Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi sot në 'Studio Live' sekuestrimin e dy vilave të Monika Kryemadhit në Kodrën e Diellit në Tiranë në vijim të hetimit pasuror ndaj saj dhe Ilir Metës.

Spahiu thotë për Arbër Hitajn se Meta dhe Kryemadhi duhet të ishin larguar nga politika pas 21 janarit 2011. 

'Edhe në deklaratat e tij e pranon se janë bërë këto veprime, por thotë se nuk ka përgjegjësi, por Monika dhe vjehrra. E pranon dhe rëndon pozitën e ish bashkëshortes. Ilir Meta duhet të ishte larguar nga politika 13 vite më parë. Pas 21 janarit të dy me Kryemadhin duhet të ishin larguar nga skena politike,. Qëndrimi në politikë ishte delir, ose për tu mbrojtur, për imunitet që ia garantoi Berisha dhe Rama për të qenë në pozitat më të larta. Nëse do ishte larguar në 21 janar, nuk do ishin tashmë një varg çështjesh penale. Moralisht dhe psikikisht situata e tij ka dalë jashtë kontrollit. Rekomandimi më miqësor do ishte të heshtte, vetëm ashtu do ndihmonte veten.'

Më tej Spahiu thotë se Meta nuk mund të quhet më as lider opozite sikundër proklamohet me të madhe se po persekutohen liderët e opozitës. 

'I duhet politika si imunitet nga problemet që kanë. Shpesh në Shqipëri dorëheqjen e quajnë dobësi. Në perëndim është akti më i fuqishëm. Pesha e burrërisë që ka një personalitet shtetëror. Të jetë i gatshëm të jetë i barabartë mes të barabartëve. Imagjinoni dot këta ty hipin tek autobusi i Kombinatit ose të dalin me biçikletë. Të gjithë e kanë bërë për të treguar se janë të paprekshëm dhe nuk mund të shohim ata as në autobusin. Jo zotëri sot historia po tregon se këta qëndrojnë në politikë për imunitet. Këta e politizojnë procesin. Çfarë lideri është Meta, nuk është as deputet. Ka vetëm 2 deputetë. Ka më shumë deputet Idrizi apo Doshi. Edhe Monika i është larguar. Çfarë përfaqëson Meta?'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:36
Spahiu: Meta s’quhet dot lider opozite, sepse s’ka as 2 deputet, madje edhe Monika i iku

 

Kreshnik Spahiu theksoi në Studio Live se nga thirrja e Metës për protesta përpara SPAK nuk do përgjigjen më shumë se 50 apo 100 veta. Më tej ai u shpreh lidhur me deklarimet se po persekutohen liderët e opozitës.

Spahiu thotë për Arbër Hitajn se Meta nuk mund të quhet lider opozite, kur vetë nuk është deputetë, kur i kanë ngelur dy deputetë madje dhe Monika Kryemadhi i iku.

'Protesta mjet i ligjshëm, çdokush ka të drejtë të protestojë. Mendoj se e keqja nuk vjen nga protestat. Mendoj se protestat nuk e ndihmuan Berishën në çështjen. Përkundrazi kanë efektin e kundërt. Nëse nuk ke mbështetjen për të ardhur njerëz atëherë ka efektin e kundërt. Ka vetëm 1 qëllim ti tregojë institucionit që ke mbështetje popullore dhe ti ushtrosh presion mediatik. Kur institucioni shikon se ty mbështesin vetëm 150 persona ngelesh i vetmuar. Meta dhe Berisha po tregojnë hapur pse janë sot në politik. Shumë pyesin pse nuk largohet Berisha 80 vjeç, pse nuk largohet Meta. Përgjigjen e marrin me një fjali: Meta dhe Berisha qëndruan në politikë sepse nuk mund të ishin qytetarë të lirë.

I duhet politika si imunitet nga problemet që kanë. Shpesh në Shqipëri dorëheqjen e quajnë dobësi. Në perëndim është akti më i fuqishëm. Pesha e burrërisë që ka një personalitet shtetëror. Të jetë i gatshëm të jetë i barabartë mes të barabartëve. Imagjinoni dot këta ty hipin tek autobusi i Kombinatit ose të dalin me biçikletë. Të gjithë e kanë bërë për të treguar se janë të paprekshëm dhe nuk mund të shohim ata as në autobusin. Jo zotëri sot historia po tregon se këta qëndrojnë në politikë për imunitet. Këta e politizojnë procesin. Çfarë lideri është Meta, nuk është as deputet. Ka vetëm 2 deputetë. Ka më shumë deputet Idrizi apo Doshi. Edhe Monika i është larguar. Çfarë përfaqëson Meta?

Përkundrazi e kam bërë një pyetje shumë teorike, nëse një qytetar do i bënte shantazh Dumani apo SPAK, ju jeni terroristë çfarë do ndodhte me një qytetar të thjesht, do i humbshin gjurmët dhe do ishte në burg. Janë përkëdhelur aq shumë nga pushteti dhe politika, sot po nxjerrin fytyrën e vërtetë. Sot do ishin duke rritur fëmijët dhe nipat e mbesat. Mendoj se thirrja për protestë, mirë bën që i thërret por do kuptojë se është gabimi i fundit që ka bërë kur të shoh se nuk ka njerëz.'

Ora 18:29
'Njerëzit janë alergjikë ndaj një rikthimi të Berishës', juristi Romeo Kara në 'Studio Live': Kemi nevojë për një parti që të ketë minimum humanizmi

 

Juristi Romeo Kara shprehet në Studio Live se mazhoranca nuk sjell motivim tek qytetarët për ta votuar. Por nga ana tjetër, njerëzit janë alergjikë ndaj një rikthimi të Berishës në pushtet dhe një riciklim i tij duket i papranueshëm. Sipas tij tre partitë kryesore kanë vrarë fjalën e lirë dhe kanë sunduar në këtë shoqëri, nuk kanë qeverisje. 

'Njerëzit janë alergjikë ndaj një rikthimi të Berishës. Por nuk kanë ndonjë motivim që do bëjë ndonjë gjë më të mirë PS. Kjo opozitë që mban peng ndryshimin, tani këto janë organizime të mëdhaja por kanë koston e një qeverie që nuk ka përmbushur as gjërat më minimale. Po flasim për një minimum jetik. Çfarë suksesi kanë këto, ku ta gjejë moralin tek këto dy parti. duhen parti të reja. Këta kanë bllokuar. Atëherë këto trajtohen si organizata kriminale. E kanë marrë peng. Funksionojnë në kundërshtim me ligjin.

Nuk duhet të shkojnë një SPAK ushtarët, duhet të shkojë komandanti. Kanë dalë që kanë para të paligjshme. Unë kam dinjitetin e njeriut dhe vdes me dinjitet. Jo duhet të përballemi si popull. Nuk duhet të shkojmë me fituesin duhet të shkojmë me moralin. Nuk po dinë si të dalin nga politika. Në kaq vjetësh njëri me më shumë kulla se tjetri dhe nuk ofrojnë minimumin jetik. E tmerrshme ta quash tranzicion dhe nuk kemi ofruar as bukën e gojës. Ti marrin të keqen Hitlerit që për 1 vit hoqi lypësit nga rrugët. Kur je i bindur se nuk e bën një punë ik.

Kanë mbjellur një putha dorje dhe kanë vrarë fjalën e lirë. Ne kemi nevojë për një parti që të ketë minimum humanizmi. Ne mund të themi kur nga një parti dalin 50 hajdutë a duhet parë kupola politike. Jemi të qeverisur apo të sunduar? Këta nuk e dinë çdo të thotë sundim. Kur e drejton ligjin jo me ligj por duke i shmangur ligjit. Ky është sundim. Duhet të emancipohemi si popull, ti themi jo padrejtësisë. Janë të treja për tu shpallur të paligjshme.'

Ora 18:23
Spahiu: Dështimi i madh i socialistëve, është policia dhe mungesa rendit publik

 

Kreshnik Spahiu vuri në dukje në Studio Live përparësitë dhe disavantazhet e Partisë Socialiste dhe qeverisjes Rama. Sipas tij, mazhoranca socialiste ka dështuar në disa sektorë si policia dhe mungesa e rendit publik. Ai shton se është e papranueshme që në një kohë kaq të shkurtër të ketë disa atentate pa autor. 

'Në bindjen time PS është gjë tjetër nga qeveria socialiste. PS ka disa epërsi me partitë e tjera. Është partia më e strukturuar horizontalisht dhe vertikalisht, më e zgjeruar gjeografikisht në çdo cep të Shqipërisë ka degët e saj. E ka epërsinë me partitë e tjera. Me PD dhe të tjerat. Si parti ajo funksionon edhe disi brez pas brezi. Kanë krijuar një lloj stafete dhe kanë një lloj trashëgimie dhe të partive europiane dhe në SHAB. Ata që janë të majtë nuk ndryshojnë për breza. Avantazhet janë se kanë parti më të fortë, disavantazhet se kanë një qeveri të konsumuar. Ka pasur dy tre suksese.

Por kanë probleme të rënda në disa sektorë që lidhen me rendin publik. Situata me rendin në 2024 e papranueshme, ku ndodhin 3 4 atentate në kryeqytet e papranueshme për një qeveri dhe parti ti dali jashtë kontrollit. Kanë ndërruar 7 ministra të brendshëm, tregon sektorin më të dobët rendin publik. Problemet e korrupsionit janë të paprecedenta. Ka një prokurori speciale unike në Shqipëri. Ka nxjerrë zbuluar gjysmën e qeverisjes. I kanë dalë gjithë burrat me probleme penale. Vendosin emra anonimë.

Miti i Rilindjes, nuk bëhet fjalë për qeveri të suksesshme, në gjenetikën tonë si shqiptar, kur kalojnë 3 4 mandate është konsum. Politikanët e humbasin lidhjen me popullin, nuk e kuptojnë dot varfërinë. PS shkon si parti shumë e organizuar duke përfituar nga përçarja e opozitës por shumë e goditur nga drejtësia. Me një sërë njollash në biografinë politike. Si dhe nga ana tjetër shkon edhe si pasojë e zemërimit popullor, si pasojë e ekonomisë ku është përfshirë e gjithë Europa. Partitë e mëdha janë rrëzuar dhe partitë nacionaliste po fitojnë terren.'

Ora 18:16
Spahiu: Yuri Kim pritet të emërohet në një nivel të lartë të administratës Trump, ja pse e sulmon Berisha

 

Kreshnik Spahiu komentoi në 'Studio Live' në Report Tv edhe akuzat e Berishës ndaj ish ambasadores së SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim. Spahiu thotë se Berisha ka informacione se ajo do të marrë një post shumë të rëndësishëm në administratën Trump dhe ish kryeministri po i paraprin duke e sulmuar, pasi në të ardhmen SHBA nuk do ja heqi non gratën.

Prandaj Berisha ka gati fajësinë ndaj Kim që nuk do i hiqet non grata. 

'Vetë Berisha e konsideron veten si i akuzuar pa prova. Pse duhet të bësh të njëjtën skemë dhe të akuzosh ambasadoren e SHBA pa prova. Ajo ka besimin fuqiplotë të presidentit aktual Donald Trump dhe u autorizua për të ngritur SPAK. Në emër të Trump ngriti SPAK dhe e asistoi me të gjithë mjetet financiare, njerëzore. Berisha është kontradiktor, ka ngritur alibi se Trump do rrëzojë të gjithë reformën në drejtësi do demontojë SPAK dhe do shkatërrojë rrjetin e Soros në Shqipëri. Pse Berisha e fillon sulmin duke goditur Yuri Kim? Ajo është diplomate karriere dhe sulmet e Berishës do ta motivojnë administratën e Trump që ta promovojë në funksione të larta.

Në dijeninë time Kim do jetë në funksion të lartë të administratës së afërt të Trumpo. Çfarë do ndodh kur ky emërim të bëhet publik? Sigurisht i paraprin për të konsideruar se është Kim që do ndikojë nesër në mos ndryshimin e qëndrimit të Trump. Politikisht Berisha ka vetëm një strategji të bëjë veten dhe elektoratin me gajret. Të shtyjnë dhe ca ditë që këto muaj Amerika do i kërkojë falje Berishës. Po bën efekt të kundërt, do detyrojë SHBA të deklarohen që ato nuk ndryshojnë qëndrim ndaj personave non grata. Ka rrethana juridike që nuk e ndryshojnë non gratën.

Nuk e kanë ndryshuar më parë. Do duhet ta ndryshojnë edhe për zyrtarët të tjerë në Shqipëri. Edhe për zyrtarë të tjerë në Ballkan, edhe në Rusi. Duhet të zhbëjnë vendimet gjyqësore. Çfarë mund të bëjë SHBA kur SPAK e ka në hetim Berishën? Edhe sikur familjarët e Berishës të ishin në administratën Trump nuk do e lëkundnin qëndrimin. Sot po diskutohet për raketa bërthamore shumë pranë Shqipërisë dhe ne po diskutojmë çfarë mendon Trump për mbledhjen tek rrugica me 50 vetë.'

Ora 18:08
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit

 

I ftuar në studion e Report Tv, Juristi Romeo Kara e shikon si të logjikshme lëvizjen e gjykatës sot me sekuestrimin e dy vilave të Monika Kryemadhit në Kodrën e Dieliit në Tiranë. Më tej ai shpërtheu ndaj tre partive kryesore në vend që kanë uzurpuar jetën e shqiptarëve. 

'Lëvizje logjike dhe ligjore bashkë. Duhet të ndjekim shembullin e Singaporit, bazuar në ligjin antimafia, bllokim pasurie. Korrupsioni është shoqëruar me sekuestrim. Jemi shoqëri e viktimizuar nga elita politike. Duhet të marri këtë përgjigje. Duhet të jetë më e shpejtë në të ardhmen dhe më e plotë. Nuk janë vetëm këta si familje, e shohim si një kapo bande. I gjithë tarafi i tij, ministrat njerëzit në parti që i mban me para korrupsioni dhe trafiku. Janë pasuruar në mënyrë të paligjshme. Kjo bandë duhet të shoqërojë kryetarin në bangot e të akuzuarve.

Të shkulet me rrënjë kjo e keqe. Pa lënë pas dore edhe partitë e tjera të mëdhaja. Kanë uzurpuar jetën tonë. Një forcë e madhe kriminale ende e lirë. Është pushtet real. Këto para duhet të merren dhe ti kthehen popullit dhe do jetë e ardhur shumë e madhe. Janë miliarda euro që mungojnë. Ai e ka pranuar se brenda familjes nuk janë deklaruara një shumë e madhe, një numër objektesh. Është pranuar paligjshmëria e pronave.'

Sa i përket deklarimeve të Kryemadhit për letërporositë nga Çekia se prokurorët e SPAK i kanë transformuar, Romeo Kara thotë se jaë fake neës. 

'Këto lloj përralla u kujtua vonë zonja. Meta e ka thënë 1 vit më parë kur ishte në SPAK, unë për një vendim të paligjshëm të ERE-s akuzohem. Është i vetëdijshëm. Në dokumentat e SPAK, kur u bë arrestimi i parë, aty është e qartë me data të sakta, ka ikur në të njëjtën datë, orë dhe ka ardhur në të njëjtën datë me Ismailaj. Janë përpunuar nga i njëjti punonjës në sallën VIP në Rinas.

Fake Neës janë deklaratat e Kryemadhit. Të fshihesh pas gishtit, që nuk e pranojnë realitetin dhe do viktimizohen se po sulmohem për arsye politike, janë padituri. Dje ka folur sikur ishte në gjyq themeli jo për masë arresti. Do parë a mund të kundërshtonte vendimin e shkallës së parë për tu arrestuar. Ka 1 vit që intimidon, kërcënon edhe mund të ketë dashur të iki. E kanë parë të arsyeshme edhe ta arrestojnë me shpejtësi. Çdo person e kupton, si ka kërcënuar edhe vetë kryetarin e strukturës. Ky person ka intimiduar gjithë personat e përfshirë në proces.'

Ora 18:02
Spahiu: Meta në çdo deklaratë të tij, po rëndon keq pozitën penale të gruas dhe familjes tij

 

Kreshnik Spahiu theksoi në Studio Live se Meta sa vjen e po rëndon pozitën e tij dhe të familjes. Më tej shton për Arbër Hitajn se ish presidenti në deklaratat e tij pranon akuzat por ia faturon ato Monika Kryemadhit apo nënës së saj. 

'Është një veprim procedurial i pritshëm. Nuk është surprizë për ata që e njohin ligjin. SPAK krahas hetimit penal ka kryer një sërë sekuestrimesh. E kemi njohur në rastin Partizani, në çështjen e Ahmetaj dhe Beqajt. Mendoj se SPAK në vijim do e thellojë veprimet hetimore, mendoj se Meta me veprimet e tij ka rënduar ligjërisht veten bashkëshorten dhe penalisht familjen. Me çdo lëvizje edhe me qëndrimet nuk ka bërë gjë tjetër por po thellon pozitën proceduriale të familjes. Edhe në deklaratat e tij e pranon se janë bërë këto veprime, por thotë se nuk ka përgjegjësi, por Monika dhe vjehrra. E pranon dhe rëndon pozitën e ish bashkëshortes.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës