Spahiu: Kulmi imoralitetit, 30 vjet protestuan kundër Metës, sot e brohorisnin si hero

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Frontline për Marsela Karapançon protestën e sotme të Partisë Demokratike përpara kryeministrisë ku u hodhën dhe molotov. Spahiu e shikon si hipokrizi pasi këta protestues kanë 30 vite që protestojnë kundër Metës dhe sot e kishin si lider dhe hero.

'Mendoj se protesta ia ka arritur qëllimi që kishte Berisha. E përdori turmën për interesat e Metës. Kjo do mbahet mend si kulmi i imoralitetit i një turme që për 30 vite ka protestuar kundër Metës ndërsa sot ishte hero. Jam kurioz ato shkallët që i përdornin për tu ngjitur tek Basha nuk i përdorin tek Rama. Gjatë analizës Flogerti tha me ironi që ka dy lajme të mira, shpallet qeveria teknike dhe që Dumani liron Berishën. Unë them që Rama pranon të fusin në qeverinë teknike përsëri Gaz Bardhin. Shqiptarët duhet të kenë memorie. E zëmë se u shpall qeveria teknike, por kjo opozitës humbjen më të thellë e shënoi në qeverinë teknike me Ramën dhe Bardhi ishte ministër.

Basha nuk ka qenë kurrë kryetar i PD-së, Berisha ka qenë gjithnjë kryetar i PD-së. Ta dish ti Marsela që arsye kryesore e non gratës ka qenë dhe mbetet që ai ishte kryetar de facto. Këtë nuk e luan as topi, nëse do ishte jashtë politike nuk dilte non grata. Berisha e futi në qeveri teknike Bashën me Ramën. Mitingjet e Berishës pa Bardhi janë më të mëdhaja se mitingjet me Gazin. Mitingjet para bashkimit janë më të mëdhaja se pas bashkimit. Nuk i krijojnë progresion aritmetik. A ka shqiptarë që vetëflijohet në mesin e korrikut që të vijë Meta në pushtet? Ilir Meta ishte në krye ai drejtonte turmën.'


Lajmi kryesor:

Frontline/ Ironia e Spahiut: Nuk vihet në pushtet duke sulmuar Amerikën dhe Prokurorinë! Një protestë 2 orë pastaj 2 muaj plazh, muk e dobëson Edi Ramën


G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilo: 11/07/2024 23:19

    llumi ben tifo per llumin o kreshnik....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari