SPAK heton Ilir Beqajn, gruaja e ish- ministrit shiti aksionet 15 mijë lekë! Si përfundoi kompania në dorë të Eduard Currajt pronar i 'Delta Pharma'

SPAK heton Ilir Beqajn, gruaja e ish- ministrit shiti aksionet 15 mijë lekë! Si përfundoi kompania në dorë të Eduard Currajt pronar i 'Delta Pharma'

 Në hetime nga SPAK është vënë edhe bashkëshortja e Ilir Beqajt, Adriana Beqaj. Znj. Beqaj rezulton se ka pasur 15% të aksioneve të ‘Albanian Food and Hospitality’, një kompani e krijuar në vitin 2019, ndërsa me datë 3 mars të 2020-ës është larguar si aksionere nga ky biznes.

Aktualisht ‘Albanian Food and Hospitality’ është në pronësi të Eduard Curraj, që rezulton se është pronar i 50% të aksioneve të Delta Holding. 

Nga dokumentet e QKB-së dhe të dhënave në Open Data Albania rezulton se “ALBANIAN FOOD AND HOSPITALITY LAB”, ishte themeluar më datë 23 Janar 2019 nga Arti Malaj dhe Adriana Beqaj, secili zotërues për 50% të kapitalit. 

Një muaj më vonë, Me datë 26.02.2019, me anë të kontratës së dhurimit, ortaku Adriana Beqaj dhuron 35% të kuotave të kapitalit në favor të ortakut Arti Malaj. Pjesmarrja në kapital paraqitet: Arti Malaj 85% dhe Adriana Beqaj 15%.

Një vit më vonë, 26.02.2020 gruaja e ish-ministrit shet dhe 15% të aksioneve që i kishin mbetur, për 15 mijë lekë të reja ose 150 mijë lekë të vjetra.

Pra, Adriana Beqaj pasi vendosi të dhuronte 35% të aksioneve pa para, kurse një vit më pas shiti dhe pjesën e mbetur prej 15%. Ortak i vetëm i kompanisë “ALBANIAN FOOD AND HOSPITALITY LAB” mbetet Arti Malaj, zotërues për 100% të kapitalit. Më pas në skenë del Eduard Curraj i cili është dhe pronari i Delta Pharma.

Një vit pasi Arti Malaj mori shumicën e aksioneve, më datë 12.08.2021, vendos të shesë 100% të kuotave në favor të Eduard Curraj, kundrejt çmimit 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Pra përfituesi fundor i kompanisë që themeloi dhe shiti një muaj pas themelimit Adriana Beqaj, gruaja e ish-ministrit të Shëndetësisë, është dhe sot Eduard Curraj, pronari i kompanisë farmaceutike që dje u bastis nga agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit.

Ka dyshime se Beqaj, gjatë kohës që ishte ministër, ka lidhur kontrata klienteliste me ‘Delta Pharma’ dhe me farmacitë ‘Ditë e Natë’. Bëhet fjalë për miliona euro medikamente të blera për llogari të Ministrisë së Shëndetësisë. 

(Ekstrakt historik i regjistrit tregtar për ‘Albanian Food and Hospitality)


Lajmi kryesor:

SPAK heton Ilir Beqajn për korrupsion e shpërdorim detyre, dyshohet për fshehje pasurie! Lidhjet me ‘Delta Pharma’ e fondet e SASPAC, i kontrollohet banesa


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025