Kristian Shkreli
SPAK kërkon nisjen e gjyqit për kryebashkiakun e Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli, për korrupsion aktiv në zgjedhje. Sipas SPAK gjatë fushatës se 11 majit, Kristian Shkreli “u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate”, të Tom Doshit.
Kryebashkiaku tha për Report Tv, se ndërtimi i linjës elektrike nuk është tagër i bashkisë.
"Investimi është kryer nga OSHEE. Nuk u kam premtuar banorëve se do u bëj linjën elektrike, sepse nuk kam cfarë linje të bëj unë. Nuk i kam kërkuar banorëve të votojnë për Tom Doshin ..".
SPAK përmend në njoftim zyrtar, se ka edhe përgjime të bisedave telefonike, vëzhgime, etj, por kryebashkiaku Shkreli thotë për Report Tv se në dijeninë e tij janë biseda të banorëve mes njëri-tjetrit, që shprehen se “ia kemi borxh Kristjanit votat”.
E vërteta sipas tij, do të dalë edhe nga ballafaqimi me dëshmitarët nëse GJKKO pranon kërkesën e SPAK dhe nis gjyqin.
“Shpresoj që gjykata të vendosë drejtësi”, u shpreh kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli për Report Tv
Lajmi kryesor:
Banorëve iu bë rrjeti elektrik gjatë fushatës së 11 majit, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli! Kërkonte vota për PSD









