SPAK hapi 'Kutinë e Pandorës', sociologu në 'Studio Live': Krimi e ka kthyer vendin në spital psikiatrik! Gazetari: Pritet megaoperacion tjetër

Situata shqetësuese kriminale në vend e nxjerrë në pah edhe nga hetimet e SPAK u diskutua në ‘Studio Live’ me sociologun Gëzim Tushi dhe gazetarin Sokol Dema. Tushi tha për Arbër Hitajn se shoqëria jonë po kriminalizohet dhe për këtë duket e pandjeshme pasi krimi tashmë shikohet si një gjë normale që nuk përbën më habi.

'Shoqëria po kalon periudhë të vështirë. Krimi është përhapur edhe si intensitet. Duket sikur jemi në një shoqëri të kriminalizuar. Duket sikur po adoptohet me situatën e kriminalitetit, efekti i tyre tronditës po zbutet. Njerëzit thonë zot shyqyr kjo ngjarje nuk lidhet me mua. Ky rrezik, patologji e përhapur, shoqëri e mbërthyer nga neurotizmi social, ato kanë filluar të përkeqësohen. Një prej tyre është familja.

Niveli i krimit në familjet shqiptare është përtej Ballkanik. Nëse do shikoni statistikat, 90% e krimit në familje, shkaqet kryesore lidhen me familjen, pronën, prindërve, çështjeve pasurore. Në vend që ti zgjidhim me instrumenta të humanizuar, kemi gjetur rrugën më të shkurtër. Gjykoj se tanimë, kur themi se krimi është patologji nuk është më metaforë mjekësore.

Ky nivel i kriminalitetit, jo vetëm që ul vlerë e shoqërisë, janë spunto që nxit tek të rinjtë idenë se ky vend nuk bëhet. Se organet e parandalimit, si familja, shkolla, që të humanizojnë këtë bishë njerëzore, djali vret babanë, prindërit vrasin njëri-tjetrin është një gjendje që duket sikur jetojmë në një spital psikiatrik. Nevojat për të ndërhyrë kërkon jo llafe, por strategji kombëtare. Duhet rregullimi i familjes pastaj edhe i organeve të tjera, shkollës, drejtësisë. Është squllur shteti', tha sociologu.

Gazetari Sokol Dema vuri në pah edhe nga përgjimet Sky, rivalitetin e Martinajt me Leonard Dukën dhe bisedat e tyre që u zbuluan në dosjen e SPAK.

'Kur flitet për Ervis Martinaj mbetet mister. Kam përshtypje se policia e ka të qartë se çka ndodhur. Nuk ka një trup të Martinaj për të thënë se ka vdekur, policia nuk ka guximin të dal edhe të thotë se çka ndodhur. Në qarqet brendshme flitet se mund të jetë vrarë. Duka 1 vit më parë është arrestuar në Belgjikë. Kërkoi azil. Do tentohet me forcë nga ana e tij të qëndroj atje. Ka patur një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet belge, në javët në vijim do të ekstradohet në Tiranë. Komunikimi mes tyre zhvillohet si në një skenar filmash. Flasin për pazaret që kishin bërë për të vrarë njëri-tjetrin. Mes rreshtave kupton se secili bashkëpunëtorët e tyre i lëshon. Dy personazhe që kanë patur rivalitet të shtrirë. Që prej momenteve kur Martinaj është i zhdukur SPAK ka 3 masa sigurie për të', shprehet gazetari.

Tushi si studiues i bën thirrje qytetarit të jetë më reagues ndaj krimit së bashku me institucionet shtetërore.

'Faktet tregojnë se shoqëria jonë krimin jo vetëm e ka prezent, por agravohet por po merr përmasat e një tumori. Një moment shumë i vështirë. Mesa duket raporti mes krimit dhe ndëshkimit është në nivele të dobëta dhe kjo akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë institucionet e shtetit. Shteti duhet të mbrojë qytetarin nga këta njerëz. Është marrë me mendjelehtësi nga institucionet e shtetit. Janë edhe të implikuar me bandat, kjo bën të rrëzohet besimi i qytetarit, se shteti mbron nga krimi qytetarin.

Në shoqërinë shqiptare ka një ekzagjerim të madh të disa faktorëve që zgjerojnë krimin. Ka nivel të lartë të papunësisë. E kanë më kollaj të rinjtë të futen në botën e krimit, pasi duket më e begatë. Kriminelët janë bërë me status social. Shikoni në rrugë, neve qytetarëve të zakonshëm na ndalojnë fare thjesht kur shkelim rregullin, por keni nga këta  që i bëjnë karshillëk shtetit. Qytetarët nuk kanë shumë interes për kriminelët e Lezhës, Krujës. Qytetari është i interesuar kush do ta bëjë zap krimin.

Imagjinoni një shtet që ka varur shpresat tek 18 prokurorët e SPAK. Sytë i kemi vetëm tek Dumani dhe tek bashkëpunëtorët e tij. nuk e zgjidh SPAK. Kriminalizimi ka kapur poret e shoqërisë. Duhet strategji për ti thyer dhëmbët krimit. Jemi në ndeshje tani 1 me 1, por ndeshja vazhdon. Opinioni shoqëror duhet të kërkojë më shumë', shton Tushi.

Gazetari Sokol Dema shton më tej se pritet që SPAK të ndërmarrë një tjetër hetim dhe megaoperacioni si ‘Revanshi’, brenda këtij viti.

'Nuk dihet nëse është autori i vrasjes së Aleksandër Ndokës. Flitet se vetë Durim Bami ka shprehur gatishmërinë për të shkuar për të folur me Arben Ndoka. Mesa duket ka zgjedhur të largohet. Që në momentet kur ishte i dyshuar për ngjarje kriminale, policia e ndalonte. Por i dyshuar mbetet edhe për atentatin e vrasjes së Bejtjas në mars të këtij viti. Gjithë këto vrasje e justifikojnë kërkesën e këtyre bandave kriminale për ta eleminuar. Vetëm për dosjen në fjalë janë më shumë se 20 fashikuj, imagjinoni sa shumë komunikime. Një fashikull ka 100-200 faqe. Imagjinoni sa material ka tashmë SPAK.

Sa herë SPAK kërkon ndihmë tek autoritetet franceze. Pa diskutim për këto ngjarje kriminale, mendohet se janë ngjarje që mund të zbardhen vetëm përmes kësaj mënyrë. Sky do jetë thesar i madh për zbardhjen e këtyre ngjarjeve. Në fazat më të mëvonshme do ketë goditje të grupeve kriminale në Elbasan, Vlorë, Fier. Një ngjarje në Fier, u zbulua pasi nuk ishte kuptuar kush e kishte porositur.

Pritet të ketë operacione të tilla. Ka shumë efektivë që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtyre aplikacioneve dhe po dalin nga SPAK. AMP nuk e ka fuqinë të godas në këtë rang. Brenda 2024 SPAK do godas me një operacion të ngjashëm', vijoi më tej gazetari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:31
'Do goditen edhe grupet e Fierit, Vlorës, Elbasanit', gazetari: Sky, thesar i madh! Pritet një megaoperacion tjetër brenda vitit

 

Gazetari Sokol Dema teksa dha disa detaje për Arbër Hitajn në 'Studio Live', nga aksioni i SPAK ndaj kokave të krimit shtoi se pritet që të ndërmarret një tjetër hetim dhe megaoperacion si ‘Revanshi’, brenda këtij viti.

'Nuk dihet nëse është autori i vrasjes së Aleksandër Ndokës. Flitet se vetë Durim Bami ka shprehur gatishmërinë për të shkuar për të folur me Arben Ndoka. Mesa duket ka zgjedhur të largohet. Që në momentet kur ishte i dyshuar për ngjarje kriminale, policia e ndalonte. Por i dyshuar mbetet edhe për atentatin e vrasjes së Bejtjas në mars të këtij viti. Gjithë këto vrasje e justifikojnë kërkesën e këtyre bandave kriminale për ta eleminuar. Vetëm për dosjen në fjalë janë më shumë se 20 fashikuj, imagjinoni sa shumë komunikime. Një fashikull ka 100-200 faqe.

Imagjinoni sa material ka tashmë SPAK. Sa herë SPAK kërkon ndihmë tek autoritetet franceze. Pa diskutim për këto ngjarje kriminale, mendohet se janë ngjarje që mund të zbardhen vetëm përmes kësaj mënyrë. Sky do jetë thesar i madh për zbardhjen e këtyre ngjarjeve. Në fazat më të mëvonshme do ketë goditje të grupeve kriminale në Elbasan, Vlorë, Fier.

Një ngjarje në Fier, u zbulua pasi nuk ishte kuptuar kush e kishte porositur. Pritet të ketë operacione të tilla. Ka shumë efektivë që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtyre aplikacioneve dhe po dalin nga SPAK. AMP nuk e ka fuqinë të godas në këtë rang. Brenda 2024 SPAK do godas me një operacion të ngjashëm.'

Ora 19:21
'Djali vret babanë, burri vret gruan! Sikur jetojmë në spital psikiatrik', sociologu Tushi: Është squllur shteti

 

Sociologu Gëzim Tushi në 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitajn, teksa komentoi gjendjen e kriminalitetit në vendin tonë, u shpreh se nga krimet e shpeshta që ndodhi në famiilje, jemi shndërruar në një spital psikiatrik.

'Gjykoj se tanimë, kur themi se krimi është patologji nuk është më metaforë mjekësore. Ky nivel i kriminalitetit, jo vetëm që ul vlerën e shoqërisë, janë spunto që nxit tek të rinjtë idenë se ky vend nuk bëhet. Se organet e parandalimit, si familja, shkolla, që të humanizojnë këtë bishë njerëzore, djali vret babanë, prindërit vrasin njëri-tjetrin është një gjendje që duket sikur jetojmë në një spital psikiatrik. Nevojat për të ndërhyrë kërkon jo llafe, por strategji kombëtare. Duhet rregullimi i familjes pastaj edhe i organeve të tjera, shkollës, drejtësisë. Është squllur shteti', tha sociologu Gëzim Tushi.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polic #: 13/06/2024 07:48

    Altin Dumanin t'a zgjedhim kryeministër!!

    Përgjigju
  • Boli: 23/05/2024 20:14

    Visi hapi shume konflikte dhe mpleksi shume interesa ekonomike. Do duhen shtyre aktet e ngelur per hapjen e basteve online te pakten pas zgjedhjeve ne vitin tjeter sepse do ua veshtiresonte shume punen spak duke u rrezikuar jeten edhe familjareve te tyre. Kur zhdukwn Visin jane gati per cdo raprezalje

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 23/05/2024 19:44

    FORCA SPAK.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri