TIRANE - “Nëse procesi i dekriminalizimit nuk do të kryhet brenda zgjedhjeve lokale, atëherë Partia Demokratike do të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve”. Deklarata është bërë nga Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho në një intervistë dhënë për televizionin A1 Report.
Në fjalën e tij, nënkryetari Spaho tha se procesi i dekriminalizimit është prioritar për Partinë Demokratike. Dhe nisur nga draft-rezoluta e firmosur mes palëve në dhjetor, Spaho theksoi se afatet e saj duhen respektuar.
Në këtë kuadër nënkryetari demokrat nënvizoi se dekriminalizimi duhet të kryhet përpara zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Në të kundërt opozita do të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve lokale.
Është opsion edhe shtyrja e zgjedhjeve?
"Të gjitha opsionet janë në tavolinë shpresojmë që maxhoranca t’i përgjigjet me seriozitet të gjitha angazhimeve që ka marrë dhe i ka marrë me afate të cilët të respektojë edhe afatin e zhvillimeve të zgjedhjeve vendore procesi i prodhimit legjislacionit për të penguar këta individë të hyjnë në çdo nivel të pushtetit por nëse do të vazhdoje që komisioni të mblidhet sa herë nuk ka punë të tjera bashkëkryetari i komisionit sigurisht nuk do të ketë rezultat", - u shpreh Edmond Spaho
Ndërsa i pyetur në lidhje me qëndrimin e Mesila Dodës e vetme në parlamentin shqiptar nga ana e opozitës për votimin e heqjes së imunitetit të deputetëve Doshi dhe Frroku, Spaho e cilësoi si një qëndrim dhe votim personal i saj.
“Ishte një zgjidhje e saj, një qëndrim edhe më i ashpër sesa ai i Partisë Demokratike. Sigurisht që ne kërkojmë grupi të ketë disiplinë politike por në këtë rast sipas mendimit tim nuk është ndonjë çështje për ta bërë publike”, thotë zoti Spaho.
Nënkryetari i selisë blu shtoi nga ana tjetër se Partia Demokratike ishte pro kërkesës së Prokurorisë, por kundërshtoi procedurat që sipas tij ishin të papranueshme.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO