Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar raportin final të OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 11 majit 2025.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Spahiu tha se fakti që OSBE vijon që të vëzhgojë zgjedhjet, sipas tij do të thotë se vendi nuk ka arritur ende standardet demokratike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ai theksoi se në Shqipëri zgjedhjet janë njohur edhe kur janë marrë me dhunë.

‘Zgjedhjet në Shqipëri i është vënë kapak me raportet e OSBE-ODHIR edhe kur janë marrë me kallashnikov në ‘97. Raporti për mua nuk është as mish dhe as peshk. Shqipëria ka nevojë ende për prezencën e OSBE në zgjedhje. OSBE i monitoron zgjedhjet në disa vende të Europës, ndër to edhe Shqipëria. Nëse Shqipëria do kishte zgjidhje të lira OSBE nuk do  të kishte zyrë në Shqipëri. A ka probleme? Normalisht që ka', tha ai.

Spahiu bëri edhe një krahasim të këtij raporti me raportet për zgjedhjet ndër vite. 

'Tek raporti unë do gjejë disa diferenca. Në zgjedhjet e para 8 vitesh thuhej se shqiptarët merrnin lekë për të dhënë votën. Në raportin e sotëm nuk flitet për shitblerjen e votës me para. Nuk ka vënë re problemet e financimit të partive, më shumë se i lejon Kodi Zgjedhor. Nuk konstaton prezencën e të huajve në fushatë dhe mungesën e transparencës financiare si edhe të elementëve kriminal në zgjedhje. La Civitan se ka parë vetëm OSBE, të gjithë ne e kemi parë’, tha ai.

Juristi tha se PD nuk mund t'i fitonte dot zgjedhjet e 11 majit edhe sikur të ishin pa probleme.

'Të gjithë e dinim se si do të shkonte rezultati i zgjedhjeve, por askush nuk thotë se me zgjedhje të lira dhe të ndershme mund të fitojë PD. 90% janë të mërzitur me Ramën por kur vjen puna tek PD, kjo parti nuk dominon me vota mbi PS. Por unë mendoj se PD ka marrë maksimumin nuk mund të merrte më shumë se aq’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:07
Spahiu: PD nuk i fiton dot zgjedhjet edhe sikur të jenë 100% të ndershme dhe pa probleme

 

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se PD nuk mund t'i fitonte dot zgjedhjet edhe sikur ato të ishin pa probleme.

Teksa u ndal tek rekomandimet e OSBE për zgjedhjet, ai tha se ato nuk janë të mjaftueshme, pasi për të sjellë një ndryshim duhet ndërhyrje në sistem.

‘Kosova ka 5 ose 6 parti, ka balotazhe kurse në Shqipëri është bardh e zi, këtu ka dy ekipe nuk ka pluralizëm, a është kjo përgjegjësi e një parti apo është problem se edhe partia tjetër është e kapur, po kjo i përket një analize shumë të gjatë. Rekomandimet që jep OSBE janë të pranueshme por nuk janë ato që mund të sjellin një ndryshim në zgjedhjet e ardhshme. Unë mendoj se duhet ndërhyrje në sistem sepse pazari që ka bërë PD dhe PS në 2008 ka shkatërruar establishmetin politik. Të gjithë e dinim se si do të shkonte rezultati i zgjedhjeve, por askush nuk thotë se me zgjedhje të lira dhe të ndershme mund të fitojë PD. 90% janë të mërzitur me Ramën por kur vjen puna tek PD, kjo parti nuk dominon me vota mbi PS. Por unë mendoj se PD ka marrë maksimumin nuk mund të merrte më shumë se aq’, tha ai.