Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se opozita nuk mund të rrëzojë qeverinë edhe nëse largohet kryeministri Edi Rama. 

Ai theksoi se opozita sot SPAK-un duhet që ta kishte aleat kundër korrupsionit, pas hetimeve që është duke bërë nga radhët e mazhorancës dhe jo ta sulmonte.

‘Belinda ka insistuar se qeveria të bëhet kërkese për interpretim kushtetues në gjykata. Pra qeveria të marr përsipër të drejtën për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim. Unë them se koha është pak disavatazh. Ekzekutimi i vendimit është çështja, të tjerat janë probleme dhe interpretime që do të marri kohën e vet. Ne kemi ende ish-presidentin që po bënë gati një vit në arrest kemi ministra që u bënë nga 5 vite, fillimi është intensiv në Shipëri për çështjet pastaj ngjarjet mbivendosin njëra-tjetrën. Si ka mundësi që opozita nuk arrin që të rrëzojë qeverinë, saqë edhe Rama nëse rrëzohet PD nuk vjen dot në pushtet. Po është e çuditshme pse opozita sulmon SPAK ndërkohë që duhet ta kishte aleate kundër korrupsionit’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Pezullimi i Belinda Ballukut duhet të interpretohet nga Gjykata Kushtetuese