Juristi Kreshnik Spahiu, tha se këto fatura që paraqesin partitë politike në Shqipëri për shpenzimet në fushatën e 11 majit nuk i beson askush.
Spahiu tha se në një qytet në Itali, vetëm një aktivitet partie kushtoi 270 mijë euro.
‘Nga një anë thonë kemi një dhomë dhe guzhinë dhe ana tjetër harxhojnë miliona. Paraqesin disa fatura që si beson asnjë. Unë di që vetëm një aktivitet partie në një qytet në Itali kushtoi 270.000 euro. Kurse këta nuk munden që të sillen në këtë mënyre se fyejnë inteligjencën e asaj pjese të shëndoshë të shoqërisë që ka informacione. Këtu po flasim për shpenzime dhe aktivitete që kanë kryer partitë gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet, dhe jo për para për blerje votash. Po me këto shifra këtu bie i gjithë autoriteti i institucioneve ligjore që kanë për detyrë kontrollin e transparencës së partive politike’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu: PD dhe PS gënjejnë që kanë shpenzuar 2 mln euro në zgjedhje, aq ka shpenzuar vetëm një deputet












