Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se shifrat që partitë kanë raportuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në raportin financiar për zgjedhjet e 11 majit, ku PS 1.86 milionë euro dhe PD 2.3 milionë euro nuk janë reale.
Në një lidhje skype në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv, teksa i ka cilësuar shifrat si qesharake, Spahiu tha se aq sa kanë raportuar partitë i ka shpenzuar vetëm një deputet.
‘Nëse ka një mashtrim politikë dhe moral më të madh që ndodh gjatë 2025 është deklarata financiare e partive të mëdha. 2 mln është shifër qesharake sa vetëm raki dhe bërxolla që ata konsumojnë gjatë fushatës është më e lartë. Ka deputet që kanë shpenzuar 2 mln euro dhe kjo ka sjellë pabarazi që një kandidatë me pamundësi financiare sot janë jashtë parlamentit. Këta e kanë ngritur në sistem korrupsionin dhe krimin zgjedhor dhe financimin e partive politike’, tha ai.
Spahiu tha se PD ende nuk ka dorëzuar në KQZ kontratën që ka bërë me 'Continental Strategy' gjatë fushatës së 11 majit.
‘Vet sistemi i makanizmit zgjedhor është ndërtuar për të fshehur krimin. Në datë 26 prill Celibashi tha për financimin e kontratës së PD 6 mln dollarë me Continental Strategy, ende nuk është depozituar, por tha se pas zgjedhjeve do të depozitohet, a është depozituar kontrata. Kontrata e lobimit që është lidhur gjatë fushatës zgjedhore. Kontrata me Continental Strategy është tjetër dhe ajo e lobimit me Chris LaCivita është tjetër. Ajo e LaCivita është publikuar, po ajo tjetra. Në çdo raport pas zgjedhjeve thuhet se problemi është mungesa e financimit të partive, e thonë ambasadat në Shqipëri, e thotë OSBE. Po këta edhe sikur ti gjesh me shkelje dënimi më i madh është një gjobë’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, komentoi edhe zgjedhjet e pjesshme lokale në 9 nëntor që do të zhvillohen në 5 bashki.
Ai tha se do ketë bojkot historik në këto zgjedhje.
‘Të dielën në 5 bashki do ketë bojkot historik në zgjedhje, do jetë pjesëmarrja më e vogël në histori dhe e dyta është historike sepse opozita nuk regjistrohet dhe thotë mbështesim të pavarurit. Nëse fitojnë të pavarurit do të thotë PD që fituam ne’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, tha se këto fatura që paraqesin partitë politike në Shqipëri për shpenzimet në fushatën e 11 majit nuk i beson askush.
Spahiu tha se në një qytet në Itali, vetëm një aktivitet partie kushtoi 270 mijë euro.
‘Nga një anë thonë kemi një dhomë dhe guzhinë dhe ana tjetër harxhojnë miliona. Paraqesin disa fatura që si beson asnjë. Unë di që vetëm një aktivitet partie në një qytet në Itali kushtoi 270.000 euro. Kurse këta nuk munden që të sillen në këtë mënyre se fyejnë inteligjencën e asaj pjese të shëndoshë të shoqërisë që ka informacione. Këtu po flasim për shpenzime dhe aktivitete që kanë kryer partitë gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet, dhe jo për para për blerje votash. Po me këto shifra këtu bie i gjithë autoriteti i institucioneve ligjore që kanë për detyrë kontrollin e transparencës së partive politike’, tha ai.
Komente













E vertete,te dy partite duhet te hetohen nga Spak-u.Edhe ne si popull qe e hajme kete rren si diçka normale.Ketu dallohet se çfare shteti jemi duke krijuar,e si gjithmone,gjithmone me mashtrime.Rrofte mashtrimi.
Përgjigju