura që edhe Hollyëood i ka kushtuar film.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
‘21 Janari’/ Spahiu: Basha duhet të dëshmojë që është besnik i drejtësisë, jo i Berishës

 

Juristi Kreshnik Spahiu, teksa u ndal tek ‘21 janari’ tha se Lulzim Basha duhet të dëshmojë për '21 janarin' dhe të tregojë se është besnik i drejtësisë dhe jo i Sali Berishës.

Sipas tij, dy personat që duhet që të merreshin në pyetje lidhur me këtë ngjarje që ishin dy titullarët në atë periudhë janë Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Basha ka mundësinë që të tregoj se është ose jo në krah të Berishës apo të drejtësisë, është çështje që zbardhet nga persona që kanë pasur dijeni që për 14 vite nuk janë marrë në pyetje. Unë jam nga ata persona që jam njohës i mirë i të drejtës dhe procedua përcakton rrethin e personave që duhet që të merren në pyetje dy persona që kishin dijeni që ishin Berisha dhe Basha sepse ishin dy titullarë në objektin e vendngjarjes. Dhe këta dy persona që kanë dijeni për 14 vite nuk janë pyetur. Basha është një nga personat që ka dijeni se çfarë ka ndodhur lidhur me atë ngjarje.