SPAK bën bilancin muajit tetor: Kemi dërguar për hetim 70 të pandehur! Kanë nisur hetimet për 8 çështje për korrupsion

SPAK bën bilancin muajit tetor: Kemi dërguar për hetim 70 të pandehur! Kanë nisur hetimet për 8 çështje për korrupsion

SPAK

SPAK ka bërë bilancin e punë për muajin tetor! Organi i akuzës bën të ditur se në një muaj janë paraqitur 9 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillimin e hetimeve. Po ashtu janë regjistruar 9 procedime penale, nga të cilat, 1 procedim për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 8 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Sipas njoftimit SPAK ka dërguar për gjykim 8 procedime penale me 70 persona të pandehur, nga të cilat, 2 procedime me 20 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 6 procedime me 50 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Nga ana tjetër janë vënë në ekzekutim 4 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore dhe janë dërguar 2 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja. Sakaq janë sekuestruar 2 subjekte tregtare, 3 pasuri të luajtshme të llojit automjet, 3 pasuri të paluajtshme, nga të cilat, një sipërfaqe toke prej 1809 m² dhe 2 objekte.

Janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë, nga të cilat 2 vendime të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin dhe 4 vendime nga të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Në zbatim të vendimeve të formës së prerë janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 19 persona të dënuar.

Njoftimi i plotë i SPAK

Mbi disa tregues statistikorë të punës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për muajin Tetor 2022

Janë paraqitur 9 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Janë regjistruar 9 procedime penale, nga të cilat, 1 procedim për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 8 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 8 procedime penale me 70 persona të pandehur, nga të cilat, 2 procedime me 20 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 6 procedime me 50 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme janë miratuar nga Gjykata e Posaçme 9 masa sigurimi personale ndaj 9 personave nën hetim.

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 2 vendime themeli, duke deklaruar fajtorë 4 të pandehur.

Bazuar në ligjin Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (të ndryshuar), janë sekuestruar me vendim gjykate 8 pasuri, si më poshtë:

– 2 subjekte tregtare.

– 3 pasuri të luajtshme të llojit automjet.

– 3 pasuri të paluajtshme, nga të cilat, një sipërfaqe toke prej 1809 m² dhe 2 objekte.

Janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë, nga të cilat 2 vendime të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin dhe 4 vendime nga të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Në zbatim të vendimeve të formës së prerë janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 19 persona të dënuar.

Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin në proces penal për 1 automjet; 14 copë aparate celularë të markave të ndryshme; 15.000 lek; 350 euro dhe 7.300 Usd.

Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 7 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 4 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

Janë vënë në ekzekutim 4 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore dhe janë dërguar 2 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.

Në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore është realizuar transferimi i procedimit penal shqiptar pranë një autoriteti të huaj.

Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar për 4 shtetas shqiptar.

Janë mbajtur 3 takime koordinuese, pjesë e marrëveshjeve në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e huaja.

3 prokurorë të posaçëm kanë marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare të zhvilluara jashtë vendi.

U është kthyer përgjigje 16 kërkesave për informacion të paraqitura nga gazetarë, media apo agjenci lajmesh të ndryshme.

Janë kthyer 75 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione publike të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

Janë monitoruar treguesit e realizimit të buxhetit të SPAK për muajin tetor 2022; Është përdorur AFMIS në të gjitha fazat e ciklit të Menaxhimit Financiar të SPAK; Janë iniciuar 6 procedura prokurimi dhe janë nënshkruar 6 kontrata furnizimi me mallra dhe shërbime.

Është realizuar nga Drejtuesi i SPAK seanca e prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2023 të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Është arritur përfundimi i konfigurimit të Datacenter dhe konfigurimi i sistemit te sigurisë të postës elektronike në SPAK. Ka vazhduar puna për realizimin e marrjes të aksesit në databazat e institucioneve shtetërore, duke realizuar aksesin në dy sisteme të reja databazash.

Është monitoruar me përparësi siguria e informacionit elektronik dhe zbatimi i rregulloreve të brendshme në lidhje me trajtimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”, duke garantuar ruajtjen, sigurinë dhe integritetin e informacionit të klasifikuar.

Është ngritur grupi punës dhe ka filluar puna për krijimin e infrastrukturës për realizimin e sistemit të menaxhimit elektronik të dosjeve në SPAK.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/11/2022 00:12

    70 te pandehur dhe e gjithe lista me numrat e tjere = 0000000000!Asnje nga keta nuk ka vlere sa kohe nuk merrni te pandehur Sali Berishen dhe Ilir Meten.Kokat e ketyre te dyve vlejne sa per te gjithe te akuzuarit e te denuarit te marre se bashku te ketyre 31 vjeteve.

    Përgjigju
  • Tropojani: 02/11/2022 10:39

    Nje pyetje per cudirat qe ndodhin ne zyrat e Spakut.Zoti Kraja!Si ka mundesi qe hapni e mbyllni (dhe sipas jush dergoni dhe per gjykim.....)cdo lloj dosjeje dhe si per cudi ndodh mrekullia shqiptare qe cdo dosje e akuze kunder spiunit Meta-j,kunder Berishes e zaberhaneve rrotull tyre ose mbetet rruges,ose nuk hapet fare? Perse prej 6 vjetesh qe funksionon ky organ nuk eshte hapur asnje dosje ne ngarkim te ketyre e sidomos kunder Berishes qe e ka pasmatane shume te gjate,(sepse spiuni Meta-j ka dale se fundmi i lire,pas presidences)? C'eshte kjo mrekulli e SPAKUT qe nuk guxon t'i afrohet ketij maskarai me kartabianke nderkombetare,i cili dhe kur kapet ne flagrance s'guxohet as te thirret nga ju,sic ndodhi pas sulmit te armatosur te tij kunder selise se partise ne 6 janar?! Ku jetoni ju dhe kush ju paguan,shteti shqiptar apo Berisha e Meta-j ,apo hani ne te dy krahet e merrni rroge te dyfishte dhe e fshihni per mrekulli? Ka mundesi ti thoni popullit hapur se perse si me magji cdo veprim qe prek Berishen ,Meten dhe bashkepunetore te tyre ngec apo mbyllet hetimi ,per te mos thene qe gjendet formula per te mos u hetuar fare? U shpall ne shtyp e u tha ne TV se do thirrej Berisha "per tu pyetur" per ceshtjen e klubit Partizani dhe ndodhi magjia e radhes,as u thirr dhe as u ndiet me? Keni ndonje cike cipe apo turp ju apo sic thote populli,vari lesht?!Legena!

    Përgjigju
  • Enough is enough!: 02/11/2022 10:06

    Ka nje shprehje popullore qe thote se nuk mbulohet M. me Sh. dhe kjo shprehje i pershtatet 100% ketij organi te kapur e te trembur qe quhet SPAK.Dhe aresyeja eshte se ky i ashtuquajtur organ i luftes kunder korrupsionit te larte e madhor u krijua per te gjuajtur peshqit e medhenj e jo cironjkat apo peshqit e vegjel.Biles po te ishte ne dore te njerezve te thjeshte si une kjo kopetence i duhej hequr ketij organi,te mos merrej fare me keto nivele.Spaku u krijua,vec ne e kemi kuptuar ne gabim,te luftoje korrupsionin e nivelit te larte,kryeministra,ministra e politikane dhe sidomos per te kapur ata qe e kane mbushur kupen dhe e kane derdhur me kohe dhe 90% e popullit i tregon me gisht prej 30 vjetesh,pervec atyre qe jane te kapur e te paguar prej tyre.Kete Spaku nuk po e ben.Nese do te dihej se Spaku do bente ate qe ka bere dhe Llalla nuk kishte se perse te investoheshin miliarda dhe te jemi ne gjendjen e 30 vjeteve perpara.Boset e krimit e te korrupsionit te ketij vendi ,Sali Berisha,Ilir Meta-j,Medi Gerdeci e te tjere te ketij kalibri jane te paprekur dhe shprehja e zotit Arvizu se do luftohen peshqit e medhenj eshte kthyer ne nje tallje per te gjithe ne.Me dosje voluminoze te mbushura me fakte qe ja bejne mu,keta te dy dhe bashkepunetoret e tyre si dhe me pasuri perrallore me te cilat paguhen e shantazhohen te gjithe ata qe u behen pengese apo dhe vriten,ne sirtaret e Spakut, eshte tallje te besh raporte e te thuash kemi cuar perpara gjykates kete apo ate.Zero rezultat i Spakut dhe personalisht i Arben Krajes.Kraja dhe prokurore prototipa si Millonai,te kuar e te paguar nga spiuni Ilir Meta-j eshte turp e fatkeqesi qe jane ende atje. Pa u hapur dosjet mijera faqesh ne ngarkim te spiuneve e agjenteve te shumefishte Meta-j e Berisha e Co. ky organ eshte nje deshtim i plote.Enough is enough!Po nuk u kuptua kjo nuk eshte kuptuar asgje dhe genjejme veten si ne ashtu dhe amerikanet e perfaqesuesja e tyre ne shqiperi,zonja e nderuar Kim,te ciles ja kalojne miun nen mustaqe spiuni Metaj e UDB-ashi apo KGB-ash Berisha indirekt nepermjet njeriut te tyre ne krye te Spakut,Arben Kraja!

    Përgjigju
    • Nina: 02/11/2022 11:09

      Shum bukur e ke përmbledhur,spaku eshte i korruptuar,jau ka mbush thaset me lek,non grata e spiuni,keto ndodhin vetem ne shqiperiqe nuk dënohen kokat e korrupsionit,perse nuk i konfiskoni pasurite?

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg