Juristi Kreshnik Spahiu në një lidhje të drejtëpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ foli rreth vendimit të Gjyjkatës Speciale të Hagës për 4-ish krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Spahiu theksoi se kjo ishte diçka e pritshme nga kjo Gjykatë, dhe kjo është vetëm beteja e parë. Sipas tij Gjykata e Apelit do t’i japë pafajësi Thaçit ashtu siç i dha pafajësinë gjenerali kroat Ante Godovina.
“Kjo është beteja e parë, të gjithë duhet të ishim të përgatitur, për një humbje, se nga këta gjyqtarë nuk mund të prisnim më shumë. Kjo Gjykatë nga mënyra si u ndërtua nuk ishte krijuar për t’i dhënë pafajësi Kosvës por për të vendosur balanca politike në kurriz të drejtave të kombeve. Ishte projektuar kombin shqiptar. Beteja ligjore vijon, ka shpresa. Gjykata e Apelit do t’i japë pafajësi Thaçit ashtu siç i dha pafajësinë gjenerali kroat Ante Godovina kur Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me 24 vite burg. Hashim Thaçi bashkë me tre të tjerët janë më të favorizuar se Ante Godovina, i kanë të gjitha faktet juridike, faktet, provat dëshmitarët në favor të tyre”, tha Thaçi.
Ndër të tjera ai nënvizoi se kjo Gjykatë ka qenë koniunkturave diplomtike që e duan Hashim Thaçin në burg. Spahiu risolli në vëmendje edhe arrestimin e Thaçit, pikërisht 2 orë para se të nisej drejt Shtëpisë së Bardhë.
“Unë mendoj se kjo Gjykatë Speciale do të reflektojë në Gjykatën e Apelit. Ne duhet të jemi edhe profesionistë përveçse patriot. Unë kam besim që Gjykata e Apelit do t’i çojë drejt pafajësisë ish-krerët e UCK. Është dhënë vetëm një sinjal për balanca politike. Unë mendoj se kjo Gjykatë ka qenë nën infulencën koniunkturave diplomtike që e duan Hashim Thaçin në burg. Hashim Thaçi është arrestuar në disa momente politike të përplasjeve diplomatike mes Europës dhe SHBA.
Thaçi u arrestua dy orë para se të nisej në Uashington, 2 orë para se të flutoronte për të takuar Donald Trump, 2 orë para të nënshkruante një marrveshje të njohjes Kosovë-Serbi që akoma nuk e kemi. Është një viktimë e gjeopolitikës europiane dhe SHBA-së. Kam besim e drejta do të dominojë mbi presionin politik. Liderët pro amerikan në Kosovë e duan Thaçin në burg. Të dënohesh me 25 vite, është të vdesësh në burg”, tha Spahiu.

Juristi Kreshnik Spahiu tha se gjygjtarët e Hagës që sot flasin në emër të Kosovës, dikur kanë folur në emër të popullit të Serbisë, Bosnje-Hercegovinës apo të Kroacisë.
“Si mund të flasin këta gjyqatër në emër të Kosovës? Ky proces është një palaçollëk i disa eksperëtve, që prej 30 vitesh vegjetojnë në rajonin e Balllkanit nga një vend në tjetrin. Shumica e gjykatësve që sot flasin në emër të popullit të Kosvës janë gjyqtarë që kanë folur në emër të popullit të Bosnjës, serb, kroat.Këta gjyqtarë nuk janë gjyqrarë karriere. Këta janë disa ekspertë që duan të justifikojnë rrogën”, tha Spahiu.
Ai shtoi se ata marrin 1200.000 euro në vit, dhe kjo është një pagë që askush nuk do të donte që t’i mbyllej puna me kaq.
“Si do e justifikonin këta rrogën këta nëse do t’i shpallin të pafajshëm (në Serbi, Kosovë, Kroaci). Interesi personal i tyre që marrin mbi 1200.000 euro në vit, është një pagë që askush nuk donte që t’i mbyllej projekti” tha Spahiu.





Komente
Komento