Spahiu për vetëvrasjen para SPAK: Prokuroria s’ka arrestuar kokat e 'fajdexhive me liçensë'

Kreshnik Spahiu komentoi në Studio Live vetëflijimit e Pal Trashaj që piu fostoksinë para dyerve të SPAK pasi përmbaruesit e mikrokredive i kishin sekuestruar pasuritë atij dhe familjarëve. Sipas Spahiu, hetimi i Prokurorisë ka vijuar me vonesë dhe nuk janë arrestuar kokat e këtyre kompanive, që janë fajdexhinj me licencë.

'Është një diskutim i bllokuar në media prej 2 vjetësh. Është censuruar në portale media. Është debat disktutim mohuar nga një dorë e fshehtë e pakuptueshme por ka sjellë mijëra viktima. Në Shqipëri kemi fajdexhinj të licensuar me ligj. Sistemi bankar ka licensuara fajdexhinj të cilët blejnë kreditë e këqija, dhe u a dhjetëfishojnë interesat bankare qytetarëve. Mijëra familje janë viktimë. Dhe pjesë e kësaj skeme mashtruese është ai qytetar që dje u detyrua të vetëflijohet.

Kjo ka ndodhur edhe për faktin që për dy vite më radhë ndonëse ka patur denoncime pa fund, është hezituar nga Prokuroria për të arrestuar kokat e piramidave e moderne në Shqipëri. Dëmi u dhjetëfishua dhe ndërkohë kapot e fajdeve me licensë larguan paratë jashtë Shqipërisë. Një veprim më vonesë nga Prokuroria. Ka bërë të mundur arrestime të pjesshme, dhe kapjen e pjesshme të parave. Pamundësohet kompensimi. Në këto kushte kanë detyruar të vijë kjo ditë dhe të dalin para SPAK të japin fund jetës. Nga 700 mijë lekë në 5 mijë euro. Dhe i kanë sekuestruar pasuri.

Nuk ka ndodhur vetëm me të ndjerin por me çdo familje pjesë e mikrokredive. Askush nuk merret me trurin e kësaj situate. Është nga më të rëndat. Nga krimet më të sofistikuara. Mediat nuk e kuptonin se çfarë fshihej pas kësaj skeme. Edhe një pjesë e prokurorëve ishin të paaftë. Ishin përballë një aktivitetit të ligjshëm vetë shteti e kishte lejuar. Është heshtje. Pse duhet të dalin 21 apo 31 të vrasin veten që shtetit të kujtohet. Ende nuk e ka vëmendjen e duhur kjo çështje. Ajo pjesë që nuk është pjesë e kësaj skeme.'


Lajmi kryesor:

Spahiu: Të sulmosh Kadarenë ditën e varrimit, përtej çdo kodi fetar dhe zakoni shqiptar


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Eliminimi nga Euro 2024, Rumania bën 'xixë' dhomat e zhveshjes! Lë një mesazh për gjermanët

Eliminimi nga Euro 2024, Rumania bën 'xixë' dhomat e zhveshjes! Lë një mesazh për gjermanët