SPAK, 72 kërkesa në mars për përgjime, miratohen nga GJKKO! Disa edhe për politikanë! Prej javësh përdoret pajisja që përgjon rrjetet sociale e platformat e komunikimit

SPAK ka dërguar vetëm në muajin mars 72 kërkesa për përgjime, të cilat janë miratuar nga GJKKO!

ReportTv mëson se janë një sërë procedimesh penale për korrupsion dhe krime të rënda e trafiqe. Mes personave në përgjim grupe kriminale, politikanë dhe biznesmenë. . Report Tv siguron raportin, ku gjykata ka miratuar kërkesat për përgjime.

SPAK prej disa javësh ka në përdorim pajisjen më të fundit të përgjimeve që përfshin të gjitha rrjetet sociale dhe platformat e komunikimit. Me këtë pajisje janë arritur të zbërthehen dhe disa komunikime të kriptuara të grupeve kriminale përfshirje edhe grupin e vrasjeve me pagesë, bazat e armëve dhe trafiku kokainës. Që prej marsit kjo pajisje e teknologjisë së lartë është në funksion 100%. 

Në datën 13 dhjetor 2019 është bërë nga Ministria e Brendshme lidhja e kontratë (e klasifikuar) për blerjen e Sistemit të Përgjimit. Në shtator 2020 pajisjet e përgjimit kanë ardhur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe është bërë montimi, instalimi dhe konfigurimi i sistemit në ambientet e përcaktuara. Prokuroria e Posaçme ka marrë në dorëzim sistemin e përgjimit në fund të muajit janar të këtij viti.

Në vijim është punuar për integrimin e sistemit të përgjimit me kompanitë që ushtrojnë aktivitetin në vendin tonë. Ky proces është realizuar gjatë periudhës shkurt-mars 2021. Në datat 24-29 mars 2021 është bërë transferimi i procesit të përgjimit nga qendra e përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme për në Qendrën e Përgjimeve në Prokurorinë e Posaçme.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja