Një operacion i madh po zhvillohet gjatë orëve të mbrëmjes nga Policia e Shtetit me 10 masa me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK. Janë kryer kontrolle në disa qytete të vendit: Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastrës, e më gjerë, ku u arrestuan 3 efektivë policie, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Me vendim të GJKKO që dha masat e sigurisë dhe kërkesë të SPAK,  nga hetimet dhe zbërthimet e aplikacionit të koduar "SkyECC" ka dyshime se zyrtarët e policisë ishin përfshirë në grupe kriminale. Sipas burimeve në pranga kanë rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ruska akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj. Këtij të fundit i rëndon edhe akuza e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Erdit Hazizaj është personi i tretë i arrestuar. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022.

Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj. I shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi i akuzuar për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

Sipas burimeve hetimet e SPAK kanë nisur prej disa kohësh për efektivët e arrestuar, pasi në aplikacionet "SkyECC" rezultoi se këta të fundit ishin të përfshirë me banda kriminale në fushën e narkotikëve dhe jo vetëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:14
U arrestua nga SPAK si pjesë e grupit kriminal për trafik droge! Kush është ish-efektivi Erdit Hazizaj? Në 2023 ishte kandidat i Berishës dhe Metës për bashkinë Roskovec

1740865946_erdithazizajsaliberisha.jpg

FOTO: Erdit Hazizaj dhe Sali Berisha, fushata e 14 majit 2023

Një prej të arrestuarve pas operacionit të SPAK mbrëmjen e sotme është edhe ish-efektivi Erdit Hazizaj. Deri në 2022 ai ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit. Pas hetimeve të SPAK, ai së bashku me të tjerë akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj.

Por gjithashtu mësohet se në vitin 2023 ai ka qenë pjesë e primareve të Berishës për kandidat si kryetar bashkie për Roskovecin për zgjedhjet e 14 majit. Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' i Metës dhe Berishës kandidoi me Hazizaj në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Ora 21:59
Operacioni i SPAK/ FOTOT e efektivëve! Shefat e krimeve në Lushnjë dhe Himarë në pranga, bashkë me ish-policin! Në kërkim shefi i policisë kufitare Sarandë

1740863237_ff.jpg

FOTO: I pari majtas Ervis Alisinanaj shefi i krimeve Lushnjë, Shkëlzen Ruska shefi i krimeve Himarë, Erdit Hazizaj efektiv policie deri në 2022 dhe Elvis Dervishi shefi i policisë kufitare Sarandë (në kërkim)

SPAK ka organizuar gjatë orëve të mbrëmjes një operacion të madh në bashkëpunim me policinë e shtetit, teksa janë lëshuar 10 urdhër arreste dhe janë vënë në pranga 3 efektivë policie, ndërsa 1 është në kërkim.

Në pranga janë shefat e krimeve të Himarës, Shkëlzen Ruska, dhe ai i Lushnjës Ervis Alisinanaj.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe ish-efektivi i policisë Erdit Hazizaj që është larguar në 2022 nga policia.

Sakaq, në kërkim nga SPAK dhe policia është shefi i policisë kufitare të Sarandës, Elvis Dervishi.

Ora 21:45
U arrestua me urdhër të SPAK, Report Tv siguron FOTON e shefit të krimeve Himarë, Shkëlzen Ruska, i përfshirë në grup kriminal për kultivim kanabis

1740861688_shkelzenruska.jpg

Report Tv ka siguruar foton e shefit të krimeve në Himarë, Shkëlzen Ruska i arrestuar sot pas operacionit të SPAK.

Ruska dyshohet pas hetimeve si i përfshirë në grup kriminal, teksa akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Ora 21:39
I arrestuar nga SPAK, Report Tv siguron FOTON e Ervis Alisinanaj, shef i krimeve në Lushnjë! I përfshirë në grup kriminal, akuzohet për kultivim kanabisi

1740861593_ervisalisinanaj.jpg

Report Tv siguron foton e shefit të Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj, një prej të arrestuarve nga operacioni i SPAK dhe policisë së shtetit. 

Ai akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Ndaj tij rëndon akuza e ushtrimit i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.