Spahiu: Teatër komik! Rama ka marrë peng Berishën dhe e përdor si gogol për të trembur amerikanët

TIRANË- Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar si teatër komik votimin e një dite më parë në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Sipas Spahiut, Rama ka marrë peng Berishën dhe e përdor si gogol për të trembur amerikanët.

Juristi u shpreh për Report Tv se konkluzioni i kësaj marrëveshje është fakti se Rama mban pushtetin dhe Berisha mban kreun e opozitës.

‘Ky është një teatër komik që i jep fund dilemave të publikut që mendonin se kanë të bëjnë me një luftë politike me Ramës dhe Berishës. Rama po e përdor Berishën si një patronazhist me të cilin po arrin qëllimet e tij politike. Ky teatër komik nxjerrë zbuluar përdorimin që Rama po i bën Berishën. E përdor si gogol për të trembur amerikanët.

Konkluzioni është Rama mban pushtetin, Berisha mban kreun e opozitës. Premtimi i tij që nuk do të bashkëpunonte me non gratën tashmë është zbehur. Të gjithë marrëveshjet famëkeqe te estabilishmentin politik ndodhin kur ambasadori amerikan nuk ndodhet në Shqipëri. Ndodhin kur është sezon pushimesh, ose në periudhë Krishtlindjesh.

27 deputetë e opozitës që votuan listat e mbyllura kanë votuar edhe kundër Kushtetutës, kundër sistemit pluralist. Kundër demokracisë. Këta deputetë janë patronazhnistët e Edi Ramës, janë fatkeqësia e sistemit demokratik në Shqipëri, duke qenë në patronazh të Edi Ramës i kanë garantuar vazhdimësi të pushtetit të tij.’- tha Spahiu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Spahiu: Çudia zgjat 3 ditë / Do nxjerrin Ahmetjan, të zhurmojë dhe populli të harroj pazarin Berisha-Rama

Duke komentuar votimin e Kuvendit për Kodin e Ri Zgjedhor, juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv, u shpreh se qeveria dhe opozita do të krijojnë një ngjarje në mënyrë që kjo marrëveshje të harrohet. Sipas Spahiut, do të nxjerrin Arben Ahmetajn, që të zhurmojë dhe populli të harrojë pazarin Berisha-Rama.

‘Rama dhe Berisha po shfrytëzojnë mungesën e ambasadorit të SHBA-së dhe ka krijuar nja vakum jo vetëm me qëndrime diplomatike të ambasadës së SHBA-së, por edhe të ambasadave të tjera. Berisha dhe Rama po e shfrytëzojnë këtë vakum. DASH dhe Uashington s’do ta falin këtë marrëveshje mes Ramës dhe Berishës non grata. Ndërkombëtarët nuk mund të pranojnë lista të mbyllura. Këta duan të krijojnë ngjarje dhe skandale që çudia të zgjasë 3 ditë.

Do nxjerrin Ahmetajn që të zhurmojë dhe populli të harrojë pazarin Berisha-Rama. Nëpërmjet një skandali qa ta hapin, zhvendosin vëmendjen e publikut me qëllim që të ulet presioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar.’- tha Spahiu.

 

Ora 12:50
Ironia e Kreshnik Spahiut: Diaspora do votoj, por Rama-Berisha do numëroj.

 

Me ironi e ka komentuar juristi Kreshnik Spahiu votën e Diasporës e cila për herë të parë do të votojë në zgjedhjet parlamentare. Në një intervistë për Report Tv, Spahiu tha se diaspora do të votojë, por Rama dhe Berisha do të numërojnë.

‘Logjika juridike dhe politike e asaj që miratoi dje PD dhe PS diaspora do të votojë, pro Rama dhe Berisha do të numërojnë. Këta do të asgjësojnë dhe manipulojnë votën e diasporës. Të nesërmen do të bëhen pishman që është miratuar kjo mënyrë e sistemit të numërimit të votës.

Procedura është e vështirë pasi gjysma e emigrantëve nuk e deklarojnë rezidencën  tyre. Nuk duan të deklarojnë adresën ku jetojnë, ju garantoj se nga 1.5 mln s’kanë për të votuar as 50 mijë veta dhe në këto 50 mijë do të jenë vota të kontrolluare. Rama dhe Berisha do ti numërojë dhe asnjë votë nuk do të shkojë për partitë e reja.’- tha Spahiu.

Ora 12:49
Spahiu: PD pengesë kryesore për rrëzimin e qeverisë dhe shkatërron partitë e reja për monopol opozitar

Juristi Kreshnik Spahiu thotë Partia Demokratike është bërë pengesa kryesore për rrëzimin e qeverisë. Në një intervistë për Report Tv, juristi u shpreh se për të mbajtur monopolin opozita PD po shkatërron partitë e vogla.

‘PD është bërë pengesa kryesore për rrotacionin politik. Për këtë arsye të gjitha partitë e tjera duhet të bëhen bashkë, nga Lapaj, te Nisma Thurja, Arlind Qori dhe vetë Basha me partinë e re. Të gjitha partitë duhet të bëhen bashkë të kundërshtojnë këtë pazar politik në GJK se përndryshe janë të vdekura. Ndërmjet të tjerave marrëveshja Rama-Berisha ka shkatërruar partitë e reja dhe mundësitë për të krijuar një pol të tretë.

Duke mbyllur listat partitë e reja nuk mund të bashkëpunojnë për koalicion pasi duhet një listë e përbashkët. Debate kryesore me partitë e vogla, që synojnë të jenë kundër, do të do të lindi në renditjen e listës. Tani me ligjin e para 4 viteve, u hoq mundësia e koalicioneve dhe të gjithë do të kenë një logo partie. Me një gur kanë vrarë dy zogj, kanë siguruar pushtetin e tyre dhe kanë shkatërruar partitë e vogla. Këta bëjnë një lojë me njëri tjetrin ku kanë shkatërruar pluralizmin dhe kanë vrarë garën.’- tha Spahiu.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 28/07/2024 08:51

    Amerikanët kanë kapur këta dhe njeri ka rolin e gogolit e tjetri të Karizmatikut.

    Përgjigju
  • Iris: 28/07/2024 02:21

    /LUI/,diaspora po ju mban gjalle me remintancat dhe eshte me shume me pak e ndikuar,apo e varur nga politikanet e politikat e tyre ne Shqiperi dhe si numer ,eshte shume me e madhe se sa ata qe jetojne ne Shqiperi.Juve ju mbajne nen presion politikanet me rroga,pensione,vende pune,ju mbajne me premtime qe gati nuk i mbajne kurre.Ju jeni sikur keni rene ne nje pusete e keni ngecur e nuk dilni dot nga llumi i saj dhe kur diaspora ju zgjat doren t'ju nxjerre jashte ju thoni na lini rehat ne hallin qe na ka gjetur,nuk na nxirrni dot.Doni te dilni vete ,por ajo pusete eshte shume e thelle e llumi eshte i trashe,i rende e nuk ju le te ngrini as krahet.Kurse politikanet ju shikojne nga siper,ferkojne duar e buzeqeshin mes tyre e thone,aty ju pafshim perhere,se bota siper eshte bere per t'u shijuar vetem nga ne!S.d.q behet fjale vetem per gjeneraten e pare e te dyte per te votuar,se ata qe kane lindur jashte,apo kane shkuar shume te vegjel,mos i llogarisni se jane pershtatur me kulturat e vendeve adoptuese.

    Përgjigju
  • Lui: 27/07/2024 16:29

    Nuk e kuptoj perse duhet qe diaspora te votoje per qeverine ne Shqiperi?! Eshte gjeja me e palogjikshme. Diaspore quhet ai komunitet njerezish qe ka vendosur te jetoje jashte kufijve te shtetit prej nga jane. Dmth ne nje fare menyre diaspora nuk ka pse te vendose per fatin tim qe jetoj ketu. Ose te pakten te kete nje klauzole si psh nese jeton te pakten 3 muaj pa nderprere mund te kesh edhe te drejten e votes. Dikush qe jeton, kontribuon dhe me keq akoma kane harruar dhe shqipen nuk duhet te me diktoje mua qeverine qe do me drejtoje qe do me marre taksat, qe do me jape sherbimet.. Lere pastaj kjo puna e besimit dhe manipulimit qe nuk zihemi e grihemi qe na vjedhin votat para syve, e jo me qe te vije nje vote nga jashte....Pupupu....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut

Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut