Spahiu: Sherri Berisha-Topi
cënoi sigurinë kombëtare

Spahiu: Sherri Berisha-Topi <br />cënoi sigurinë kombëtare
TIRANE - Grindjet e vazhdueshme mes Kryeministrit Berisha dhe Presidentit të Republikës, Bamir Topi, kanë cënuar sigurinë kombëtare. Akuza erdhi sot nga lideri i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, gjatë tryezës që kjo forcë politike mblodhi pikërisht për të trajtuar problemet lidhur me këtë temë. Sipas Spahiut, për shkak të sherreve mes Topit dhe Berishës, Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka 5 vjet pa u mbledhur.

Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s pa një avion luftarak, tha Spahiu, ndërsa sipas tij, hapësira ajrore shqiptare patrullohet nga avionë grekë. Për këtë, Forcat e Armatosura duhen rikompozuar mbi parimin e ekuilibrit të fuqisë ushtarake, tha ai gjatë tryezës së AK. “Ne do të sigurojmë hapësirën tonë territoriale”, shtoi ai, ndërsa akuzoi se SHISH dhe SHIU gjenden “nën shantazhin politik”.

Spahiu premtoi se do të hedhë dritë mbi municionet dhe asgjësimin e demontimin e tyre. “Shqiptarët duhet të dinë çfarë është bërë me 200 avionë, 2060 tanke, 14000 murtaja, mijëra raketa, 4 nëndetëse, 85 anije luftarake”, tha ai.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë