TIRANË- Kokainë në Evropë e pastrim parash në Shqipëri. Emra “vip” të krimit të organizuar por edhe biznesit në Tiranë janë mes 20 personave për të cilët GJKKO ka vendosur, pas kërkesës së SPAK, masën e arrestit, 15 në burg e 5 arrest në shtëpi. SPAK thotë se janë ekzekutuar vetëm 6 masa, konkretisht për Orgest Bircaj, Ilir Shtufi, Dritan Aga, Jaupi, Gëzim Islami dhe Orest Sota.

Biznesmeni me emër Ilir Shtufi, i njohur për lidhjet me Shkëlzen Berishën është arrestuar në Selanik, ndërsa vijon të jetë në kërkim nga autoritetet biznesmeni tjetër i njohur Artur Shehu i tokave të Zvërnecit.

Grupi kriminal i vëllezërve Koçeku, i drejtuar nga Luçiano alias Artur Koçeku, vëllain e tij Abedin Koçeku dhe të tjerë anëtarë të familjes janë mes personave që është vendosur masa e sigurisë. Vëllezërit Koçeku janë vendosur në Dubai prej shumë vitesh.

Në pranga, një tjetër emër i njohur, Orgest Bircaj, pronar i kompanisë “Top Seven”, e cila zotëron qindra makina luksoze, tashmë e sekuestruar. Në kërkim janë Erion Rama dhe vëllai i tij Adriani, nipat e Fatmir Ramës, i njohur si “Miri i Xhikes”, i ekzekutuar më 9 mars 2003 në kompleksin luksoz “Kartodromi”.

Këta të tre të fundit por edhe Orest Sotën e të tjerë SPAK i identifikon si anëtarë të grupit kriminal të drejtuar nga një personazh me emrin Alfredo Hamzai, i cili së bashku me Luçiano Koçekun e grupin e tij kanë mbushur për vite të tëra Evropën me kokainë.

Mes masave edhe një për Artur Shehun e pronave të Zvërnecit dhe bashkëpunëtorin e tij, Leonard Bishaj. Të dy akuzohen për pastrim parash. Tre transaksione me shifrën prej 128 milionë eurosh, të lidhura me shitblerjen e tokave në Zvërnec janë bllokuar në llogarinë e noteres Amela Mukaj. Shehut i janë sekuestruar edhe qindra miliona lekë të lidhura me tjetërsim pronash apo shitje pasurish të paluajtshme.

SPAK thotë se të dy grupet kishin bashkëpunim të veçantë me njëri-tjetrin për të trafikuar drogën, me role të ndara dhe kontroll absolut të çdo hallke, nga burimi e deri të transporti. Grupi ka trafikuar mbi 6.7 tonë kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian, kryesisht në portet Anterverp (Belgjikë) dhe Roterdam (Holandë). Droga fshihej në kontejnerë me qymyr, apo fruta e sojë dhe më pas në treg 1 kg kokainë shitej nga 26,000 deri në 30,000 euro për kilogram.

Pasuri të papara ndonjëherë në aksionet e autoriteteve ligjzbatuese në vend u janë sekuestruar edhe grupeve të lidhura me trafikun e drogës. SPAK thotë se janë ushtruar 50 kontrolle të personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë. Në total, janë sekuestruar 18 vila luksoze me vlerë mbi 2.1 mln euro, si edhe 336 llogari bankare të sekuestruara në banka të ndryshme të nivelit të dytë. Ndërkohë, shumat që duhet të sekuestrohen nga shoqëritë tregtare mund të arrijnë vlerën e mbi 6.2 milionë eurove dhe 9 milionë lekëve.

Në emër të grupit të Koçekëve dhe biznesmenit Ilir Shtufi, që është përdorur për pastrimin e parave janë sekuestruar qindra pasuri të paluajtshme të “Nova Counstruction”, apartamente, troje, vila, komplekse në ndërtim, biznese e deri në 31 llogari bankare në emër të Luçiano Koçekut dhe bashkëshortes së tij.

Të panumërta pasuritë e vendosura në sekuestro edhe grupit tjetër. Nipërve të “Mirit të Xhikes” i janë bllokuar 7 Vila në Palasë dhe 1.6 milionë euro të përfituara nga shitja e tyre, të tjera vila e llogari bankare. 17 llogari bankare, biznese e pasuri të paluajtshme i janë sekuestruar edhe Ardian Zykaj, personazh i rëndësishëm në trafikun e drogës. Mes qindrave pasurive, më shumë se kurrë, janë sekuestruar nga SPAK edhe një gomone, dhjetëra makina, e shumë biznese. Një burim nga SPAK i tha Report Tv se vlera e dyshuar se është pastruar në Shqipëri nga paratë e drogës i kalon 100 milionë euro.

KOKAINA E SEKUESTRUAR
-441 kg kokaine
-600 kg kokainë
-1.2 ton kokainë
-1 ton kokainë
-1 ton kokainë
-162 kg kokainë
-882.5 kg kokainë
-1.435 kg kokainë
- 22.026 Kg kokainë

 

EMRAT PËR TË CILËT ËSHTË LËSHUAR MASË SIGURIE DHE AKUZAT
Ardian Zykaj – “Trafikim i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “ Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Alfredo Hamzai – “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Adrian Rama - "Trafikimi i narkotikëve", "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Erjon Rama - "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Orgest Birçaj - "Trafikimi i narkotikëve", "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Orest Sota - "Trafikimi i narkotikëve", "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe " Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Elton Memeti – "Trafikimi i narkotikëve", "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe " Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Artur Shehu - "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe " Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Leonard Bishaj - "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Arben Ismailaj – "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Edmond Jaupi - "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale"
Besnik Myftari – “Pastrim penale veprave e kryerjen për dyshuar 287/3 neni nga parashikuar herë një se shumë më dhe bashkëpunim në kryer kriminale".
Dritan Aga - “Trafikimi i narkotikëve", , "Grup i strukturuar kriminal" dhe " Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Luçiano Koçeku - "Trafikimi i narkotikëve", "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe " Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Dino alias Abedin Koçeku - "Trafikimi i narkotikëve", , "Grup i strukturuar kriminal" dhe " Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Ervin Koçeku - "Trafikimi i narkotikëve", "Grup i strukturuar kriminal" dhe Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Astrit Vladi - "Trafikimi i narkotikëve", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Kastriot Vladi - "Trafikimi i narkotikëve", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Gezim Islami - "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe " Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
Ilir Shtufi - "Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:14
Goditja e dy grupeve kriminale, SPAK: 6 masa të ekzekutuara, u sekuestruan 336 llogari bankare

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për goditjen e dy grupeve kriminale të trafikut të drogës, të drejtuara nga Luçiano Koçekun i njohur si “Tur Koçeku” dhe Alfredo Hamzain. Nga 20 masa sigurie, vetëm 4 janë ekzekutuar Orgest Bircaj, Ilir Shtufi, Dritan Aga, Jaupi, Gezim Islami dhe Orest Sota.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.287/1, të vitit 2021 për veprat penale:

  1. “Pastrim i produkteve të veprës penale” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal
  2. Trafikimit të lëndëve narkotike” e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal
  3. “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”

Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 31, datë 10.6.2026 ka caktuar masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 15 shtetas shqiptarë:

  • A.H,
  • A.Z (alias G.B, G.T)
  • A.R,
  • A.SH,
  • A.I,
  • E.M,
  • O.B,
  • O.S,
  • D.A,
  • L.K, (alias A.K)
  • A.V,
  • K.V,
  • D.K, (alias A.K)
  • E.K,
  • I.SH

 si edhe masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për 5 shtetas të tjerë:

  1. G.I,
  2. L.B,
  3. E.J,
  4. B.M,
  5. E.R

Në datën 12.06.2026 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit ka ekzekutuar katër masa sigurimi dhe vazhdojnë kërkimet për ekzekutimin e masave të tjera të sigurimit.

Autoritetet ligjzbatuese greke kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit I.Sh, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Në zbatim të vendimeve gjyqësore janë zhvilluar më shumë se 50 kontrolle të personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë. 

Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike                          

Në kuadër të një hetimi të gjerë mbi trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, autoritetet ligjzbatuese kanë dokumentuar veprimtarinë e një rrjeti kriminal që dyshohet se ka operuar në disa shtete të Europës dhe Amerikës Latine. Sipas hetimeve, personat nën hetim A.H. dhe L.K dyshohet se kanë pasur rol drejtues në organizimin e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga vende të Amerikës Latine drejt Europës, përmes porteve kryesore të Belgjikës, Spanjës dhe Holandës. Hetimet kanë evidentuar një strukturë të organizuar që përfshinte furnizimin, transportin, magazinimin, përpunimin kimik dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në vende të ndryshme europiane.

Nga të dhënat hetimore rezulton se në këtë aktivitet kanë bashkëvepruar edhe personat nën hetim O. B, O.S, A.R, E.M, D.A, A.G dhe M.M, ndërsa janë dokumentuar lidhje dhe bashkëpunime me shtetas të huaj dhe grupe kriminale që operojnë në vende të ndryshme.

Një prej episodeve kryesore të hetuara lidhet me sekuestrimin e 441 kilogramëve kokainë në Barcelonë të Spanjës, ku u arrestuan disa shtetas të përfshirë në transportimin e lëndës narkotike. Gjithashtu, nga hetimet janë evidentuar sekuestrime të tjera të sasive të konsiderueshme të kokainës në Holandë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin e rrjetit kriminal nën hetim.

Përmes  analizës së komunikimeve të siguruara në platformën SKY ECC dhe përgjimeve telefonike të kryera përgjatë këtij hetimi, të shoqëruara me këqyrje të dokumenteve dhe akteve të ndryshme,  autoritetet kanë dokumentuar kontakte dhe koordinim të vazhdueshëm mes personave nën hetim në lidhje me organizimin e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, menaxhimin e laboratorëve në Amerikën Latine, transportin e ngarkesave dhe shpërndarjen e lëndës narkotike në tregjet europiane. Paralelisht me hetimet për trafikimin e narkotikëve, janë dokumentuar edhe dyshime të arsyeshme për pastrim të produkteve të veprës penale. Sipas hetimeve, personat nën hetim A.R, E.M, E.R, A.H, A.Z, L. K, O.B dhe O.S., dyshohet se kanë investuar të ardhura me burim kriminal në pasuri të paluajtshme, projekte ndërtimi dhe shoqëri tregtare.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përfshirjen e personave nën hetim A.Sh, A.I,  B.M dhe E.J në veprime që dyshohet se kanë shërbyer për fshehjen e origjinës së pasurive dhe integrimin e të ardhurave të paligjshme në ekonominë formale.

Sipas organit procedues, një pjesë e investimeve të dyshuara lidhen me prona dhe projekte ndërtimi në Tiranë, Palasë, Himarë dhe zona të tjera bregdetare, si dhe me shoqëri tregtare të përdorura për qarkullimin dhe investimin e fondeve që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me autoritetet partnere ndërkombëtare për dokumentimin e plotë të fakteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe gjurmimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Përmes vendimit 427, datë 12.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi sekuestro preventive mbi disa pasuri, referuar kontratave të shitjes nga shtetasit A.Sh, F.S, B.S tek kompania “A…L…D…sh.a”. Shuma e sekuestros preventive arrin në mbi 128.4 milionë euro. 

*Gjatë hetimeve do të bëhet edhe verifikimi i vlerës së saktë të pasurive të sekuestruara.

Përmes vendimit nr. 432 akti, datë 10.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës parë ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë:

Vila

  • Dy vila në Gjilekë, kompleksi Green Coast, Palasë Vlorë, si edhe vlera prej 500.000 euro e përfituar nga shitja e këtyre pasurive
  • Një vilë në Gjilekë, Vlorë, si dhe vlera prej 200.000 euro, e përfituar nga shitja e kësaj pasurie
  • Dy vila në Green Coast, Vlorë, si dhe vlera prej 680.000 euro e përfituar nga shitja e këtyre dy pasurive
  • Një vilë në Gjilekë, Vlorë, si dhe vlera 220,710 euro e përfituar nga shitja e kësaj pasurie.
  • Dy vila në Gjilekë, Vlorë, si dhe vlera 506,467 euro, e përfituar nga shitja e këtyre pasurive
  • Dy vila në kompleksin Rolling Hills, Tiranë
  • Shtatë vila dhe dy apartamente, të ndodhura në Jalë, Vuno, Himarë
  • Një vilë, e ndodhur në në Gjilekë, Vlorë

Llogari bankare:

  • 336 llogari bankare të sekuestruara në banka të ndryshme të nivelit të dytë.
  • Shumat që duhet të sekuestrohen nga shoqëritë tregtare mund të arrijnë vlerën e mbi 6.2 milionë eurove dhe 9 milionë lekëve.

Sekuestro preventive është vendosur edhe  mbi të drejtën e shtetaseve A.Sh, M.C, Xh.D dhe E.A për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim, si bashkëpronarë në këtë pasuri. Vlera paraprake e shpronësimit është 352,859,661 lekë.

Truall:

  • Pasuri, e ndodhur në Sallmone, Shijak, si dhe shuma prej 58.000.000 lekë, e përfituar nga shitja.
  • Pasuria e llojit “truall”, e ndodhur në Sarandë.
  • 11 pasuri me sipërfaqe totale mbi 113.000 m2, që ndodhen në Gjilekë, Vlorë.
  • Pasuri e llojit “truall”, Rruga: Dervish Hima, me sipërfaqe totale 315.2 m2, Tiranë.

Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar:

  • Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “K…83”, me seli në Tiranë
  • Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “K…83”me seli në Prishtinë, Kosovë dhe të gjitha llogaritë e saj bankare.
  • Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “A…F… P…”, Tiranë dhe të gjitha mjetet në pronësi të saj.
  • Shoqëria “P….I….”, së bashku me të gjitha asetet që ajo zotëron.
  • Shoqëria “T… S”, me seli në Tiranë, si dhe asetet e rregjistruara në pronësi të saj (duke përjashtuar shoqërinë “T…S..C.”, në pronësi të të njëtit administrator)

Hotel:

  • “AP… B”, i ndodhur në Lungomare, Vlorë

Mjete lundruese:

  • Mjete lundruese, me gjatësi 13.8 ml, gjerësi 3.5 ml.
  • Gomone, me gjatësi 09.60 ml, gjerësia 03.73 ml.

Automjete

  • Automjet tip Audi S8
  • Mercedes Benz, model G-Class.
  • Si dhe ekuivalentin prej 15.000 euro, sekuestruar në llogari bankare, të përfituar nga shitja e një automjeti “Land Rover”.

Përmes vendimit nr. 435 akti, datë 10.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës parë ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë:

  • Pasuri e paluajtshme me siperfaqe totale 2000 m2, në Green Coast.
  • Pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 478.7 m2, Gjilekë, Vlorë.
  • Të drejtat reale dhe pasuritë e paluajtshme në masën 43 % të këtyre të drejtave për subjektin “N…C…. G…”, me vendndodhje, Tiranë
  • 38 % të të drejtave reale të sipërfaqeve ndërtimore për objektin, me vendndodhje Tiranë, me pronësi të L.K.
  • Katër apartamente dhe një depo, me vendndodhje në Tiranë (me investitor “N…C…. G…”)
  • 38 apartamente me vendndodhje në Tiranë (me investitor “D…. C” dhe “N…C….G…”)
  • 23 apartamente, me vendndodhje Tiranë.
  • 106 garazhe, me vendndodhje në Tiranë.
  • Një njësi shërbimi me sipërfaqe 201.3 m2, Tiranë.
  • 6 pasuri të paluajtshme, me vendndodhje në Kodër-Kamëz, Tiranë, në pronësi të personit nën hetim L.K si edhe G.I, L.I.
  • 2 automjete; një Lamborghini dhe një Mercedes Benz
  • 30 % të kuotave të shoqërisë, “U..C” LTD shpk, në pronësi të personit nën hetim L.K.
  • Është vendosur sekuestrimi i shoqërisë tregtare “M…. B… shpk” si dhe pasurisë së paluajtshme ku ajo kryen aktivitetin dhe çdo llogarie bankare në banka të nivelit të dytë.
  • Është vendosur sekuestrimi i shoqërisë tregtare “G… I “, aseteve të tij dhe çdo llogari bankare në banka të nivelit të dytë.
  • Është vendosur sekuestrimi i “I…. G” si dhe cdo llogari që këto subjekte kanë në të gjitha banka të nivelit të dytë.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon autoritetet gjyqësore franceze, belge, spanjolle, Italiane, britanike, greke, Eurojust, Europol për bashkëpunimin në hetimin e këtij procedimi penal.

Ora 17:45
U shpall në kërkim nga SPAK për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi, lidhja e Shkëlzen Berishës

1781259243_ilirshtufispak.jpg

Biznesmeni Ilir Shtufi është arrestuar në Greqi disa orë pasi SPAK e shpalli në kërkim ditën e sotme, si anëtar i një prej dy grupeve kriminale që u çmontuan nga Prokuroria e Posaçme.

Ndërtuesi i gradaçelave, Ilir Shtufi, njihet edhe si lidhje e afërt e Shkëlzen Berishës. djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë.

Ora 16:27
Licencë televizioni e radioje për të pastruar paratë e trafikut të drogës (EMRI)! Detaji nga mega operacioni i SPAK

Nuk u kanë mjaftuar milionat e eurove në ndërtim, shitblerje pronash e pasuri të paluajtshme apo biznese të mëdha, por trafikantët e drogës të goditur në operacionin e sotëm të SPAK kanë menduar të pastrojnë paratë edhe me një televizion.

Vetë Prokuroria e Posaçme e evidenton se një nga mënyrat se si grupi i drejtuar nga Alfredo Hamzai ka pastruar janë edhe veprimet e kryera për marrjen e një licencë mediash.

Veprimet e kryera nga personat nën hetim Alfredo Hamzai, Ardian Zykaj, Ardian Rama, Elton Memeti e Besnik Myftari me marrjen e licensës së televizionit dhe radio”, thuhet në dosje.

Vetë Prokuroria e Posaçme nuk e thotë se për cilin televizion bëhet fjalë, por nga një kërkim në QKB rezulton se njëri prej të akuzuarve, Besnik Myftari ka në pronësi një kompani në fushën e medias të quajtur ABEG.

Kompania është krijuar në vitin 2020, ndërkohë që ka arritur të marrë licenca për një televizion “Abeg tv” dhe një radio “ST radio”. Megjithatë vetë Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në shtator të vitit 2022 ia ka hequr të dyja licencat.

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Ora 15:14
Goditja e grupit të Luçiano Koçekut, dëshmia e të penduarit të drejtësisë: Është ortak me biznesmenin Ilir Shtufi, janë njohur kur ky i fundit kishte borxhe

Në dosjen hetimore të Luçiano Koçekut, një prej ‘kokave’ grupit kriminal të goditur nga SPAK, del dhe i penduari i drejtësisë Erion Alibej. Ky i fundit ka dëshmuar se Koçeku ka lidhje të ngushta me biznesmenin Ilir Shtufi. Ata janë njohur me njëri-tjetrin kur Shtufi kishte probleme financiare dhe se Luçiano Koçeku, i ka ardhur në ndimhë me shuma monetare për të larë borxhet.

Pjesë nga dosja hetimore

 Nga hetimet ka rezultuar se personi nën hetim Luciano Koçeku ka vijuar pastrimin e të ardhurave të përftuara nga trafiku i lëndëve narkotike përmes industrisë së ndërtimit duke përdorur personin nën hetim Ilir Shtufi (i njohur më herët në fushën e ndërtimit) të cilit i referohet "ortaku im" dhe se njihet edhe prej lidhjeve të tij në aktivitetin e narkotikëve si "ortaku lokut" , si edhe të mësuar edhe deklarimin e datës 03.04.2026 si person që ka dijeni i shtetasit Erion Alibej, dëshmitar i drrejtësisë, i cili në marrjen në pyetje, ndër të tjera, ka deklaruar se lidhur me personin nën hetim Ilir Shtufi (e njeh si biznesmen, njohje kjo e cila është kryer me pikë kontakti Artur Koçekun pasi Arturi në shumicen e kohës qëndronte me Ilir Shtufin, dhe se për të ka mësuar se ai ishte nje bizesmen i hershëm në fushën e ndërtimit, para se të njihesh me Artur Kocekun, fakt te cilin deklaron se ka dijeni pasi ka qëndruar ne bisedat e tyre të perbashkëta.

Sipas tij Ilir Shtufi në periudhën që ka lidhur shoqeri me Artur Kocekun ka pasur rritje të aktivitetit te tij ekonomik, ku bën me dije se më parë ka pasur borxhe, të cilat i ishin vendosur nga personat të ndryshem (te cilet nuk i mban mend) si edhe ka pasur probleme me shitje te pasurive nga dy here si edhe borxhe per moshlyerje te lendeve të para të ndërtimit (subjekte konkrete për të cilat deklarn se nuk i mban mend), dhe se sipas tij në këtë kohë shtetasi Artur Koceku i është afruar edhe e ka ndihmuar me shuma monetare cash, duke mundur të paguajborxhet e mospagesave të faturave, të mbyllë problemet me drejtesinë për apartamentet/dyqanet që i shiste dy here dhe emri i Arturit të largoj gjobvenesit, fakt të cilin ka deklaruar se e ka mësuar nga diskutimet e shoqerisë së përbashket por edhe ne komunikimet e tij më Arturin.

Në vijim dëshmitari i drejtësisë Erion Alibeaj ka deklaruar se lidhur me lidhjen e Arturit (Luciano Koçeku) me shtetasin Ilir Shtufi në ndërtimet e kryera, ia ka komunikuar edhe personalisht Artur Koçeku se po investonte në ndërtim me të, dhe se në bashkëpunim me të, duke e financuar cash në shume monetare te larta, fakt ka dijeni edhe shoqëria e perbashket, pasi Artur Koçeku sillej si një pronar në objektet qe ndertoheshin nga Ilir Shtufi si edhe per faktin se më vonë këto persona dhe të tjere të përfshire në trafikun e narkotikeve kanë futur lek cash tek Ilir Shtufi në objekte të caktuar te ndërtuara prej tij.

Ora 14:02
Operacioni i SPAK/ Si Hamzai e Koçeku bashkëvepronin me njëri-tjetrin për trafikun e kokainës, Birçaj i dërgoi punëtorët në Ekuador përmes agjencisë së udhëtimit

Alfredo Hamazi dhe Luçiano Koçeku janë dy ‘kokat’ e grupeve kriminale të goditura nga SPAK e të përfshira në aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike e të pastrimit të parave. Nga dosja hetimore që Report Tv disponon, rezulton se Koçeku dhe Hamzai kanë një ndërveprim të fortë, duke ndihmuar njëri-tjetrin në trafikun e kokainës, pastrimin e parave dhe për krahun e punës në laboratorë në Ekuador.  

Në dosje thuhet se Hamzai nëpërmjet biznesmenit Orgest Birçaj, ka dërguar persona për të punuar në laboratorin në Ekuador. Ata janë dërguar nëpërmjet agjencisë së udhëtimit ‘Top Seven’ në pronësi të Birçaj.

Pjesë nga dosja

Aktiviteti është i shtrirë në disa vende, ku përveç aleancave dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit me grupe të ndryshme kriminale që operojnë në shtete të ndryshme (si hollandeze, belge, turke, izraelite, italiane, polake, braziliane, britanike, si dhe kartele të drogës nga Kolumbia, Paraguaji dhe Ekuadori), grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë mes tyre në këtë veprimtari, ose ndihmojnë njëri-tjetrin në procese të ndryshme, sipas njohjeve dhe lidhjeve që kanë në vendet ku transportohet lënda narkotike. Alfredo Hamzai, Luciano Koçeku, mundësojnë zinxhirë të ndryshëm të veprimtarisë kriminale duke patur kontroll të plotë si të burimit prej nga vjen lënda narkotike, të pikave se ku do të kalojë tranzit dhe më pas në transportimin drejt magazinave  tek përpunimi kimik ka pajisje gjurmuese të tjera veç atyre të vendosur nga ata; me transportin më pas nëpër Europë si Belgjikë, Hollandë, Itali, Mbretëri e Bashkuar.

Hamzai e Koçeku kanë bashkëveprim të vazhdueshëm, të cilët investojnë dhe shpenzojnë në lidhje me një laboratorë të ndodhur në Kolumbi e Ekuador, me përgjegjës shtetas shqiptar, i cili siguron furnizim, përpunim, rrugë transporti për shumë grupe kriminale shqiptare; përfshihen në trafikim të lëndëve narkotike nga këto shtete, e dokumentuar kjo me kapjen e sasisë prej 441 kg në Barcelonë Spanjë; përfshihen në përpunimin e lëndës narkotike në Belgjikë, me qëllim trafikimin më pas në vende të tjera; si dhe përfshihen në transportim të lëndëve narkotike nga këto shtete në drejtim të Evropës, duke ndarë fitimet dhe shpenzimet; ata ndihmojnë njëri-tjetrin në dërgimin e forcës punëtorë në laboratorin në  Ekuador, siç është rasti i personit nën hetim Dritan Aga, Arsen Gerbi dhe Muhamet Mersini; udhëtimi i cili organizohet nëpërmjet prerjes së biletave pranë agjensisë nëpërmjet personit nën hetim Orgest Birçaj, nëpërmjet shoqërisë "Top Seven" sh.p.k., me aktivitet ndër të tjera agjensi udhëtimi. Personi nën hetim Alfredo Hamzai dhe Luciano Koçeku për shkak të lidhjeve direkte me laboratorin e ndodhur në Ekuador e Kolumbi, konsiderohen si furnizues të lëndës narkotike, sipas kërkesave që kanë personat nën hetim Orest Sota, Orgest Birçaj, Adrian e Elton Memeti; personi nën hetim Alfredo Hamzai, siguron informacione në lidhje me ngarkesat që kontrollohen dhe problematikat që ata kanë në trafikimin që vetë personat nën hetim kryejnë në kuadër të trafikimit të lëndës narkotike; ndërsa personi nën hetim Orest Sota për shkak të lidhjeve që ai ka në Shqipëri ofron informacione nëse në Shqipëri ka të dhëna për personat nën hetim.

Nga ana tjetër sigurohet treg për shitje masive si dhe transport në vende të ndryshme të Evropës si në Itali nëpërmjet personave nën hetim Orgest Birçaj dhe Orest Sota, të cilët kanë rrjetin e tyre të trafikimit, në Angli nëpërmjet personit nën hetim Luciano Koçeku dhe në Zvicër nga personat nën hetim Elton Memeti dhe Adrian Rama; ata sigurojnë lëndë narkotikë dhe transport për njëri-tjetrin sipas kërkesave të shpejta që ata, duke bashkëvepruar në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme në drejtim të veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndë narkotike.

Personi nën hetim Luciano Koçeku nga ana tjetër ka rrjetin e tij të trafikimit të lëndëve narkotikëve të drejtuar, pjesë e të cilit janë vëllëzerët e tij Luciano Koçeku të cilët veprojnë nën drejtimin e këtij të fundit kryesisht në Angli dhe Belgjikë si dhe personat nën hetim Astrit Vladi e Kastriot Vladi, si dhe persona të tjerë të paidentifikuar për të cilët po vijojnë hetimet. Personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale e njohin njëri-tjetrin; ndihmojnë njëri-tjetrin në veprimtarinë e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe ato organizohen në pastrimin e parave, si dhe ndihmojnë njëri-tjetrin me veprime aktive konkrete në këtë veprimtari të pastrimit të parave, duke gjeneruar dhe pastruar miliona euro nga kjo veprimtari kriminale.

Ora 13:38
DOSJA/ Episodet e trafikut të drogës, grupit kriminal iu kap mbi 6.7 tonë kokainë brenda një viti! Porositës edhe Orgest Birçaj

1779794874_spak.jpg

Mbi 6.7 tonë kokainë është sasia e drogës që i është sekuestruar dy grupeve kriminale të goditura nga SPAK. Droga është kapur në Spanjë, Holandë, Britaninë e Madhe dhe Itali, ndërsa rezulton të jetë porositur nga Luçiano Koçeku, Alfredo Hamzai dhe Orgest Birçaj gjatë vitit 2020. Pasi trafikohej në vendet e BE, droga shitej me një çmim që varion nga 26,000 deri në 30,000 euro për kilogram.

Pjesë nga dosja

Të tre në bashkëpunim të veçantë me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë një pjesë e të cilëve të arrestuar apo të paidentifikuar kanë trafikuar lëndën narkotike "Kokainë" prej 441 kg në Spanjë, Barcelonë ku janë arrestuar shtetasit Indrit Kulaj, Dashamir Shera, Enton Ahmataj e Gian Luca Ciprian.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin e me persona të tjerë një pjesë e të cilëve të arrestuar apo të paidentifikuar kanë përpunuar në mënyrë masive lëndë narkotike në magazinat e ndodhura në Belgjikë dhe Holandë, ku gjatë kontrolleve të kryera në këto magazina janë konstatuar, ndër tjera, përbërës kimik, lëndë narkotike, pajisje e shënime për shpenzime të kryera nga personat nën hetim.

Në kuadër të kësaj veprimtarie kriminale janë përftuar të dhëna në lidhje me rënie të sasive të konsiderueshme, gjatë trafikimit me të njëjtën mënyrë të vepruari të grupit kriminal të personit nën hetim Luçiano Koçeku të dërguara nga Paraguaji nëpërmjet shoqërisë Maxi Grans në pronësi të shtetasit Luis Sebrano, i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike.

-Në datat 17 dhjetor 2020 janë sekuestruar 600 kg; në datën 25 dhjetor janë sekuestruar 1.2 ton; në datën 24 dhjetor janë sekuestruar 1 ton lëndë narkotike kokainë dhe në datën 24.04.2020 një ton (sasi për të cilat Luçiano Koçeku është shprehur se i janë sekuestruar nga autoritetet ligjzbatuese).

-Më datë 29.05.2020, në Angli u sekuestrua një sasi prej 162 kg kokainë e trafikuar nga grupi kriminal. Besohet se gjatë periudhës 2 maj-29 maj 2020 është trafikuar një sasi totale prej 882.5 kg, e cila i atribuohet grupit kriminal të personit nën hetim Luçiano Koçeku.

-Në datën 28.10.2020 është sekuestruar sasia prej 1.435 kg lëndë narkotike kokaine në Portin e Roterdamit, që i përket personit nën hetim Alfredo Hamzai.

-Në datat 21.06.2020 është sekuestruar në Itali lëndë narkotike "cannabis sattiva" dhe në datën 01.07.2020 është sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 22.026 kg kokainë që i përket personit nën hetim Orgest Birçaj.

KOKAINA E SEKUESTRUAR
-441 kg kokaine
-600 kg kokainë
-1.2 ton kokainë
-1 ton kokainë
-1 ton kokainë
-162 kg kokainë
-882.5 kg kokainë
-1.435 kg kokainë
- 22.026 Kg kokainë
Ora 13:05
Report Tv siguron dosjen/ Koçeku e Hamzai trafik droge nga Amerika Latine drejt BE! Tonelatat me kokainë fshiheshin në ngarkesa me qymyr, fruta e sojë

SPAK ka goditur dy grupe kriminale të trafikut të drogës që drejtoheshin nga Alfredo Hamzai dhe Luçiano Koçeku. Në dosjen e siguruar nga Report Tv tregohet se s funksiononte grupi kriminal dhe struktra që kishin ngritur me role të ndara mes anëtarëve të grupit.

-Droga trafikohej nga Amerika latine (Kolumbia, Ekuador, Bolivia, Surinam, Paraguai, Uruguai, Porto-Riko e Brazil) në drejtim të Europës, kryesisht në portet Anterverp (Belgjikë) dhe Roterdam (Holandë) përmes kompanive të transportit detar në formën e qymyrit të drurit, pastave të frutave ose në pako të fshehura në kontenierë, të cilat në shumicën e rasteve janë kompani të krijuara dhe drejtuara prej tyre posaçërisht për këtë aktivitet, në bashkëpunim të mundshëm brenda shërbimeve doganore në porte të Europës.

-Trafikimi i lëndëve narkotike nga shtetet e Amerikës Latine drejt Europës realizohet përmes kompanive tregtare të frutave, mishit, qymyrit dhe sojës. Përpunimi dhe ekstraktimi kimik kryhet në magazina apo ambiente të marra me qira në disa shtete europiane, kryesisht në Hollandë dhe Belgjikë. Këto lëndë shpërndahen më pas në disa shtete të BE-së, me një çmim që varion nga 26,000 deri në 30,000 euro për kilogram. Shitja kryhet në territore ku dukshëm furnizimi mbulohet vetëm nga prurjet e tyre, si Belgjika, Hollanda, Britania e Madhe, Irlanda, Italia dhe Spanja.

Po ashtu, në dosje thuhet se Hamzai dhe Koçeku kanë bashkëpunim të vceçantë me njëri tjetrin për trafikun e drogës.

Ora 12:19
Në krye të grupit të trafikut të drogës, Report Tv siguron FOTO-n Luçiano Koçekut

1781259830_klevis.00184706.Still006.jpg

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foton e Luçiano Koçekut. Ky i fundit është në kërkim pasi akuzohet bashkë me të vëllanë si drejtuesit e grupit të trafikut të drogës që u godit sot nga SPAK.

Ora 10:31
SPAK godet grupin kriminal, kush janë vëllezërit Koçeku që drejtojnë trafikun e drogës! Në 2024-ën njëri u dhunua në Palasë! Pronarë të disa bizneseve

1779794874_spak.jpg

SPAK ka goditur një grup të strukturuar që vepron në zonën e Kamzës në fushën e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Dyshohet se ky grup drejtohet nga vëllezërit Abedin e Luçiano Koçeku. Ky i fundit u dhunua në gusht të vitit 2024 në një resort luksoz në Palasë për një shkak banal.

Luçiano Koçeku rezulton të jetë pronar 100% i shoqërisë ‘G.A.V Invest’ me veprimtari në fushën e projektimit, ndërtimit, prodhimit dhe shitblerjes së materialeve të ndërtimit. Po kështu kompania e themeluar në 21 tetor 2022 në Tiranë me kapital themeltar 30 milionë lekë ka aktivitet për investim në fushën e ndërtimit, në komplekse civile, turistike, industriale, sociale, komplekse te tregtimit dhe te shërbimit, bar, restorant, hoteleri, projektimi dhe zbatimi i veprave ndërtimore, rrugë të të gjitha kategorive.

Koçeku rezulton 10% aksione në ‘Ballenja kompani’ që ka marrë koncension për 35 vjet financimin dhe ndërtimin e Hidrocentralit “Ballenjë” duke shfrytëzuar ujërat e pellgut ujëmbledhës së Ballenjës në Bulqizë. Kontrata mban datën 2013. Në këtë projekt ai rezulton dhe administrator së bashku me 2 të tjerë. Në këtë projekt ai rezulton të jetë administrator së bashku me dy persona të tjerë

Në kompaninë “S G D Energji’ në Bulqizë me objekt të veprimtarisë Prodhim, tregtim, furnizim, energji elektrike Koçeku rezulton të ketë blerë 30% të aksioneve, prej 2018.

Ora 10:30
Operacioni i SPAK, bllokohet biznesi i makinave luksoze me qira 'Top Seven', pronë e Orgest Birçaj 

Me urdhër të SPAK, është bllokuar biznesi i makinave luksoze me qira, Top Seven, që ndodhet pranë ish-Prakut të Autobusëve në Tiranë. Biznesi rezulton në pronësi të një gruaje, Erinda Lutaj, por SPAK dyshon se është pronë e biznesmenit Orgest Birçaj.

Ora 09:59
Kush është biznesmeni Orest Sota i arrestuar nga SPAK, në 2017 u arrestua me 863 mijë euro në automjet! Mik dhe ish-ortak me Ergys Agasin

Biznesmeni Orest Sota ka rënë në pranga me urdhër të SPAK, pas një operacioni për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezërit Koçeku nga Kamza. 

Sota rezulton se është arrestuar më 1 nëntor 2017 pasi u kap duke qarkulluar në automjet me 863 mijë euro, por kjo çështje është pushuar më pas.

Në prill të këtij viti, sipas mediave Sota shkoi në SPAK ku qëndroi për 5 orë duke dhënë shpjegime për hetimet që po zhvillohen në kundër të AKSHI-t, çështje për të cilën rezulton në kërkim edhe Ergys Agasi me të cilin Sota njihet për lidhjet e miqësisë. Po ashtu, Sota rezulton edhe ish-ortak në Equos, pronë e Agasit. Në SPAK, Sota është pyetur edhe për lidhjen me Agasin. 

Ora 09:44
SPAK lëshoi udhërarrest, kush është Ilir Shtufi, pastronte lekët e trafikut të drogës! Ndërtuesi i ‘Malit të Tiranës’ e lidhja me Shkëlzen Berishën që jeton me qira në vilën e tij

SPAK ka lëshuar urdhër arrest për pastrim parash për biznesmenin Ilir Shtufi, pas një operacioni nga i cili u godit një grup i trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezërit Koçeku nga Kamza. Ilir Shtufi është një biznesmen në fushën e ndërtimit, por jo vetëm, që dyshohet se bashkëpunonte me këtë grup kriminal duke iu pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës. 

Shtufi njihet edhe për lidhjet me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë. Ilir Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012, ndërsa Kujtim Shtufi me 9%.

Shtufi është një emër i përfolur edhe në dosjen e Balluku, i cili ka qenë objekt kontrollesh nga SPAK në kuadër të hetimeve për ish-zv.kryeministren Balluku. Kompania Nova Construction e Ilir Shtufit, është një nga 3 operatorët që fitoi tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë, edhe kjo procedurë sot në hetim nga SPAK.

Në media më herët kanë qarkulluar lajme se Shkëlzen Berisha jeton në vilën e Ilir Shtufit në Rolling Hills, ndërsa më vonë ishte vetë djali ish-kryeministrit që e pranoi që jeton me qira në vilën e tij.

Kliko këtu për të lexuar ekstraktin historik të Nova Construction