Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se pezullimi i Belinda Balluku, sot nga detyra dhe ndalimi i saj që të dalë jashtë vendit me vendim të GJKKO, duhet të interpretohet nga Gjykata Kushtetuese
I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, mbrëmjen e sotme Spahiu tha se ndaj vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën Kushtetuese.
Balluku akuzohet për shkelje në tenderin për lotin 4 të Unazës së Madhe, me vlerë 20 mln euro si edhe për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë me vlerë 190 mln euro, ndërsa Spahiu tha se janë këto dy akuza që rëndojnë ndaj saj.
‘Balluku nuk akuzohet për korrupsion, por për shkelje të barazinë në tendera. Kjo vepër ka ndryshim, deri në këtë moment SPAK s’ka dyshime se ka futur para në xhepin e saj sepse s’do të kishte një, por dy akuza. Nëse SPAK dyshon se zyrtarët kanë përfituar para i shton edhe akuzën e korrupsionit pasiv. Për këtë ndryshe nga shumë të tjerë e ka për një vepër penale tjetër. Balluku ndryshe nga Ahmetaj nuk është arratisur, por ka shkuar në prokuroria për të dëshmuar, prokuroria po tenton që të hap një praktikë të re penale të pezullimit nga detyra, pra kjo është masë ndaluese.
Pezullimi i ushtrimit të një detyre nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, Belinda është person i zgjedhur, po është i zgjedhur në Qarkun e Fierit. Personat që janë të zgjedhur nuk mund të merret kjo masë pezullimi nga detyra dhe jeni përballë një personi të zgjedhur që nga ky moment mund të bëjë ankim në Apel dhe unë them se kjo çështje do bëhet objekt gjykimi nga GJK. Ky është rast që ndodh për herë të parë, të mos lejosh dikë që të dalë jashtë kufinjve të vendit është kufizim i lirisë’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu ka thënë se nesër kryeministri Edi Rama do të ekzekutojë vendimin e GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv.kryeministres.
'Para 2013 janë shkarkuar 4 prokurorë të përgjithshëm dhe dy kryetar të Gjykatës Kushtetuese dhe 2 të gjykatës së Lartë, në momentin që kanë guxuar që të çojnë në mend të kundërshtojnë qeverinë. Dhe në këtë kontekst Rama e ka në dorë të tij. Ajo që do të kishte qenë zgjidhje do të kishte qenë një dorëheqje pasi u mor e mandehur dhe të moas vinte kjo situata e pezullimit. Nëse Rama nuk do të ekzektuojë vendim e gjykatës është histori tjetër. Po unë them se nesër Rama ekzekuton vendimin e gjykatës për pezullimin e Ballukut.
Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se opozita nuk mund të rrëzojë qeverinë edhe nëse largohet kryeministri Edi Rama.
Ai theksoi se opozita sot SPAK-un duhet që ta kishte aleat kundër korrupsionit, pas hetimeve që është duke bërë nga radhët e mazhorancës dhe jo ta sulmonte.
‘Belinda ka insistuar se qeveria të bëhet kërkese për interpretim kushtetues në gjykata. Pra qeveria të marr përsipër të drejtën për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim. Unë them se koha është pak disavatazh. Ekzekutimi i vendimit është çështja, të tjerat janë probleme dhe interpretime që do të marri kohën e vet. Ne kemi ende ish-presidentin që po bënë gati një vit në arrest kemi ministra që u bënë nga 5 vite, fillimi është intensiv në Shipëri për çështjet pastaj ngjarjet mbivendosin njëra-tjetrën. Si ka mundësi që opozita nuk arrin që të rrëzojë qeverinë, saqë edhe Rama nëse rrëzohet PD nuk vjen dot në pushtet. Po është e çuditshme pse opozita sulmon SPAK ndërkohë që duhet ta kishte aleate kundër korrupsionit’, tha ai.
Komente











