SPAK vijon hetimet për skandalin e lobimit të LSI! Dërgon në SHBA letër porosi për lëvizjet financiare të dosjes së lobimeve
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta
TIRANË- Prokuroria e posaçme SPAK në kuadër te hetimit nisur ndaj ish presidentit Ilir Meta kërkon të dhëna nga departamenti FARA ku janë regjistruar kompanitë e lobimit në ministrinë e drejtësisë në SHBA.
SPAK ka hartuar disa pyetje të kthyera tashmë në një letër porosi nga Ministria e Drejtësisë. Burime nga kjo ministri pohuan se dokumenti është përkthyer dhe nisur përmes postës diplomatike në SHBA. Përmes kësaj letër porosie SPAK synon të marrë informacion për pagesat e bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim për lobim në SHBA.
SPAK ka vënë nën hetim ish presidentin Meta pas kallzimit të ish deputetit Halit Valteri i cili pretendon se për llogari të LSI janë shpenzuar 700.000 dollarë por të padeklaruara për qëllime lobimi.
Dërgimi letër porosisë në USA vjen pas disa veprimeve hetimore në Shqipëri si kërkesa dërguar KQZ për të patur një kopje të formularit të dekriminalizimit të Ilir Metës po ashtu edhe të dhënat e certifikatës familje të zotit Meta. Ish presidenti tashmë kreu Partisë së Lirisë në javët në vazhdim me të gjitha gjasat do të thirret të dëshmojë në SPAK bashkë me Petrit Vasilin i cili drejtonte LSI në kohën kur ka ndodhur ky lobim i pretenduar i padeklaruar.
Për këtë lobim fillimisht shkruajti revista amerikane Mother Jones. Ndërsa më 16 maj, gazeta austriake “Kronen Zeitung”publikoi një artikull sipas së cilës Ilir Meta për të siguruar një foto në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump pagoi 700 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë.
Vetë Ilir Meta ka hedhur poshtë akuzat për një lobim të tillë dhe premtoi dorëzimin e një padie për shpifje ndaj gazetës austriake./TCH
B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.3%
-
Jo
83.5%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 2085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE dhe SHBA i kërkojnë Serbisë të distancohet nga Rusia, pas vizitës së zëvendësit të Lavrovit
2 Korrik, 20:32
-
Ekspertët për pasojat e vendimit të Gjykatës së Lartë mbi imunitetin e presidentit
2 Korrik, 20:00
-
SHBA, 2.3 miliardë të tjera ndihmë Ukrainës për armë dhe raketa
2 Korrik, 19:12
-
Tentoi t’i japë fund jetës para SPAK, 63 -vjeçari rëndë në QSUT! Kredia iu kthye në borxh 4.8 mln lekë! Prokuroria e Posaçme: Kërkoi takim me një hetues të BKH (VIDEO)
2 Korrik, 17:03
-
Dekriminalizimi/ PD kërkesë Prokurorisë: Verifiko kryebashkiakun socialist të Malësisë së Madhe! Tonin Marinaj: Akuza të fabrikuara
2 Korrik, 14:55
-
Dosja 5D/ SPAK u komunikon akuzat drejtorëve të bashkisë Tiranë
2 Korrik, 14:11
-
Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës në Francë, koka në Shqipëri! 19 të arrestuar, 3 në vendin tonë! Sekuestrohet drogë me vlerë mbi 1 mln euro (EMRAT)
2 Korrik, 11:50
-
Blinken: Të vendosur për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Hezbollah
2 Korrik, 09:16
-
Aleati i Trumpit, Steve Bannon fillon vuajtjen e dënimit me burgim për shpërfillje
1 Korrik, 22:39
-
Vjosa Osmani: Dialogu i barabartë me Serbinë vetëm pas heqjes së sanksioneve të BE-së
1 Korrik, 21:00
-
Gjykata e Lartë për imunitetin e Trump: Presidentët gëzojnë imunitet për aktet zyrtare, jo për ato jo-zyrtare
1 Korrik, 17:45
-
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të nxisin Izraelin dhe Hamasin për armëpushim
1 Korrik, 17:15