'Sali Berishës do t’i konfiskohet pasuria dhe do t’i merren paratë'. Kështu ka deklaruar avokati Spartak Ngjela, teksa ka komentuar nisjen e hetimit pasuror ndaj Berishës dhe familjarëve të tij për financimet e Kuvendit të Rithemelimit më 11 dhjetor 2021.
Në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv duke iu referuar edhe një deklaratë të ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken Ngjela tha se është premtuar edhe nga SHBA se do të bëhet kthimi i parave të konfiskuara tek shqiptarët.
‘Ata luftën kryesore e kanë financiare. Të tëra ato që ia kanë identifikuar me para dhe me prona do ti konfiskohen në funksion të vendimit gjyqësor. Nëse vendimi gjyqësor del me konfiskim të pasurisë ja marrin të gjitha dhe shenjat janë që drejt asaj do të shkojë. Ku i gjeti paratë, sepse nuk i justifikon. Blinken ka thënë do t’u kthen shqiptarëve paratë që janë konfiskuar. Gjëja kryesore është se ata na konsiderojnë aleat kryesor në Ballkanin Perëndimor, ne jemi aleati më i afërt i tyre. Arsyeja që ata na kanë aleat është se jemi anti-sllavët më të fortë në të gjithë historinë’, tha Spartak Ngjela.
I pyetur nëse mund të ketë një rotacion politikë në Shqipëri, Ngjela e mohoi këtë. Sipas tij, interesi i Berishës është që të ruaj pasurinë e tij dhe jo të vijë në pushtet.
‘Janë votat. Kanë vota ata të Saliut. Ku kanë vota ata, ata janë nën 40 % sot. Unë i kam parë sondazhet, ata nuk kanë forcë për të ardhur në pushtet. Saliun nuk e ndjekin më ai prandaj i bënë ato mitingjet, atje i venë 300, 500, sepse i ka rënë forca atij. Ai do që të do të ruaj pasurinë që ka sepse pushtet ai s’ka. Ndërkombëtarët i kanë thënë që e ke vënë pasurinë me korrupsion sepse nuk e justifikon dot’, tha Spartak Ngjela.
Teksa u ndal tek goditja e korrupsionit në nivele të larta në Shqipëri, avokati tha se SPAK do të vijoi që të godas të korruptuarit në nivele të larta.
‘SPAK nuk e drejtojmë në, ai që të paguan ai të drejton. E paguajnë ata SPAK me rroga të larta. Ata janë duke mbledhur prova për korrupsionin e lartë në Shqipëri. Do vijoi goditja në figura të larta për korrupsionin e nivelit të lartë’, tha Spartak Ngjela.
Një koment e pati edhe lidhur me pezullimin e SHBA për përpunimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, ku mes tyre është edhe Shqipëria e Kosova.
‘Një arsye e kanë. Por ata i kanë dhënë arsyet që janë dy sëmundjet e rënda ngjitëse dhe kriminaliteti, këto kanë qenë arsyet. Sa më shumë bie niveli ekonomik në vend aq më e madhe është dyndja e emigrantëve drejt SHBA’, tha ai.
Komente







