Ofertën e Sali Berishës për një bashkim të gjerë të opozitës, në kushtet kur Arlind Qori ka shpallur kandidaturën, Kreshnik Spahiu e vendos përpara një pyetjeje ‘pikante’.
Ai i referohet deklaratës së kreut të PD se ‘Churchill u bashkua me Stalinin kundër Hitlerit’ dhe pyet nëse selia blu do ta pranojë kandidaturën e kreut të Lëvizjes Bashkë.
“Kam dëgjuar një ide shumë interesante për zgjedhjet lokale që ishte nga liderët e opozitës që edhe Churchill është bashkuar me Stalinin kundër Hitlerit. Problemi është sa është i gatshëm Churchilli që të kandidojë Stalinin. Për shembull, Arlind Qori ka shpallur kandidaturën. A është e gatshme PD që ta pranojë këtë bashkim me kandidaturën e Arlind Qorit? Është shumë e thjeshtë, për sa kohë është e mbytur vetë në atë dilemën se kë të vendosin. Ende i lënë hapësirë PS që të mbytet opozita në një gotë ujë”, tha Spahiu.
Lajmi kryesor:
Spahiu: PS i humbet zgjedhjet në Tiranë, në çdo rast nëse nuk do jetë logo PD në fletë votimi









