Kreshnik Spahiu jep parashikimin e tij në Report Tv lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA. Sipas tij, një tregues i rëndësishëm është se cilin kandidat mbështet lobi izraelit apo hebre. Këtë radhë sipas tij, hebrenjtë mbështesin Donald Trump dhe kjo është treguar haptazi.
'Pandemia tregoi koston që ka demokracia liberale. Shtete autoritare treguan një lloj epërsie në përballim në raport me Europën dhe SHBA. SHBA është futur në antagonizëm. Rezultati do jetë më i ngushtë. Pala humbëse do jetë e pakënaqur. Pas pandemisë ka rritje të krizës ekonomike. Nëse demokratët përfaqësonin të majtën shtresat e majta. Sot ajo shtresë ka kaluar me Trump për zhvillim ekonomik. E njëjta problematikë ka kaluar në Europë. emigracioni ka cënuar shumë rëndë filozofinë e shtetit komb. Kjo i dha përparësi ekstremit të djathtë. Fitore e Trump do sjelli konfigurim të ri politik në disa shtete të Europës. Për tu fokusuar në atë çka do ndodh, diskutohet se mund të shkojë edhe në barazim.
Për herë të parë nuk do zgjidhet me votë popullore, por do i kalojë rezultati Kongresit. Në tërësinë e vet rezultati në SHBA ndikon indirekt në ekonominë e Europës, Ballkanit. Pa dyshim fitorja e Trump do ndryshojë të ardhmen e luftës në Ukrainë. Lufta Rusi Ukrainë është futur në infinit. Nuk ka interes Europa. Ajo Europë kundër Trump është futur në një krizë pa fund. Lufta mes Izraelit dhe Palestinës është futur në përmasa të mëdha. ardhja e Trump mund të çojë në një zgjidhje radikale. Kam një lloj testi. Lobi hebre dhe Izraeli mban krahun e fituesit. Izraeli është tërësisht me Trumpin. Me të gjithë burime qoftë financiare, qoftë njerëzore, në tërësi, fakti që janë fokusuar në mbështetjen e Trump kanë një lloj garancie.'
Lajmi kryesor: