Akuzat e SPAK, Kryemadhi: Çdo pagesë e kam bërë unë, jo Meta! Asnjë operacion plastik, hoqa kancerin dhe kurova fëmijët! Goditje politike nga ushtarët e Ramës

TIRANË- Një ditë pasi iu komunikuan 3 akuza nga SPAK: Korrupsion, pastrim parash dhe mos-deklarim të ardhurash, Monika Kryemadhi thotë se nuk do ta refuzojë zbatimin e vendimit detyrim paraqitje nga Gjykata e Posaçme.

"Patjetër, do e respektoj masëN. Kjo është edhe drejtësia e kastruar e Edi Ramës. Beteja nuk është te forca, por te argumenti", tha Kryemadhi. 

Pavarësisht këtij vendimi, akuzat e drejtësisë, i quan politike të urdhëruara nga Edi Rama.

"I kam toleruar edhe për sjelljen e tyre se në fund të fundit janë ushtarët e Ramës, beteja ime nuk është me ta, para ca vitesh ishte Karaja, tani Dumani, të gjithë janë kalimtarë, ata janë ushtarët e bindur të një perandorie të kapur nga krimi, e bëjnë me zell të madh këtë gjë, beteja ime është betejë politike me Ramën dhe ata që i shërbejnë Ramës", tha Kryemadhi. 

Që në fillim, justifikon ish bashkëshortin e saj tashmë të arrestuar për po të njëjtat akuza, duke thënë se ai nuk ka kryer asnjë veprim bankar.

“Kam paguar unë çdo transaksion në shkolla, kam paguar ujë e drita. Ilir Meta është marrë me politikë”, vijoi Kryemadhi. 

Faturat e padeklaruara për shpenzime shëndetësore, që SPAK evidenton se kapin shifrën 106.125 euro në 6 vite, Kryemadhi, teksa pranon se janë bërë edhe pagesa në CASH, thotë se kanë qenë për operacionet e fëmijëve të saj dhe jo operacione plastike.

"A e ka deklaruar Rama operacionin e fëmijës së vet, kush ua ka paguar, si e ka bërë, a e ka hetuar SPAK këtë gjë. A do bëjë deklaratë Dumani për hetimin e shërimit të djalit të Edi Ramës. Nxjer SPAK faturën 1800 euro të heqjes së limfomes së fëmijës tim, e heqjes së qafës së mitrës që kisha unë me kancer dhe thotë si operacion palstik. S'kam vërë asnjë operacion plastik se po ta kisha bërë sdo kisha turp ta thoja. Kam bërë një mbajtje të vetes sime si grua, vajzë", theksoi Kryemadhi. 

Mohon edhe episodin ku përmendet blerja përmes kredisë nga nëna e saj, e një apartamenti me vlerë 310 mijë euro. Thotë se të afërm të saj janë kërcënuar për të dëshmuar. 

"Mjeku kirurg që ka operuar fëmijën tim e kanë marrë si kriminal në Rinas, i kanë heq lidhëset rripin dhe e kanë trajtuar si një kriminel. Kur ndërkohë SPAK kishte kartelën mjekësore të fëmijës, timin, analizat e mia. Për ca e marrin mjekun si kriminel për ta intimiduar. Personin që mamaja i ka blerë shtëpinë, e ka kërkuar dhe të thotë që mi ka dhënë lekët kesh në dorë. Personi që i kam blerë unë shtëpinë, e kanë kërcënuar 3-4 herë, e kanë fut dhe brenda me akuza të tjera për ta frikësuar. U kanë kërkuar të bëjnë deklaratat e rreme", vijoi Kryemadhi. 

Në konferencën për gazetarët, Monika Kryemadhi u ndal edhe te mënyra e arrestimit të Metës, teksa sulmin për policinë e pati të drejtpërdrejtë.

Na del edhe një motërfucker atje, që e godet në kokë! Harrojnë që shqipëria është sa një fshat, të gjithë e njohim njëri tjetrin”, u shpreh Meta.

Edhe pse tashmë, në pozitat e ish bashkëshortes, të njeriut që siç thotë eci krah për krah jo vetëm në jetë, por edhe në politikë, tashmë në burg, i dërgon një mesazh dashurie: "Çdo gjë e kam menduar por kurrë divorcin, mund të kisha krim pasioni me Metën, por divorc me Metën nuk e kam menduar kurrë.  E kam dash dhe e dua. S‘ka rëndësi se ca bën Meta. ai është babai i fëmijëve të mi, është njeriu që me ka bërë kjo që jam."

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
Kryemadhi ‘godet’ dhe ambasadorët: Ka njerëz tranzitorë që vijnë me ‘Zara’ e ‘Piaxho’, ikin me ‘Range’ e vila dhe bëjnë moral! Gara më e madhe, kush vjen ambasador në Shqipëri

Teksa kundërshtoi akuzat e ngritura nga SPAK dhe masën e vendosur nga GJKKO për të dhe bashkëshortin me të cilin është në proces divorci, Ilir Meta, Monika Kryemadhi deklaroi para gazetarëve dhe për familjen e saj është gati të bëjë gjithçka dhe se ndaj tyre është ngritur një farsë nga “drejtësia e kastruar e Edi Ramës” siç e cilësoi ajo.

Teksa mohoi pagesat në llogari direkte për të birin, ajo akuzoi SPAK dhe strukturat qeveritare se po merren me fëmijët e saj dhe se që këtej e tutje “do fal, por nuk do harroj”.

Deputetja e PL theksoi se sulmet ndaj tyre “kanë nisur që më 2014 me inskenimin Tom Doshi-Durim Bami në zyrën e Saimir Tahirit dhe Artan Didit apo me rastin CEZ-DIA”, duke akuzuar se kanë qenë sulme të drejtuara politikisht.

Kryemadhi nuk la pa përmendur edhe ambasadorët e huaj që akreditohen në Tiranë, pa ua përmendur emrat, po për të cilët u shpreh duke i quajtur “njerëz tranzitorë”, që “bëjnë dhe moral”, se “vijnë me Zara dhe Piaxhio dhe ikin me Fendi, Range Rover dhe vila në bregdet”. Ajo theksoi se “gara më e madhe në institucionet ndërkombëtare sot është se kush do vijë ambasador në Shqipëri”.

Gjithashtu më tej, në përgjigjen e saj ndaj një pyetjeje tjetër, Kryemadhi përmendi edhe emrin e ish-ambasadores Romana Vlahutin.

Fjala e Kryemadhit:

“Cila është marrëveshja korruptive? Inceneratorët, anijet që janë në vlorë dhe paguajnë 80 mijë euro ditë, shitblerja e energjisë, tuneli, Thumanë-Kashar, shitja e detit dhe s’merret asnjë me shitjen e detit. Pagesat e Ramës me Toni Blerin për marrëveshjen e detit apo konsulencat personale të Ramës. Ky është korrupsioni?

Pse kam ndihmuar? E kam ves dhe vesi vdes me shpirtin dhe do vazhdoj të ndihmoj dhe më është kthyer mbrapsht. Kam ndihmuar në shkolla, në spitale, në njerëz dhe do vazhdoj.

Më pyet një punonjës ambasade: A je bërë pishman që ke bërë denoncim për inceneratorin?

Si politikane jo, si nënë, vajzë, grua, nënë dhe shoqe po. Sepse shpenzimi monetar i inceneratorit të Tiranës ishte e jashtëzakonshme, 100 mijë euro në ditë, se s’është vetëm plehrat, por edhe dherat, karburanti e histori të tjera.

Paguheshin 1 mijë njerëz në ditë me mijëra euro çdo ditë për të bërë shkrime kundër meje, më th. Normale është që SPAK-u të përmendë emrin e fëmijës time? Mamaja ime ka llogari të hapur personale dhe ndihmon për shkollimin e fëmijëve. Jetoj me mamanë time për shkak të sëmundjes së babait tim dhe falënderoj Ilir Metën që më dha mundësinë t’i shërbej babait tim.

Nëna ime e ka cilësuar se do përdoren për këtë gjë këto para, por jo se i ka fëmija im. Në Angli s’paguan dot me kesh. As biletë në metro s’paguan dot në Angli, duhet me kartë. Nuk ble dot një kafe pa aplikacion, apo në bibliotekë. Dhe duhet kartë studenti dhe kjo kartë mbushet, çon paratë nga Shqipëria në Angli më aplikacion. Që do edhe një javë të shkojnë, sepse kemi probleme me sigurinë kibernetike dhe kërkon kohë. Është farsë, mënyrë për të intimiduar dhe bërë pis Monikën.

Janë marrë me mua dhe Ilir Metën sepse ua kemi dhënë të drejtën se jemi njerëz publikë, jemi politikanë. Po kur çështja kalon te fëmija, do bëj e unë llogaritë, sepse s’mbetet më gjë tjetër. S’është hera e parë që përballen me të tilla intimidime, jo se kemi frikë, jo se fëmija im ka frikë.

Ju kujtoj 2014 me skenarin e Tom Doshit dhe Durim Bamit, e bërë në zyrën e Tahirit dhe Didit. Pastaj ajo e CEZ-DIA dhe çuditërisht mua më informon Endri Fuga. Për shkrimin që ishte bërë te BIRN-idhe ne e dimë shumë mirë se kush e ka iniciuar shkrimin, Lulzim Bashës nëpërmjet një deputeteje të partisë Demokratike, që ja ka çuar gazetares, madje gazetarja vetëm ka vënë emrin, le të dali të thotë ajo. Dhe ngritën alibinë e CEZ-Dia që atëhere.

Pastaj nxorën gruan e Kastriot Ismailit me Ilir Metën, pastaj me intervistën e gazetarit. Pastaj kryeministër, pastaj me Fatos Nanon, katarsisi, etj.

Ne ja kemi marrë dorën këtyre gjërave. Kjo histori fillon që më 1992, kur Ilir Metës iu hoq imuniteti nga Sali Berisha në Parlament.

S’jemi marrë asnjëherë me fëmijët e askujt, as të Ramës, as Veliajt, as Berishës, Nanos, Bashës apo dikujt tjetër. Politika ka ca rregulla dhe kur i prish këto rregulla, mos të na thonë hajt të gjejmë një zgjidhje.

Unë e vlerësoj familjen dhe për familjen jam e gatshme të bëjë gjithçka. Deri sot kam menduar politikisht dhe emocionalisht.

Këtu vijnë njerëz tranzitorë nga jashtë, vijnë me “Piago” dhe kthehen me “Rang Rover”, vijnë me fustane “Zara” dhe ikin me “Fendi” dhe pastaj me vila në bregdet, edhe të bëjnë edhe moral. Kështu që besoj se e dini që gara më e madhe në të gjitha institucionet ndërkombëtare është se kush të vijë ambasador në Shqipëri.

Normale, ne jemi gati t’i heqim të gjitha, si thotë shprehja, më hiq mua një sy, që t’ia heqësh atij tjetrit të dyja. Dhe normal, se janë përfitimet, se janë kontratat, dhe ca të tjera që janë në rrugë e sipër. Por jam e bindur që Drejtësia e kastruar e Edi Ramës s’ka ndërmend t’i zbulojë, por t’i varrosë”.

Ora 13:42
Kryemadhi: Më kanë rënë më qafë dhe s’është gjynah! Dikur falja dhe harroja, por tani do fal dhe nuk do harroj!

 

Monika Kryemadhi kujtoi sot para mediave, teksa ndodhet nën akuzë nga SPAK bashkë me Ilir Metën, se kishte falur dhe harruar shumë gjëra ndaj kundërshtarëve të saj.

Ajo theksoi se “ka të ruajtura shumë dokumente, edhe origjinale”, sepse siç e cilësoi, është një ves gjenetik i saj për të ruajtur çdo gjë.

“Beteja ime është me opinionin publik dhe jo me sistemin e drejtësisë apo gjykatat sot. Do konsultohem edhe me miqtë jashtë dhe brenda vendit. I kam të ruajtura dokumentet dhe do përballem”, tha ajo ndër të tjera.

Teksa më tej akuzoi se “i kane rënë më qafë”.

“I kanë rënë më qafë Monika Kryemadhit. Dhe t’i biesh me qafë Monika Kryemadhit nuk është se është gjynah, sepse s’është ndonjë gjynah. Por e kanë bërë Monika Kryemadhin që të mendojë thellë dhe mirë, se si kjo gjë do shkojë në të ardhmen. Kam qenë budallaqe që falja dhe harroja shpejt. Tani do fal, por nuk do harroj, sepse kam qenë njeri që falja shpejt”, u shpreh ajo, duke kujtuar përballjet e vështira politike në të kaluarën, me personazhe të ndryshme në pushtet ose jo.

Ora 13:24
'E kam dashur dhe e dua!', Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka folur për divorcin me Ilir Metën dhe rrugëtimin e tyre. Kryemadhi thotë se kurrë nuk e kishte menduar divorcin me Metën, por me shaka shtoi se mes tyre mund të kishte krim pasioni, por kurrë divorc.

Çdo gjë e kam menduar por kurrë divorcin, mund të kisha krim pasioni me Metën, por divorc me Metën nuk e kam menduar kurrë.  E kam dash dhe e dua. S‘ka rëndësi se ca bën Meta. ai është babai i fëmijëve të mi, është njeriu që me ka bërë kjo që jam. Më kë lënë të jem e lirë e drejtpërdrejtë, edhe impulsive edhe pse me kosto, por kur një gjë mbaron-mbaron, nuk e mban dot me zor. Nuk është çështja te rikthimi, është çështja tek ajo si ti ndihesh. Jeni të rinj për ta kuptuar këtë gjë, por prioritetet e një gruaje si puna ime janë fëmijët dhe dua t’iu them një gjë që në moshë të re mund ta vrisja veten për Metën si Romeo dhe Zhuljeta, por tani e vras veten vetëm për fëmijët e mi, Meta është politikan serioz, patriot.

Ora 13:10
Arrestimi i Metës, Kryemadhi: Është tradhtuar gjithmonë nga bashkëpunëtorët! Nuk marr pjesë në aksionin e PL, kemi qëndrime të ndryshme

 

Monika Kryemadhi ka folur në një konferencë për mediat ka folur për arrestimin e Ilir Metës. Për të, thotë se Meta kurrë s’ka bërë gabime politike, por gjithmonë është tradhtuar nga bashkëpunëtorët e tij. Sa i takon akuzave ndaj Metës për CEZ-DIA, Kryemadhi thotë se Meta ka qenë kundër çmimit të asaj kontrate dhe e ka çuar në gjykatë.

Ilir Meta s’ka bërë gabim politike, është tradhtuar gjithmonë nga bashkëpunëtorët e tij. PL ka strukturën e saj dhe do strukturoren dhe riorganizohen. Nuk dua të përfshihem në aksionin opozitar të PL, se s’dua të krijoj asnjë lloj çfokusimi të aksionit opozitar të saj se kemi këndvështrime të saj, por në çdo aksion të opozitës së bashkuar do përfshihem edhe pse doja të isha më e distancuar. Dua të them që Sali Berisha i arrestuar, Salianji që është qesharake e dënojnë me 1 vit burg, Fatmir Mediu mbahet në presion ka tre vjet, Metën e kanë nis që në 2014. Ilir Meta ja qenë kundër, e ka çuar në gjykatë për çmimin që këta e akuzojnë. S’kanë pas asgjë dhe e bashkuan me çështjet e mia. Kanë marrë fragmente mesazhet të copëtuara.

Ora 12:49
Kryemadhi: Hoqa kancerin, SPAK e thotë si operacion plastik! Kjo është goditje politike

 

Goditje politike e quan Kryemadhi akuzën e SPAK, Në një konferencë për mediat, Kryemadhi tha se nuk ka bërë operacione plastike.  

A e ka deklaruar Rama operacionin e fëmijës së vet, kush ua ka paguar, si e ka bërë, a e ka hetuar SPAK këtë gjë. A do bëjë deklaratë Dumani për hetimin e shërimit të djalit të Edi Ramës. Nxjerr SPAK faturën 1800 euro të heqjes së lipome të fëmijës sime, e heqjes së qafës së mitrës që kisha unë me kancer dhe  e thotë si operacion plastik. S’kam vërë asnjë operacion plastik se po ta kisha bërë s’do kisha turp ta thoja. Kam bërë një mbajtje të vetes sime si grua, vajzë. Pafytyrësia më e madhe e kësaj deklarate tregon haptazi që kanë qëllim politik. Më vjen keq që kjo gjë kalon cakun e komunikimit normal me të gjithë ata që bëhen palë e kësaj farse imorale.

Ora 12:46
Kryemadhi flet për divorcin me Metën: S’ia uroj askujt konfliktin tim familjar! 33 vjet kemi ecur për dore bashkë

 

Monika Kryemadhi flet për divorcin me Ilir Metën.

S’ja uroj asnjërit konfliktin familjar që kam unë, se nuk është konflikt familjar mes dy njerëzve që janë marrë me shkuesi, janë dashur me njëri tjetrin shumë, kemi bërë shumë për njëri tjetrin, kemi ecur për dore të dy bashkë 33 vjet dhe dëshira ime për të luftuar korrupsionin dhe inceneratorin e Tiranës mesa duket çoi në faturën për të paguar një faturë shumë të madhe të shkatërrimit të familjes sime.

Ora 12:39
Kryemadhi: Prej 7 muajsh asnjë komunikim me Metën, edhe të dua ta takoj në burg, s’do pranojë

 

Monika Kryemadhi thotë se prej 7 muajsh nuk ka asnjë komunikim me Ilir Metën.

Prej 7 muaj zero, me përjashtim kur me ka ardhur padia për divorc, s’kam më komunikim me të. Për këtë çështje do punojmë të ndarë, për arsye të mbrojtjes se ai ka objektivat e veta, unë di të them masa e arrestit për metën është masë arresti që tenton për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin. Duke pasur parasysh që për gjëra të cilat ata dyshojnë tek unë, duan t’ia vendosin Metës që s’kanë lidhje fare. Edhe sikur të dua unë ta vizitoj nuk pranon ai.

Ora 12:38
Monika Kryemadhi: Një motërfucker goditi në kokë Ilir Metën, policia e Netritan Nallbatit, e rrëmbyen si kriminel!

Deputetja e partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, që ndodhet me masën “detyrim paraqitjeje” nga SPAK, doli sot në një konferencë për shtyp para mediave për arrestimin e bashkëshortit të saj Ilir Meta dhe akuzat e ngritura në bllok.

Ajo akuzoi qeverinë dhe Edi Ramën se ka marrë kontrollin e drejtësisë dhe denoncoi se gjatë “rrëmbimit të Ilir Metës nga Policia”, ai është goditur në kokë me grusht nga një prej policëve. Ajo e ka cilësuar efektivin si një “motherfucker”. Gjithashtu deklaroi se do e respektonte masën e vendosur 'detyrim paraqitjeje'.

Reagimi i Monika Kryemadhit për arrestimin e Metës:

“Patjetër, do e respektoj masën (detyrim paraqitjeje). Kjo është edhe drejtësia e kastruar e Edi Ramës. Beteja nuk është te forca, por te argumenti. A ka qeveria argument për incenaratorin e Tiranës, po ndërtimi pa leje i hektarëve dhe kamionëve me dhera me miliona euro? Po pallatet ku pastrohen parat  e drogës nga Spanja, Dubai etj.? Çfarë bën SPAK-u? Bashkon SPAK-u dosjen e CEZ-DIA në 5 vjet!

S’kanë argument dhe hajt t’i mbyllin gojën Ilir Metës, e ta fusin brenda, me një rrëmbim kriminal, siç bënë bandat e Shijakut dhe Durrësit. Njerëz dy metra të gjatë, me kapuç dhe kallash, e kë do kapnin? Ilir Meta nuk është kriminel. Kur e kanë kërkuar Ilir Metën e s’u ka vajtur. Kur i kanë thënë Ilirit të shkojë dhe nuk ka shkuar. Kur u ka thënë Ilir Meta jo atyre? Kush është Ilir Meta që e tërheqin ashtu? Na del edhe një motërfucker atje, që e godet në kokë! Kush është policia e Neritan Nallbatit që na bëka aksion?!

Policia e grupit të Shijakut, e vezëve dhe miellit, që kontrollon portin e Durrësit dhe Policinë e Shtetit? Tentova unë të hap gojën për inceneratorin e Tiranës dhe s’u bë asgjë, vazhdojnë paratë e paguhen, mediat paguhen dhe s’bëhet asgjë”.

Ora 12:28
Kryemadhi akuza SPAK: Ka rrëmbyer mjekun kirurg të fëmijës, e morën si kriminel në Rinas! Kanë kërcënuar personin që i bleu shtëpinë mamaja ime

 

Me tone të ashpra ka folur Monika Kryemadhi në drejtim të SPAK .

Mjeku kirurg që ka operuar fëmijën tim e kanë marrë si kriminal në Rinas, i kanë heq lidhëset rripin dh e kanë trajtuar si një kriminel. Kur ndërkohë SPAK kishte kartelën mjekësore të fëmijës, timin, analizat e mia, për ca e kërkon mjekun. Mjeku kishte numrin në kartelë, pse nuk i kanë dërguar email, duam një mesazh. Për ca e marrin mjekun si kriminel për ta intimiduar. Personin që mamaja i ka blerë shtëpinë, e ka kërkuar dhe të thotë që mi ka dhënë lekët kesh në dorë. Personi që i kam blerë unë shtëpinë, e kanë kërcënuar 3-4 herë, e kanë fut dhe brenda me akuza të tjera për ta frikësuar. U kanë kërkuar të bëjnë deklaratat e rrema, këta mund të thonë që punojmë me metodat amerikane që provokojnë edhe ne do provojmë e do provokojmë, i kam toleruar në aspektin njerëzit për shkak të karrierës sime politike, i kam toleruar edhe për sjelljen e tyre se në fund të fundit janë ushtarët e Ramës, beteja ime nuk është me ta, para ca vitesh ishte Karaja, tani Dumani, të gjithë janë kalimtarë, ata janë ushtarët e bindur të një perandorie të kapur nga krimi, e bëjnë me zell të madh këtë gjë, beteja ime është betejë politike me Ramën dhe ata që i shërbejnë Ramës.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ehhh: 23/10/2024 03:07

    Le te dali te kerceje Monka tani

    Përgjigju
  • Ligji: 22/10/2024 22:34

    Kush e mban mend Zeqo Pilafin( Ceken) doktori popullor. Une punoj per ate lart, kam punesuar kete[ per gruan]. Edhe Likja kishte punesuar Monen se vete punonte per popullin. E kuptoni humorin e zi te monstres Kryemadhi dhe Likes?

    Përgjigju
  • Genci: 22/10/2024 21:04

    Ti monika, bashke me Liken, ne emer te shqiptareve keni vjedhur, ne emer te pushtetit keni grabitur, ne emer te pozicionit dhe funksionit shteteror keni plackitur. Ndaj, duhet te ishit me kohe para drejtesise, e te pergjigjenicne gjykate per krimet e shkaktuara ketij vendi. Turp te kesh ti dhe Iliri.

    Përgjigju
  • Po mër po: 22/10/2024 21:00

    Ilir Çaushesku me gruan fajtorë në popull. Skenari Alla Sali. Lojë që s'të çon tek bossat e tyre.

    Përgjigju
  • Moni: 22/10/2024 20:00

    Nuk e kuptoj se si një njeri në hetim mund të vazhdojë të përdorë hapësirat e Kuvendit për çështje personale, për më tepër me një fjalor fyes?

    Përgjigju
  • Gjergj: 22/10/2024 16:24

    Banaliteti dhe vulgarizmi i kètij personi, èshtè njè ofendim pèr qindra mijra shqiptarè, qè pèr shkak tè pranisè sè kètij çifti bashkshortor tè korruptuar dhe kriminal, iu èshtè dashur tè marrin rrugèt e botès pèr tè mbijetuar. Shqipèria ku u lindèn, ishte shtrirè e gjakosur nèn kthetrat e kètyre hijenave tè pangopura, qè erdhèn nè kryeqytet me pantallona tè shqyera dhe na u bènè miliarderè. Diçka nuk duhet lènè pa pèrmendur. Si ky çift, ka akoma tè tjerè qè duhet tè dalèn nè bankèn e tè akuzuarve, edhe pèr afera tè tjera korruptive qè janè nèn hetim e sipèr. Pèr kètè, èshtè me rèndèsi qè hajduti tè quhet hajdut,,pavarèsisht "drejtimit politik" dhe postit qè mban pèr momentin. "Loja" vetèm se ka filluar. Dègjojini si flasin. Tè vajton zemra kur sheh se nè duart e kujt ka qènè dhe èshtè ky vènd. Nuk ka fonde pèr pensione? Natyrisht qè nuk ka. Gjithçka èshtè nè llogaritè bankare tè kètyre ndyrèsirave. Ndaj, nuk mjafton kurrsesi vetèm burgosja e tyre. Konfiskimi i mallit tè vjedhur, èshtè edhe mè i rèndèsishèm.!!!

    Përgjigju
  • Mergimtari: 22/10/2024 13:57

    Znj.Muni ke,nuk kam kundershtim per mospranimin e akuzave,se akoma quheni te akuzuar dhe jo te denuar (kriminel).Qe te kryesh pagesa per sherimin e femijes apo tuajen eshte njerezore por,akuzohesh se nuk na ke treguar se ku i ke marre keto leke.Do te ishte mire per ju,per ish bashkeshortin tuaj e per kedo te mos e trajtoni ceshtje si politike porperballuni ne gjykate dhe dilni te pafajshem."pas pafajsise"dilni e beni politike.Sa per parate qe ka shpenzuar Edi Rama per shendetin e femijes tij,ne qoftese nuk jane deklaruar te ndiqet sipas ligjit.Sot pas ndalimeve tuajaketo deklarata tregojne cinizmin tuaj dhe mungesen e justifikimit te parave tuaja.Keni 34-vite qe na keni rokanisur me sllogane per drejtesi.Jepni hesap pastaj beni deklarata politike.

    Përgjigju
  • Miri: 22/10/2024 13:45

    Fiks fare Paulin. I doli zëri sot ksaj laraske

    Përgjigju
  • Erik: 22/10/2024 13:43

    Po mandatin e deputetes pse nuk e le? Cfare fytyre ke per te vazhduar e qendruar ne Parlament, kur je nen hetim me 500 faqe dosje? Ti, mamaja, shoqja jote, ish burri yt.

    Përgjigju
  • Paulin: 22/10/2024 13:32

    Po pak edukatë civile nuk keni. Normalisht duhet të heshtësh. Po nuk mund të heshtësh. Sepse babëzia jote është e pakufishme. Pse do t'i a thuash publikut apo qytetarve!!! thuaja spakut. Ata t'i kanë gjetur vjedhjet tuaja. Shqiptarët janë shumë të lumtur të mos shohin me surratin tënd që nuk e njeh as vetë!!!! SHPORRU!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!