Spahiu në 'Repolitix': Kujtesë shqiptarëve, SPAK u krijua nga administrata e Trump dhe quhet sukses i tij

Donald Trump është rizgjedhur president i Shteteve të Bashkuara dhe do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas 4 vitesh. Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv komenton se si do të ndikojë ardhja e Trump si Presidenti i SHBA në raport me Shqipërinë.

Spahiu ndalet në krijimin e SPAK dhe thotë për gazetarin Denis Minga se reforma në drejtësi u krijua nga administrata e Trump dhe quhet sukses i tij. Ai thekson se është e paimagjinueshme që të mendohet se ardhja e Trump do ndryshojë diskursin në politikat penale të SPAK.

“SPAK është krijuar gjatë kohës së Administratës së presidentit Trump. Administrata e Trump kishte prioritet dhe nëpërmjet përfaqësuesve të saj diplomatik ndikoi në votimin për reformën në drejtësi.  Trump dhe administrata e tij ka ndikim në votimin, krijimin e SPAK, GJKKO, BKH dhe në një farë mënyrë administrata e Trump e konsideron krijimin e SPAK si investimin më të suksesshëm në tre dekadat e fundit në Ballkan.

Për ata të cilët ka një iluzion se mund të zhbëhet reforma në drejtësi, gabohen rëndë se në SHBA s’ka investuar në Shqipëri me biznes, por në demokratizimin e institucioneve dhe thellimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor. E paimagjinueshme që të mendosh që ardhja e Trump do ndryshojë diskursin në politikat penale të SPAK”, tha Spahiu në Report Tv. 

Kreshnik Spahiu ndalet edhe tek ish-ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, për të cilën u kujton kritikëve se ajo u dekretua nga Trump dhe ishte e besuara e tij.

"Ambasadorja Yuri Kim e cila ka qenë në disa momente shumë e kritikueshme nga disa forca politike, është e dekretuar nga Trump", tha Spahiu. 

Sa i takon rezultatit të zgjedhjeve, Spahiu shprehet se Trump e meritonte fitoren, pasi i i mbijetoi tre atentateve për eliminim fizik dhe tre proceseve gjyqësore për ta asgjësuar politikisht

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Spahiu: Trump s’do ndryshojë kufijtë e Kosovës, por do ‘korrigjojë’ qeverinë e Kosovës

1730924454_kreshnikspahiu.jpg

Juristi Kreshnik Spahiu thotë për Report Tv se Donald Trump nuk do të ndryshojë kufijtë e Kosovës, por do ‘korrigjojë’ qeverinë e Kosovës

“Për çdo shqiptar që vënë në dyshim se Trump mund të jetë pjesë e projektit për korrigjimin e kufijve, u them se Trump s’do korrigjojë kufijtë e Kosovës, por do korrigjojë qeverinë e Kosovës. U kujtoj shqiptarëve që Trump e ka larguar njëherë Albin Kurtin. E ka larguar nga mandati i parë Kurtin nga detyra”, tha Spahiu në Report Tv.  

Ora 21:58
Spahiu kujtesë kritikëve të Yuri Kim: Ajo u dekretua ambasadore e besuar nga Donlad Trump

1730925365_kreshnikspahiu.jpg

Duke komentuar zgjedhjet në SHBA dhe ndikimin që do ketë rikthimi i Trump në politikat në raport me Shqipërinë, juristi Kreshnik Spahiu ndalet edhe tek ish-ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim. Spahiu u kujton kritikëve të Kim se ajo u dekretua ambasadore nga Trump dhe ishte e besuara e tij.

“Ambasadorja Yuri Kim e cila ka qenë në disa momente shumë e kritikueshme nga disa forca politike, është e dekretuar nga Trump. Ishte ambasadore e përzgjedhur nga Trump. SHBA e konsiderojnë Shqipërinë si vendi më pro-europian dhe ky është prioriteti që ne kemi”, tha Spahiu në Report Tv.

Kujtojmë që Kim ka qenë shpesh në shënjestër të sulmeve nga Sali Berisha dhe besnikët e tij.

Ora 21:18
Spahiu në 'Repolitix': Trump e meritoi fitoren sepse i mbijetoi 3 atentateve dhe 3 proceseve gjyqësore

 

Juristi Kreshnik Spahiu komenton në Report Tv rezultatin e zgjedhjeve në SHBA dhe fitoren e republikanit Donald Trump. Spahiu thotë në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga se Trump e meritonte fitoren, pasi i i mbijetoi tre atentateve për eliminim fizik dhe tre proceseve gjyqësore për ta asgjësuar politikisht.

"Ishin rrethanat politike dhe shoqërore që Trump të fitonte presidencën. Fitorja e Trump ishte e merituar, për faktin se i mbijetoi tre atentateve për eliminim fizik dhe tre proceseve gjyqësore për ta asgjësuar politikisht. Ishte rrugë me pengesa për Trump.

Harris ishte një improvizim i çastit, e cila maksimumin që mund të bënte ishte të bëhej konkurruese por asnjëherë të mos ngrihej në nivelin e një profili të lartë. SHBA ka treguar se janë ende të papërgatitura për tu përfaqësuar me një presidente grua. Për sa kohë e humbi Hillary Clinton që kishte profil më të lartë polik, kisha bindjen se Kamala nuk mund të bëhej presidente e SHBA", tha Spahiu për Report Tv. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 07/11/2024 20:47

    SPAKun e krijoi Trump ashtu si krijoi PD-në e Sali Berishës.

    Përgjigju
  • m.drejtesise: 07/11/2024 13:09

    o Niku mos u merzit, si ambasadoren ashtu dhe shume zullume tjera qe jane bere ne mandatin e pare te Trump, jane sponsorizuar nga SOROS, tani qe Trump e ka vene Sorosin ne shenjester, kuptohet qe fjalet e tua jane brockulla. shihemi se shpejti

    Përgjigju
  • Adriana K (e madhe e shtypit): 07/11/2024 12:00

    Nje kujtese per Spahiun: nuk e kemi harruar qe je nje hajdut me cizme dhe as ne cfare derexheje e ke cuar ti sistemin e srejtesise. Kur u bere puritan fytyra jote?

    Përgjigju
  • Buda: 07/11/2024 01:56

    Une shpresoj se bashke me largimin e Al Bin Kurt Pashes Trump do te korigjoje kufijte e Kosoves dhe te Serbise: duke i dhene Kosoves Luginen e Presheves ne lindje dhe duke i dhene Serbisie kater Komunat Serbe ne veri te Kosoves. Une shpresoj gjithashtu se, me hyrjen e Serbise dhe Shqiperise ne Bashkimin Europian, do te realizohet automatikisht edhe Ballkani i hapur, pasi do te jetojme ne nje Europe te hapur.

    Përgjigju
    • Fata: 07/11/2024 18:38

      Ik ore bot serb, google translate t'punon shum mir. Shqiptareve i takon edhe veriu edhe lugina, serbi esht i huaj ne te dy vendet.

    • Mara emigrante ne Itali: 07/11/2024 09:13

      Ti ke te drejt o Kreshnik se edhe kimi kontra verse ishte perkrahu lulushin per te blinduar godinen e pd-se .Ky ishte nje veprim i gabuar i ambasadores .

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Berisha në ceremoninë e diplomimit te shkolla e FRPD: Në kohë lufte duhet të sakrifikosh! Lideri merr vendimet, të jetë guximtar, politika arti i të vështirës!

Berisha në ceremoninë e diplomimit te shkolla e FRPD: Në kohë lufte duhet të sakrifikosh! Lideri merr vendimet, të jetë guximtar, politika arti i të vështirës!